GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Ja pse po ikin shqiptarët”, Meta intervistë për radion britanike

14:29 - 05/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Ja pse po ikin shqiptarët”, Meta intervistë për radion britanike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dhënë intervistë për radion britanike LBC. Ai diskutoi dhe problemin e emigrantëve shqiptarë që nisen për në Angli.

Meta u shpreh se kjo ikje masive ndodh për shkak të mungesës së mundësive dhe shtetit të së drejtës. Ish-presidenti gjithashtu i bëri thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të tregojë fleksibilitet dhe maturinë maksimale ndaj atyre që vijnë nga Shqipëria për të kërkuar azil në MB.

Intervista e plotë e kryetarit të Partisë së Lirisë, zoti Ilir Meta për radion britanike LBC

Meta: Ikja e shqiptarëve për shkak të mungesës së mundësive dhe shtetit të së drejtës

-Përse po ikin shqiptarët?

Meta: Fatkeqësisht kjo po ndodh për shkak të mungesës së mundësive që u ofron qeveria autokratike e kryeministrit Rama, i cili është në detyrë prej 10 vitesh. Dhe gjithashtu prej mungesës së shtetit të së drejtës në vend. Janë këto, dy arsyet kryesore që kanë vrarë shpresat e të rinjve shqiptarë dhe po i detyrojnë ata të largohen nga vendi.

-Por, pse duhet të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar? E kuptoj që ka njerëz që duan të jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, por pse të kërkojnë azil?

Meta: Sepse për shumicën prej tyre, standardi i jetesës që kishin në vendin tonë ka ardhur duke u përkeqësuar.

Por Shqipëria nuk është në luftë, nuk është në gjendje lufte, janë kushtet ekonomike që padyshim janë shumë të vështira. Gjermania për shembull deklaron se Shqipëria është një vend i sigurt.

Po ke të drejtë, por gjendja ekonomike, gjendja sociale, përjashtimi social është në nivele të tilla, sa janë gati të marrin çdo rrezik dhe të kalojnë La Mansh me gomone, sepse qeveria shqiptare është aktori kryesor përgjegjës për vrasjen e shpresave të tyre për të ndërtuar të ardhmen në vend.

Nëse krahasojmë numrin e shqiptarëve që kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, me të rinjtë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, është aq i madh sa që nuk mund të krahasohen.Kryeministri Rama të mos provokojë por të bashkëpunojë me autoritetet britanike, situata për shkak të qeverisë së tij të korruptuar

Por a mendoni atëherë se autoritetet britanike duhet të pranojnë kërkesat për azil të të rinjve shqiptarë, nisur nga rrethanat që po përshkruani?

META: Mendoj se së pari është shumë e rëndësishme që kryeministri Rama të shmangë tonet provokuese me autoritetet britanike. Sepse kjo situatë është rezultat i qeverisë së tij të dështuar dhe të korruptuar.

Së dyti, ai duhet të punojë dhe të bashkëpunojë me qeverinë dhe autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, por edhe me autoritetet franceze, dhe agjencitë ligjzbatuese europiane. Jemi thellësisht të shqetësuar për jetën e mijëra shqiptarëve, që janë ngujuar në fakt në pyjet e Francës, në pritje të ardhjes në Britani të Madhe.

-Pse situata në Shqipëri duhet të nënkuptojë që Britania e Madhe duhet të marrë më shumë kërkesa për azil?

Meta: Ne mendojmë se autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar duhet të punojnë me autoritetet shqiptare. Në mënyrë konstruktive për të adresuar këtë fenomen. Dhe së dyti, fatkeqësisht ka shumë prej tyre që ndihen të përjashtuar dhe të persekutuar. Kjo për arsye politike nga qeveria shqiptare.

Ne nuk i inkurajojmë ata të largohen nga vendi. Ne i inkurajojmë ata të luftojnë këtu për të drejtat e tyre dhe të bëjnë gjithçka për të hequr qafe këtë qeveri të papërgjegjshme, në mënyra demokratike.Autoritetet britanike të jenë fleksibël. Një pjesë e të rinjve minorenë, janë viktima të rrjetit të trafikantëve dhe keqqeverisjes në Shqipëri.

-Por ka shqiptarë që kthehen në Shqipëri nga Britania e Madhe, nga Gjermania, nga Franca, nga e gjithë Evropa, kërkesat e të cilëve për azil kanë dështuar. A mendoni se qeveria britanike duhet të lejojë që ata shqiptarë që presin përpunimin e kërkesave për azil në Britani? A mendoni se duhet të lejohen të qëndrojnë e punojnë në Britani?

Meta: Do të doja që autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar të tregojnë fleksibilitetin maksimal. Sepse nuk duhet të harrojmë se shumë prej tyre janë nën 16 vjeç. Eshtë shumë e rëndësishme të tregohet fleksibilitet dhe maturi. Gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë që të mos largohen nga vendi.

Gjithsesi, qeveria gjermane, franceze, spanjolle, a është në të drejtat e saj. Që t’i kthejë të gjithë ata shqiptarë që kanë dështuar kërkesat për azil?Ne nuk mund t’i dënojmë autoritetet e huaja pse ato përpiqen të zbatojnë legjislacionin e tyre.

Por dëshirojmë të shohim trajtim të barabartë dhe pa diskriminime për të gjithë këta shqiptarë të pashpresë, që rrezikojnë jetën duke marrë gomonet për të kaluar La Mansh.

-Por a mendoni se shqiptarët diskriminohen nga qeveria britanike?

Meta: Nga autoritetet britanike do të doja të bënin maksimumin. Të tregonin maturi dhe të mos i përziejnë ata pak shqiptarë. Që janë të interesuar të promovojnë këto rrjete trafikimi, për përfitimet e tyre kriminale, me shumicën e këtyre njerëzve. Të cilët janë të ndershëm dhe që janë viktima të mungesës së shpresës në vendin e tyre. Ata përpiqen të gjejnë të ardhme shpresëdhënëse duke rrezikuar jetën,. Edhe duke kaluar La Mansh me gomone.

 

Etiketa: intervistemetashqiptaret

Lajme të lidhura

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan
Aktualitet

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Para
Berisha ndjek trendin/ Hyn në TikTok, “vërshojnë” dhuratat nga ndjekësit

Berisha ndjek trendin/ Hyn në TikTok, “vërshojnë” dhuratat nga ndjekësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ndodhet në Elbasan për një vizitë me rastin e Ditës së Verës, u...

Lexo më shumë
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com