GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ja se si e ka nxitur pandemia në Gjermani dixhitalizimin në turizëm

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja se si e ka nxitur pandemia në Gjermani dixhitalizimin në turizëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kalimi i pushimeve në Gjermani pësoi një bum të madh në vitet e pandemisë  2020/21, plazhet ishin të mbipopulluara, hotelet dhe kampingjet nuk kishin më vende –  dhe digjitalizimi papritmas mori një hov. “Shumë biznese të vogla gjermane u njohën me përparësitë e digjitalizimit”, bën të ditur Shoqata Federale e Industrisë Gjermane të Turizmit (BTW). Sipas një sondazhi të Shoqatës Gjermane të Turizmit (DTV), në vitin 2021, 84 për qind e kompanive të anketuara thanë se dixhitalizimi ishte bërë më i rëndësishëm si rezultat i pandemisë.

Për shembull, në disa zona të bregut të Detit të Veriut, pushuesit tani mund të përdorin aplikacionin “Frida” për të kontrolluar hyrjen dhe daljen nga hotelet ose për të rezervuar tavolina në restorante. Në Detin e Veriut dhe Detin Baltik mund të rezervohet dhe të paguhet në internet  për shezlonët e plazhit.Në shumë vende, bileta digjitale e vizitorëve ka zëvendësuar biletën prej letre. Biletat digjitale ofrojnë shpeh hyrje me zbritje në shumë objekte, por edhe akses falas në plazh.

Trendi i pandalshëm: Shërbimet turistike po bëhen gjithnjë e më dixhitale

Megjithatë, ka ende punë për të bërë: Në nivel evropian, Gjermania mbetet ende prapa, si për shembull sa u përket pagesave jjo cash. Ajo që është standarde në Danimarkë, Poloni apo Lituani, në Gjermani mbetet ende një ëndërr e së ardhmes. Problem tjetër janë boshllëlqet në rrjetin celular, sidomos në disa zona rurale nuk ka WiFi të mjaftueshëm publik. Aty ku nuk ka rrjet, nuk ka asnjë komunikim me vizitorin.

Megjithatë, duket se industria e turizmit  është zgjuar nga gjumi i thellë analog. Papritmas funksionon ajo që është lënë pas dore për kaq shumë vite. Ofertat turistike reklamohen më shumë në internet, në faqet e internetit të optimizuara për pajisjet celulare dhe në  mediat sociale, Instagrami përdoret si një mjet marketingu. Janë zhvilluar produkte të reja dixhitale për të treguar destinacione turistike.

Në Mynih, Bamberg apo Wolfenbüttel, agjencitë e marketingut të qyteteve e kanë kuptuar rëndësinë e guidave dixhitale. Qyteti i Essenit, për shembull, prej vitit 2021 ofron guida të përziera virtuale dhe reale, në kuadër të projektit “Essen 1887”. Vizitorët ecin nëpër qytet me syze speciale të kontrolluara me GPS. Dhe ata shohin karroca me kuaj tek lëvizin nëpër rrugë ose holograme, pra njerëz virtualë nga viti 1887, të cilët ofrojnë njohuri  nga historia e qytetit. Një biletë kushton 25 euro, ajo mund ta blihet – në mënyrë analoge – në pikën e informacionit turistik ose online.

Edhe TimeRide Go! në Këln ose Berlin ofrojnë udhëtime virtual në kohë dhe gjallërojnë epokat e mëparshme. Për këtë përdoren syze të realitetit virtual. Gjithashtu portali i akomodimit Airbnb ofron përvoja virtuale në internet, si për shembull një pjatë me makarona me gjyshen e shtëpisë ose një udhëtim virtual në Taj Mahal.

Pikat e dobëta në menaxhimin e vizitorëve

Udhëtimi në Gjermani është bërë më komod me dixhitalizimin. Pjesë e shërbimit ndaj klientit është edhe menaxhimi i vizitorëve, por ai duhet të përmirësohet. Turistët së shpejti duhet të jenë në gjendje të informohen në internet edhe për rrugë të bllokuara, kasolle alpinistësh të mbyllura, plazhe të mbipopulluara apo  hapësira të lira të parkimit.

