GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Ja si ndikon karrota në kurën kundër anemisë

në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja si ndikon karrota në kurën kundër anemisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Karrotat janë nga zgjidhjet më të mira natyrale kundër anemisë.

Kjo perime është e pazëvendësueshme për shëndetin e mirë të organizmit. Lëngu ditor i karrotës në sasinë prej 100 -150 ml është ilaç efikas te personat që vuajnë nga anemia.

Karrota në periudhë rekord arrin të rregullojë pastrimin e mirë të gjakut.

Këshillohet që të gjithë ata njerëz që vuajnë nga anemia, duhet të konsumojnë minimalisht 2-3 karrota mesatare të qëruara çdo ditë. Gjithashtu në ushqimet e tyre, sidomos sallatat dhe supat, nuk duhet të mungojë asnjëherë karota.

Vetëm përdorimi i përditshëm i këtyre perimeve sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe zvogëlon maksimalisht rrezikun për sëmundje të tjera, shkruan AgroWeb.

Lëngu i karotave është i pasur me beta karoten që i jep organizmit vitaminën A, vitaminat e kompleksit B, vitaminën E dhe shumë minerale të tjera.

Përmbajtja e hekurit në lëngun e karrotës forcon prodhimin e hemoglobinës dhe rimëkëmb organizmin nga ndikimi i anemisë.

Si të përgatisni lëngun e karrotës – E vetmja gjë që ju nevojitet është një shtrydhëse frutash dhe karrota të freskëta, të cilat duhet t’i lani mirë dhe t’i qëroni lehtë pa i zhveshur shumë ato nga ushqyesit që gjenden nën shtresën e jashtme.

Mënyra e rekomanduar e marrjes së lëngut të karotës – Rregulli kryesor është që të pini lëngun e karrotës bashkë me një lugë me vaj ekstra të virgjër ulliri.

Yndyra inkurajon përthithjen e karotenit nga mëlçia. Lëngu i karotës në sasi të vogla nuk ka asnjë ndikim, ndërsa në sasi të mëdha mund të shkaktojë një barrë të rëndë në mëlçi dhe pankreas.

Lëngun e freskët të karrotës duhet ta pini jo më larg se një orë nga përgatitja, sepse vitaminat siç është beta karoteni nisin të shpërbëhen dhe humbasin vlerën e tyre. Pini lëngun e karotës 30 minuta përpara çdo vakti, madje edhe në mëngjes me stomakun bosh.

Lëngu i karrotës është i përshtatshëm edhe për fëmijët. Pasi kanë mbushur gjashtë muaj, mjafton ta holloni atë me ujë në sasinë një me një.

Etiketa: anemiakarrotaLifestyle

Lajme të lidhura

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Aktualitet

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
Para
Mehaj e Ahmed flasin për bashkëpunimin në aspektin e mbrojtjes

Mehaj e Ahmed flasin për bashkëpunimin në aspektin e mbrojtjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Nëntor 2026

07:37 - 12/11/26

Dashi Mundësia e përkeqësimit të gjendjes suaj sa vjen dhe bëhet më e fortë. Pavarësisht nga rrethanat e përgjithshme të...

Lexo më shumë
Qiell gri dhe shira të rrëmbyer, parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot, 12 Nëntor 2026

07:28 - 12/11/26
Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com