GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ja reagimi BE-së për ‘Smart City’, projektin 140 milionë dollarë i kamerave inteligjente që solli Rama nga Dubai

22:02 - 09/02/26
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja reagimi BE-së për ‘Smart City’, projektin 140 milionë dollarë i kamerave inteligjente që solli Rama nga Dubai
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Brukseli pret që Shqipëria t’i trajtojë të dhënat personale në përputhje me legjislacionin e ri që ka përafruar me Bashkimin Evropian. Ndërsa, Avokati i Popullit thotë se mund të veprojë vetëm mbi bazën e ankesave konkrete për shkelje të të drejtave të njeriut, duke e lënë “Smart City”, jashtë një hetimi institucional.

Kur projekti “Smart City” u bë publik, ai u prezantua si një hap drejt modernizimit të sigurisë dhe menaxhimit urban. Kamerat inteligjente, analizimi i të dhënave dhe përdorimi i teknologjisë së avancuar u përshkruan si mjete për një qytet më të sigurt. Por ndërsa projekti avancon, pyetjet për transparencën, mbrojtjen e të dhënave personale dhe kostot mbeten të hapura.

“Smart City” përfshin sigurimin dhe instalimin e platformave të inteligjencës artificiale për menaxhimin e qytetit dhe trafikut, përveç një qendre të avancuar kontrolli.

Projekti me kosto 140 milionë dollarë parashikon ngritjen e një sistemi monitorimi përmes instalimit të rreth 5 mijë kamerave në qytetet më të mëdha të vendit. Pjesë e tij janë dhe 3 mijë kamera trupore për punonjësit e policisë së shtetit.

KE: “Përgjegjësia është kombëtare”
Në përgjigje të një kërkese për informacion, Komisioni Evropian sqaroi për Fakotje.al se çështjet e mbrojtjes së të dhënave personale në vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë, monitorohen në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Pritshmëria e Brukselit është që Shqipëria t’i trajtojë të dhënat personale në përputhje me ligjin e saj kombëtar.

“Shqipëria së fundmi ka miratuar një legjislacion të ri për mbrojtjen e të dhënave, në përputhje me acquis të BE-së. Prandaj ne presim që Shqipëria të trajtojë të dhënat personale në përputhje me legjislacionin e saj kombëtar,” thuhet në përgjigjen e Komisionit.

Edhe në fushën e prokurimit publik, Komisioni thekson se roli i tij është mbështetës dhe vlerësues në nivel kuadri, jo kontratash individuale.

“Tani i takon Shqipërisë të vlerësojë përputhshmërinë e kontratave individuale me standardet e BE-së për prokurimin publik,” sqaron Komisioni.

Avokati i Popullit: “Nuk kam ankesa”
Në Tiranë, Avokati i Popullit mban një qëndrim po aq të rezervuar. Në përgjigjen zyrtare për Faktoje.al, institucioni kujton se kompetencat e tij ushtrohen mbi bazën e ankesave konkrete dhe të individualizuara, ose kur ekzistojnë indicie të besueshme për shkelje të të drejtave të njeriut.

“Mbrojtja e të dhënave personale dhe respektimi i jetës private janë të garantuara nga Kushtetuta dhe nga legjislacioni në fuqi,” thuhet në përgjigje, duke shtuar se autoritetet publike janë të detyruara të respektojnë parimet e domosdoshmërisë, proporcionalitetit dhe sigurisë gjatë përpunimit të të dhënave.

Sa i përket projektit “Smart City”, Avokati i Popullit sqaron se është i gatshëm të vlerësojë çdo çështje që lidhet me ndikimin e tij mbi të drejtat e qytetarëve, por vetëm nëse paraqiten ankesa konkrete ose fakte të verifikueshme.

