GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ja pse Rusia po mbulon me goma avionët e saj luftarakë

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja pse Rusia po mbulon me goma avionët e saj luftarakë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat e armatosura ruse kanë filluar të mbulojnë disa prej avionëve të tyre luftarakë me goma makinash në një përpjekje të improvizuar për t’i mbrojtur ata nga sulmet me dronë të ushtrisë ukrainase, që janë shtuar ndjeshëm në javët e fundit.

Imazhet satelitore nga Maxar i bazës së Forcave Ajrore Engels, në Rusi, kapën dy bombardues Tu-95 të mbuluar me pneumatikë.

Zyrtarisht, mbetet e paqartë pse rusët po mbulojnë avionët e tyre me goma, por ekspertët besojnë se kjo është një përpjekje, jo vetëm për të shtuar një shtresë tjetër mbrojtjeje kundër dronëve ukrainas, por edhe për të zvogëluar dukshmërinë e avionit, veçanërisht gjatë orëve të natës.

Megjithatë, siç shpjegojnë ekspertët e One Way Aerospace, prodhuesi i dronëve ukrainas, ky veprim ka më shumë gjasa të ketë rezultate të kufizuara.

“Ai mund të zvogëlojë gjurmën termike të avionëve të ekspozuar në pistat e aeroportit, megjithatë ato mbeten të dukshme me kamera infra të kuqe,” vëren një ekzekutiv i kompanisë.

“Edhe pse duket pak budallallëk, duket se ata po përpiqen të bëjnë më të mirën për të mbrojtur avionët e tyre, të cilët janë një objektiv i lehtë. Nëse kjo do të funksionojë varet nga armatimi që mbart raketa ose droni”, shpjegon Stefan Ëatkins, një konsulent kërkimor në një kompani që gjurmon anijet dhe avionët.

Ai shtoi se gomat mund të përdoren për të parandaluar çdo fragment shpërthimi nga depërtimi dhe dëmtimi i avionit.

NATO është në dijeni të mbulimit të avionëve rusë me goma, tha një zyrtar i aleancës së Atlantikut të Veriut, i cili foli për CNN në kushte anonimiteti.

Vihet re se javët e fundit Ukraina ka shtuar sulmet e saj kundër objektivave strategjikë brenda Rusisë./Tema

Etiketa: avionet luftarakeRusia

Lajme të lidhura

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
Aktualitet

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij

23:18 - 24/10/26
“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët
Aktualitet

“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

22:33 - 24/10/26
Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

22:11 - 24/10/26
Para
Osmani dhe Kurti e shkarkuan, Rama e propozon për kreun e SHISH

Ndryshimet në Qeveri, Rama çon për dekretim te Begaj ministrat e rinj

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
Aktualitet

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij

23:18 - 24/10/26

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një...

Lexo më shumë
“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

22:33 - 24/10/26
Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

22:11 - 24/10/26
“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

21:51 - 24/10/26
Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

21:12 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com