GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ja rastet kur Beleri mund të marrë leje 48 orëshe për t’u betuar

22:22 - 16/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Seanca në GJKKO/ Shefi i komisariatit: Rama më tha se Beleri po blinte vota
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çështja e betimit si kryebashkiak e Fredi Belerit është kthyer prej muajsh në një mollë sherri mes Athinës zyrtare dhe Qeverisë Rama.

Prej 12 majit 2023 Beleri mbahet në qeli me akuzën e korrupsionit në zgjedhje, ndërsa ai fitoi Bashkinë e Himarës dy ditë pas arrestimit. Por Beleri nuk ka marrë zyrtarisht detyrën, për shkak se nuk është betuar para Këshillit Bashkiak.

Pothuajse ccdo kërkesë e Belerit për të fituar një liri, qoftë edhe disa orëshe, janë rrezuar nga Gjykatat, ose janë refuzuar për tu marrë në shqyrtim.

E gjithë kjo situatë ka sjellë një tension në raportet mes Qeverisë Rama dhe Greqisë, ndërsa kjo e fundit ka vendosur veton lidhur me ecurinë e Shqipërisë në BE.

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, sqaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se çfarë parashikon ligji për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, që ai të ketë mundësi të bëjë betimin si i zgjedhur në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas tij, Beleri mund të përfitojë një lirim 48 orësh në rast se ka një fatkeqësi në familje, martesë, sëmundje të rëndë të familjarëve, apo të japë një provim.

“Një i paraburgosur, derisa nuk ka marrë një vendim të formës së prerë, që të dalë nga burgu me një leje të veçantë, siç quhet sipas ligjit, është neni 73 që përcakton se ky i paraburgosur, mënyra se si del është me leje të institucionit dhe me miratim të prokurorit që ka çështjen.

Pra kemi një miks mes administratës së burgjeve dhe drejtësisë. Në rast se administrata e burgut e refuzon këtë leje, personi ka të drejtë të ankohet në gjykatën që po ndjek çështjen. Por që t’i jepet leja ka disa kritere të posaçme dhe këtu është ndërhyrja politike, që tërhiqet si llastiku.

Leja deri në 48 orë për të paraburgosurin, p.sh. që të realizojë betimin, duhet që të ketë me vërtetim mjekësor njërin prej familjarëve të tij të sëmurë rëndë. E dyta, për ngjarje të rëndësishme familjare si vdekje, lindje, ose martesë si dhe në rastet e dhënies së provimeve nga vetë i dënuari.

Siç duket administrata e burgjeve po rri shumë ftohtë dhe thotë se ky njeri nuk ka asnjë njeri të sëmurë, as dasëm, as vdekje, as provim për të dhënë”, tha Beci.

Etiketa: beleriliriarastet

Lajme të lidhura

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg
Breaking Views

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
Arrestohet senatori francez, drogoi një deputete për ta përdhunuar

Arrestohet senatori francez, drogoi një deputete për ta përdhunuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com