GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ja pse Maroku refuzon ndihmën e disa shteteve

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja pse Maroku refuzon ndihmën e disa shteteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pothuajse sapo u publikua lajmi për tërmetin e së premtes në Marok, e gjithë bota u solidarizua për të ofruar ndihmën e saj për shtetin afrikan.

Por deri tani Maroku ka qenë selektiv në ndihmat që ka pranuar. Ministria e Brendshme ka deklaruar të dielën se Maroku “u ishte përgjigjur në këtë fazë ofertave të mbështetjes nga vendet mike: Spanja, Katari, Britania e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe”.

Spanja ka dërguar një njësi kërkim-shpëtimi me qen nuhatës dhe Britania e Madhe ka zhvendosur ekip të ngjashëm. Megjithatë, janë ngritur pyetje se pse Maroku ka qenë i ngadalshëm për të pranuar oferta të tjera.

 

Marrëdhëniet e tensionuara

Franca ka qëndruar e gatshme të ndihmojë, por kreu i një organizate bamirësie të shpëtimit, Secouristes sans Frontieres, ka thënë se punonjësve të tij nuk u ishte dhënë miratimi nga Qeveria marokene, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Algjeria, e cila ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me fqinjin e saj afrikano-verior dy vjet më parë, ka treguar gatishmëri për t’i dërguar 80 punëtorë të specializuar të shpëtimit nga forcat e mbrojtjes civile.

Ka pasur edhe oferta nga SHBA-ja, Tunizia, Turqia dhe Tajvani, ndër të tjera. Por vendimi se çfarë ndihme të mirëpritet ka kaluar në çështje të sovranitetit dhe gjeopolitikës. Ka marrëdhënie të tensionuara midis Francës dhe Marokut, për shembull, pjesërisht si rezultat i lëvizjeve të presidentit francez Emmanuel Macron për t’u afruar me Algjerinë. Por autoritetet franceze janë përpjekur të nënvlerësojnë çdo pretendim se ishin shpërfillur.

“Është gabim”, është cituar të ketë thënë ministrja e Jashtme, Catherine Colonna. “Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Marokun. Është vendim sovran dhe u takon atyre të vendosin”.

Maroku ka thënë se dëshiron të mbajë situatën nën kontroll dhe se “nuk dëshiron të rrezikojë situatë potencialisht kaotike me dhjetëra vende dhe organizata që vijnë për të ndihmuar”.

“Mungesa e koordinimit në raste të tilla do të ishte kundërproduktive”, kanë thënë autoritetet.

 

“Refuzimi” i ndihmës

Maati Mounjib, kritik i qeverisë si dhe activist në Marok, ka deklaruar se kjo është përgjigje e gabuar, në një kohë kur vendi ka nevojë për ndihma urgjente, veçanërisht në zona më të largëta.

“Unë mendoj se është me të vërtetë gabim të këmbëngulësh në sovranitetin dhe krenarinë kombëtare. Ky nuk është momenti për të refuzuar, sepse ndihma është thelbësore, madje edhe vendet e zhvilluara pranojnë ndihmën e jashtme në fatkeqësi”, ka thënë ai për BBC.

Hossam Elsharkawi, drejtor rajonal për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), ka hezituar të kritikonte autoritetet marokene në këtë kohë kaq të vështirë, por ka shtuar se një ditë është e pashmangshme që të kërkohet ndihmë nga jashtë. Organizata po i jep mjete degës lokale të Gjysmëhënës së Kuqe, por IFRC-ja ka gjithashtu ekipe të specializuara, gati për të shkuar në këtë shtet.

“Ne kemi përvojë prej 30 vjetësh në këta lloj skenarësh, e dimë si shkon – ata do të kenë nevojë për ndihmë ndërkombëtare. Ekipet lokale kanë bërë punë fantastike deri më sot, por ata janë të rraskapitur në ditën e tretë dhe do të kenë nevojë për ndihmë shtesë”, ka theksuar Elsharkaëi.

Një ekip britanik prej katër personash, duke përfshirë ekspertë të shëndetit, higjienës e logjistikës, nga shoqata bamirëse “UK-Med”, ka mbërritur në Marok të hënën. Ata do të udhëtojnë në jug për në Amizmiz, ku do të “lidhen me ekipin qendror të shpëtimit dhe do të punojnë me autoritetet lokale shëndetësore”, ka thënë për BBC-në udhëheqësi i ekipit, Tom Godfrey.

“Megjithëse të tjerët mund të vijnë, ne nuk duam të sjellim kapacitete shtesë nëse Qeverisë marokene nuk i nevojitet”, ka shtuar ai. Nga tërmeti i së premtes, sipas kohës lokale në Marok, kanë humbur jetën më shumë se 2800 persona, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të hënën. Mbi 2500 është numri i të lënduarve.

Etiketa: maroktermeti

Lajme të lidhura

Protestuesit akuzojnë policinë për ‘taktika intimidimi’ me procedimet masive
Aktualitet

Protestuesit akuzojnë policinë për ‘taktika intimidimi’ me procedimet masive

12:36 - 22/06/26
Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin
Aktualitet

Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin

12:28 - 22/06/26
“Je maskara dhe hajdut!” Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet për 30 ditë nga Kuvendi
Aktualitet

Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e Agron Shehajt nga parlamenti për 30 ditë

12:13 - 22/06/26
Para
Masakra me 6 të vrarë në Greqi, del audio nga ngjarja

Masakra me 6 të vrarë në Greqi, del audio nga ngjarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit akuzojnë policinë për ‘taktika intimidimi’ me procedimet masive
Aktualitet

Protestuesit akuzojnë policinë për ‘taktika intimidimi’ me procedimet masive

12:36 - 22/06/26

Të mërkurën në mbrëmje, ndërsa marshimit të përnatshëm të protestuesve po i vinte fundi, një studente 19-vjeçare vendosi të ndalonte...

Lexo më shumë
Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin

Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin

12:28 - 22/06/26
“Je maskara dhe hajdut!” Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet për 30 ditë nga Kuvendi

Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e Agron Shehajt nga parlamenti për 30 ditë

12:13 - 22/06/26
Vrasja e Denis Çumanit në Shijak, arrestohen dy kushërinjtë e dyshuar si autorë (emrat)

Vrasja e Denis Çumanit në Shijak, arrestohen dy kushërinjtë e dyshuar si autorë (emrat)

12:07 - 22/06/26
Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

11:43 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis