GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Ja qyteza ku nuk lejohet të jetojë asnjë burrë

në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja qyteza ku nuk lejohet të jetojë asnjë burrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një vend për gratë, nga gratë: kjo është ajo që përfaqëson Umoja, një fshat në Kenian veriore. Ngjason shumë me vendbanimet e tjera fisnore afrikane me kullota dhe kasolle përreth, përveçse, aty nuk jeton asnjë burrë.

E themeluar në vitin 1990 si një vend i shenjtë për gratë që i shpëtojnë dhunës, Umoja është shtëpia e femrave të të gjitha moshave.

Burrave u ndalohet hyrja për të krijuar një hapësirë ​​të sigurt për vajzat dhe gratë që i kanë mbijetuar dhunës, abuzimit seksual, gjymtimit gjenital femëror ose që janë dëbuar nga familjet e tyre.

Ky fshat ka strehuar rreth 50 familje të përbëra nga gra dhe fëmijët e tyre, duke i edukuar mbi të drejtat e grave dhe dhunën me bazë gjinore. Çdo fëmijë i gjinisë mashkullore lejohet të jetojë në fshat derisa të mbushë 18 vjeç.

Fotografi ganez, Paul Ninson, mësoi për gratë nga një postim në internet dhe vendosi të shkonte në Kenia për të fotografuar këtë fshat. Megjithatë, nuk ishte aspak e lehtë që të hynte brenda në fshat. Ai thotë se pas shumë përpjekjeve u mirëprit nga gratë vetëm pasi shpjegoi qëllimin e vizitës së tij.

Mënyra e jetesës në këtë fshat është modeste. Gratë punojnë për të siguruar të ardhura për ushqim dhe arsimimin e fëmijëve. Turistët që dëshirojnë të vizitojnë këtë vend paguajnë një tarifë të vogël hyrjeje dhe mund të blejnë stoli dhe vepra artizanale të punuara nga gratë.

“Fshati pa burra”

“Fshati pa burra” është një koleksion fotografish të realizuara nga Ninson, i cili tha se synon që përmes këtyre imazhe të rrisë ndërgjegjësimin për çështje sociale, mjedisore ose politike. Ai vendosi të udhëtojë gjithashtu në vende të tjera afrikane për të ndarë histori të panjohura të këtij kontinenti.

Gjatë gjithë eksperiencës së tij profesionale, Ninson ka grumbulluar libra me foto të shkrepura nga dhe për afrikanët. Mblodhi aq shumë materiale saqë me ndihmën e organizatave të ndryshme arriti të hapë një qendër në kryeqytetin e Ganës, Akra.

Sot, ajo qendër përfaqëson bibliotekën më të madhe të fotografisë në Afrikë dhe një hapësirë edukimi vizual. Mes shumë albumesh, padyshim një nga më interesantet dhe më të dashurat për artistin është ajo e fshatit të grave./SYRI

Etiketa: fshati ku jetojne vetem gratekenia

Lajme të lidhura

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj
Aktualitet

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

10:08 - 09/04/26
Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Para
FOTO/ Aksident i 3-fishtë në Pogradec

FOTO/ Aksident i 3-fishtë në Pogradec

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë
Breaking Views

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26

Stuhia atlantike Charles pritet të godasë Portugalinë më 11 nëntor, me erëra që në zonat më të ekspozuara mund të...

Lexo më shumë
Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

18:21 - 10/11/26
Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete

Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete

17:58 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com