Edhe rekomandimet ndaj organeve të administratës publike, sipas Avokatit të Popullit, jepen vetëm pasi konstatohet një shkelje konkrete e të drejtave të njeriut. Institucioni nënvizon se nuk ushtron mbikëqyrje të përgjithshme mbi politikat publike dhe nuk ndërhyn në diskrecionin administrativ, për sa kohë ky ushtrohet në përputhje me ligjin.

Si nisi “Smart City”?

Projekti “Smart City” nisi si një nismë zyrtare në prill 2024, kur ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me kompaninë ‘Presight AI’, pjesë e grupit G42 me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Marrëveshja e klasifikuar si sekrete, parashikon instalimin e një rrjeti kamerash dhe radarësh në qytetet kryesore të vendit, me qëllim rritjen e sigurisë publike dhe përmirësimin e menaxhimit të trafikut përmes inteligjencës artificiale.

Në shkurt 2025, gjatë vizitës së parë të presidentit të Emirateve të Bashkuara në Tiranë, kryeministri Edi Rama nënshkroi një letër angazhimi për projektin, i cili u bë pjesë e projekteve me rëndësi kombëtare.

Kostot e “Smart City”

Kostoja që fillimisht parashikohej të ishte 60 milionë dollarë, pas vizitës u rrit thuajse dyfish dhe do të mbulohet përmes një huamarrje nga Fondi për Zhvillim i Abu Dhabit, duke arritur në 140 milionë dollarë me TVSH.

rojekti përfshin instalimin e 2 239 kamerave ANPR, 2 602 kamerave PTZ, 3 816 kamerave trupore për policinë, si dhe 100 radarëve inteligjentë dhe 100 sensorëve zhurme për trafikun.

Buxheti i projektit tregon se 31 milionë dollarë shkojnë për liçencat e softuerëve, 62.4 milionë për pajisjet hardware dhe infrastrukturën, 8 milionë për shërbime profesionale dhe 17.1 milionë për mirëmbajtje katërvjeçare.

Në dhjetor 2025, kompania ‘Presight AI’, kompani të dhënash dhe Inteligjencë Artificiale e regjistruar në Abu Dhabi, hapi degën e saj në Shqipëri, me objektivin e vetëm zbatimin e kontratës./Faktoje.al

Etiketa: Kryesore1Smart Ciy

Lajme të lidhura

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje: Ka raportime për dhunë policore
Aktualitet

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje: Ka raportime për dhunë policore

09:50 - 23/03/26
Aksident në aeroportin e New York! Avioni përplaset me zjarrfikësen në pistë, humbin jetën dy pilotët
Botë

Aksident në aeroportin e New York! Avioni përplaset me zjarrfikësen në pistë, humbin jetën dy pilotët

09:22 - 23/03/26
Protesta e opozitës/ Arrestohen 15 persona, procedohet penalisht deputeti i PD dhe 9 protestues të tjerë
Aktualitet

Protesta e opozitës/ Arrestohen 15 persona, procedohet penalisht deputeti i PD dhe 9 protestues të tjerë

09:14 - 23/03/26
Para
Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje: Ka raportime për dhunë policore
Aktualitet

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje: Ka raportime për dhunë policore

09:50 - 23/03/26

Avokati i Popullit ka publikuar një raport paraprak mbi zhvillimin e protestës së opozitës një ditë më parë (22 mars),...

Lexo më shumë
Aksident në aeroportin e New York! Avioni përplaset me zjarrfikësen në pistë, humbin jetën dy pilotët

Aksident në aeroportin e New York! Avioni përplaset me zjarrfikësen në pistë, humbin jetën dy pilotët

09:22 - 23/03/26
Protesta e opozitës/ Arrestohen 15 persona, procedohet penalisht deputeti i PD dhe 9 protestues të tjerë

Protesta e opozitës/ Arrestohen 15 persona, procedohet penalisht deputeti i PD dhe 9 protestues të tjerë

09:14 - 23/03/26
Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur 10 herë më shumë se paga

Kullat mbijnë si kërpudhat, por Shqipëria renditet e dyta në Europë për strehim të pasigurt

08:22 - 23/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:57 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com