Se si mund të bëhet kjo, këtë e tregon projekti “Strategjia e digjitalizimit në kohëne  koronës për bregun e Detit të Veriut të Saksonisë së Poshtme”. Në sezonet verore të pandemisë 2020/21, njerëzit u dyndën në brigjet gjermane, por ata duhet të mbanin distancën në plazh. Si mund tët organizohej kjo?

Për të drejtuar fluksin e vizitorëve, organizata e marketingut Die Nordsee 2021 lançoi një sistem semafori që është ende në përdorim. Ai tregon nivelin e popullimit të plazheve, vizitorët  dhe automjetet numërohen nëpërmjet sensorëve me  lazer. Pushuesit mund të ndjekin të dhënat në kohë reale në faqen e internetit dhe në ekranet e instualuara në plazh. Nëse numri i vizitorëve arrin kufirin e lejuar, atëherë vizitorëve të rinj u tregohen alternativa.

Jo çdo gjë në turizëm mund të zgjidhet në mënyrë dixhitale

Në Gjermani nuk mungojnë idetë. Sipas Shoqatës Gjermane të Hoteleve dhe Restoranteve (DEHOGA), sfida më e madhe qëndron në integrimin e teknologjive të reja në infrastrukturat e vjetra. Sipas një studimi të fundit nga Shoqata Gjermane e Turizmit, 77 për qind e kompanive të anketuara përmendën mungesën e stafitdhe 61 për qind mungesën e fondeve si pengesën më të madhe për përparimin teknologjik. Dhe me stafin, mungon njohuria dhe zhvillimi i koncepteve të marketingut dhe shitjes.

Megjithatë, duke qenë se turizmi është kryesisht një industri shërbimesh, jo gjithçka mund të zgjidhet në mënyrë dixhitale. Daljet, takimet personale, mikpritja ose shija në një restorant – këto janë gjëra që duhen bërë nëpërmjet ndërveprimit fizik, dhe është kontakti ndërpersonal ai që i bën pushimet një përvojë./DW

 

Etiketa: dixhitalizimGjermaniTurizem

Lajme të lidhura

Trump i telefonon Netanyahut: Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin
Botë

Shërbimet sekrete amerikane: Izraeli po përpiqet të sabotojë marrëveshjen SHBA-Iran

15:04 - 20/06/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Botë

Greqia goditet nga dy tërmete, sa ishte forca e lëkundjes dhe epiqendra e tyre

09:52 - 20/06/26
Pas deklaratave të Trump për Melonin, Ministri i Jashtëm italian anulon vizitën në SHBA
Botë

Pas deklaratave të Trump për Melonin, Ministri i Jashtëm italian anulon vizitën në SHBA

19:19 - 19/06/26
Para
Zhduket 30-vjeçarja në Tiranë, bashkëshorti: Jam i shqetësuar!

I dënuar në Itali me 9 vite burg, arrestohet në Pogradec 47-vjeçari (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!
Breaking Views

Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

20:20 - 21/06/26

Vala e revoltave qytetare kundër qeverisë shqiptare ka kaluar kufijtë, duke u shtrirë edhe në shtetin fqinj. Këtë të diel,...

Lexo më shumë
Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…

Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…

20:10 - 21/06/26
Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Bashkohuni me ne

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Bashkohuni me ne

19:51 - 21/06/26
Edhe shqiptarët nga Kosova i bashkohen protestës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Edhe shqiptarët nga Kosova i bashkohen protestës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:05 - 21/06/26
Spiropali: PS të gjejë forcën të vetpastrohet, pa smërçe e pehlivanllëqe

Spiropali: PS të gjejë forcën të vetpastrohet, pa smërçe e pehlivanllëqe

17:44 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetkom girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis