GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ja si i shpërndante tenderët Edmond Rusmali ose “Kamikazi i Ramës”

13:35 - 20/04/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja si i shpërndante tenderët Edmond Rusmali ose “Kamikazi i Ramës”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë më parë, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nën menaxhimin e Ilir Rusmalit, nuk pranoi që të pasqyrohet emri i Sali Berishës në fletën e votimit pas kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Kjo është një tjetër artificë që i vjen në ndihmë Edi Ramës dhe veglave të tij në opozitë që drejtohen nga i komanduari Enkelejd Alibeaj.

Por për të qartësuar edhe më mirë publikun, po kthehemi pas në kohë që të kuptojmë më së miri së cili është Ilir Rusmali. Askush nuk e ka harruar historinë e vëllait të tij, kur Rusmali ishte pjesë e qeverisë së Partisë Demokratike. Bile si shkak i batërdisë së vëllait, ai u detyrua të jepte dorëheqjen nga posti i Ministrit të Drejtësisë.

Ja edhe një përgjim i publikuar në vitin 2007, kur vëllai i Rusmalit, në emër të vëllait ministër, u bënte presion drejtuesve të burgjeve për të paracaktuar fituesin e një tenderi.

Historia

Zija Teferiçi, përveçse kreu i Policisë së Burgjeve, kishte edhe detyrën e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Sipas dëshmisë së tij, vëllai i ish-ministrit Rusmali, Edmondi, i kishte kërkuar një takim, i cili u organizua në zyrë. Gjatë bisedës mes tyre, Edmond Rusmali kërkoi favorizimin e një firme për tenderin e paraburgimit në Durrës, por mungesa e një premtimi nga Teferiçi solli edhe shkarkimin e këtij të fundit nga detyra.

Përgjimi shkaktoi tronditje të madhe në sistemin e srejtësisë. Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Sajmir Shehri, dha dorëheqjen, duke e akuzuar ministrin Rusmali se familjarë të tij kishin bërë presion për të përfituar në tenderat. Në një konferencë për shtyp, Shehri shpërndau edhe disa CD me bisedën e përgjuar mes ish-vartësit të tij, Teferiçi dhe vëllait të ministrit Rusmali. Një ditë pas publikimit të kasetës, ministri Ilir Rusmali dha dorëheqjen, e cila u pranua më pas nga kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha.

PERGJIMI

Biseda e përgjuar mes Zija Teferiçit dhe Edmond Rusmalit

 

E.Rusmali: Tani që të hyj direkt në temë. Unë erdha për një bisedë këtu realisht.

 

Teferiçi: Po?

 

E.Rusmali: Mund të flas… Na intereson për këtë tenderin e firmës që kemi ne.

 

Teferiçi: Për kë? Për tenderin e Durrësit?

 

E.Rusmali: Po, të Durrësit.

 

Teferiçi: Jam te komisioni, bile këtë po shikoja për të ngritur komisionin.

 

E.Rusmali: Po ja, thashë të interesoheshe. Ka vajtur një miku tim që ka një firmë që plotëson të gjitha kushtet.

 

Teferiçi: Kush është miku yt?

 

E.Rusmali: Firma “Lika”sh.p.k

 

Teferiçi: Që të jem i sinqertë fare, është një tender…

 

E.Rusmali: Unë dua që nëse plotëson të gjitha kushtet dhe ka bazë ligjore, nuk mund të ketë një çikë preferencë? Këtë dua unë. Nuk dua që të them se është Mondi aty që i plotëson kushtet dhe t’i themi Mondit, ik ti se do e marrë ky.

 

Teferiçi: Një gjë të garantoj unë, hakun s’ia ha njeriu. Kam 20 e ca vite që punoj dhe gjithandej, nuk di që jo t’i kem ngrënë hakun, por të jetë ankuar njeri. Dhe të garantoj me siguri…

 

E.Rusmali: Nuk e diskutoj këtë punë, problemi është se hyn firma …, kjo më shqetëson. Ja ikën dy vjet dhe nuk po arrijmë të punojmë.

 

Teferiçi: Ç’të të them. Unë kam qenë kryetar tenderash dhe nuk di të kem pasur ndonjë kontestim. Jam i prirur të fitojë ai që i takon.

 

E.Rusmali: Ok. Në rregull dhe unë po të them se prej tre vitesh gëzon një rol, nuk është një firmë kështu, është goxha eksperiencë.

 

Teferiçi: Nuk mund të të them nëse fiton ose nuk fiton. Ka një komision, le të vijë të marrë pjesë në tender, hakun s’ia ha kurrkush. Çfarë të thotë Zijaji.

 

E.Rusmali: Për një fije preferencë, në rast se është midis dy të barabartëve të zgjidhet kjo firmë.

 

Teferiçi: Vendimi është i një komisioni, që t’ia hajë këtij dhe t’ia japë një tjetri s’e bëj dot. Janë të gjithë specialistë.

 

E.Rusmali: As unë se kërkoj. Vetëm dua një vëmendje më të madhe, në raport me këta të tjerat.

 

Teferiçi: Në drejtim të drejtësisë, pa diskutim që vëmendja është e madhe, pa më ndërhyrë njeri. Është ndryshe ku e ke diçka taten, është ndryshe kjo. Është tender i hapur.

 

E.Rusmali: Unë nuk dua padrejtësi, por ndërmjet atyre të barabartëve, të ketë preferencë kjo, kaq dua unë. Mua më gjeni në kushte të barabarta, kush do ta marri, Mondi apo Zijai. Do ta marri Mondi, sepse ka…

Teferiçi: Të kuptova.

 

/Syri.net

Etiketa: RamaRusmalitender

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë
Botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Para
Padia e Veliajt, Koka: Akuzohet gazetari pse bën intervistë

Padia e Veliajt, Koka: Akuzohet gazetari pse bën intervistë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com