GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ja si po përpiqet “Haga” të dëshmojë hierarkinë e UÇK-së

13:20 - 03/04/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja si po përpiqet “Haga” të dëshmojë hierarkinë e UÇK-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria po e shpenzon pjesën më të madhe të kohës së saj në fillim të gjykimit ndaj ish-krerëve shqiptarë të luftës duke u përpjekur të dëshmojë për fuqinë organizative që kishte Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, sipas Prokurorisë, kishin nisur krijimin e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” me qëllime kriminale.

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Prokuoria ka nisur deklaratën e saj hyrëse të gjykimit duke u mundur ta paraqes strukturën e UÇK-së, në përpjekje për të dëshmuar fuqinë organizative të kësaj organizate rebele në vitet 1998-1999.

Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specilizuar, Alex Whiting, i cili po e zëvendëson të dorëhequrin Jack Smith, tha se do të ofrojnë prova që dëshmojnë se UÇK-ja, siç tha ai, kishte hierarki dhe për autoritetin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit në Shtabin e Përgjithshëm.

Whiting tha se gjatë marrjes në pyetje gjatë hetimit, Thaçi kishte thënë se Shtabi i Përgjithshëm kishte qenë “jofunksional” dhe vetëm “në letër”, duke i pretenduar këto deklarata si të pavërteta.

Duke bërë një historik të krijimit të UÇK-së, prokurori tjetër, Matthew Halling prezantoi disa deklarata dhe dokumente të ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas tij, Thaçi, Veseli dhe Selimi e kishin themeluar Shtabin e Përgjithshëm dhe e kishin nisur “këtë ndërmarrje të përbashkët kriminale”. Krasniqi, u tha se ishte anëtar i drejtorisë politike.

Ndër tjerash, prokurori Halling prezantoi edhe një organogram të strukturës së UÇK-së të nëntorit 1998, duke iu referuar të dhënave, që sipas ZPS-së, u gjetën në shtëpinë e Jakup Krasniqit.

“Mund të shihni Krasniqin që bën me dije rolin e vet si zëvendëskomandant i UÇK-së dhe rolin që kishin tre të akuzuarit e tjerë: Hashim Thaçi politik, Rexhep Selimi inspektor i përgjithshëm, Kadri Veseli funksionar zbulimi”, tha prokurori Halling.

Whiting tha se motivi i kryerjes së krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të pretenduara në aktakuzë “ishte për të fituar pushtet në luftë, në Kosovë ndaj personave që perceptoheshin si kundërshtarë të UÇK-së”.

“Mund t’i kenë kryer nga frika se kauza e tyre do të minohej, nga ata që perceptoheshin si kundërshtarë. Mund të jenë kryer nga hakmarrja. Do të shihni prova për këto të dyja”, tha ai.

“Qëllimi kriminal i përbashkët për të vënë në shënjestër kundërshtarët nuk ishte aspak i fshehtë”, tha Whiting.

Prokurori tjetër, Halling, ndër tjerash, prezantoi një dokument që tha se u gjet në banesën e Jakup Krasniqit. Sipas tij, si dëshmon se Krasniqi i udhëzonte komandantët e zonave që të kryenin arrestime.

“Ky urdhër i fillimit të dhjetorit të vitit ’98, i nënshkruar nga Jakup Krasniqi dhe që është gjetur në banesën e tij është një shembull tjetër ku udhëzon komandantët e zonës që të urdhërojnë policinë ushtarake që t’i arrestojnë ata shtetas që i tregojnë besnikëri okupatorit, që mbajnë uniforma të policisë serbe, sepse kështu kanë kryer akte tradhtie ndaj shqiptarëve.

E njëjta gjë do të bëhet në të ardhmen për çdo qytetar që është implikuar me çdo forcë policie që nuk është pjesë e UÇK-së, përpara se të vendoset statusi politik i Kosovës”, tha ai.

Prokurori Matthew Halling tha se gjatë intervistimit në Hagë nga prokurorët e specializuar, Rexhep Selimi kishte konfirmuar postet që katër të akuzuarit e kishin pasur gjatë luftës.

Një pjesë nga intervistimi i Selimit u transmetua në gjykatë, ku Selimi kishte folur se kush i shkruante komunikatat e UÇK-së dhe se kush ishte për mesazhin që dilte nga Shtabi i Përgjithshëm.

U citua edhe një libër i Jakup Krasniqit, ku pretendohet se ai aty flet për hierarkinë që e kishte UÇK-ja dhe që ajo “duhej respektuar”.

Prokuroria ka pesë orë kohë për deklaratën hyrëse në gjykim, dhe shumicën e kësaj po e shpenzon për të dëshmuar për fuqinë organizative të UÇK-së.

Etiketa: gjykata e HagesKosovakrasniqiselimithaciUçkveseli

Lajme të lidhura

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Para
Rikthehet “dimri” në pjesën më të madhe të vendit

Rikthehet “dimri” në pjesën më të madhe të vendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

Një fluks i madh automjetesh ka bllokuar këtë të premte aksin Tiranë–Elbasan, duke shkaktuar kaos të plotë në qarkullim dhe...

Lexo më shumë
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com