GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Ja si të dalloni nëse mishi që blini është i freskët

22:24 - 11/08/23
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja si të dalloni nëse mishi që blini është i freskët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të dhënat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë dhe Ushqimin të cituara nga revista Monitor, tregojnë se në vendin tonë konsumi i mishit për frymë arrin në 44 kg në një vit.

Niveli i konsumit të mishit në vendet e Bashkimit Europian përllogaritet në 64 kg/frymë në vit.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se pothuajse 90% e mishit të përpunuar në Shqipëri importohet.

Prodhimi i mishit është i përqëndruar në qarqet e Fierit (16%), Elbasanit (15%), Tiranës (10%) dhe Korçës (9%), të cilat së bashku përbëjnë më shumë se gjysmën e prodhimit të përgjithshëm.

Përveç larmishmërisë së produkteve shtazore në markete, thuajse në çdo lagje gjen një kasap që reklamon produkte të freskëta e të sigurta për konsumatorin.

Konsumatori përballet me dy zgjedhje: të besojë atë që i serviret ose të kontrollojë cilësinë e produktit që blen.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për teknikat e duhura që ju ndihmojnë të dalloni freskinë e mishit të preferuar.

Si të dalloni nëse mishi është i freskët

Përpara se të hapni kuletën për të paguar mishin të cilit ia keni vënë syrin sigurohuni që ai plotëson disa prej karakteristikave të përshkruara më poshtë.

Së pari, mishi i freskët zë një kore të lehtë me nuancë rozë të çelët.

Së dyti, prekeni mishin me gisht dhe më pas vëreni nëse mishi do të kthehet në gjendjen fillestare.

Nëse kjo ndodh, mishi është i freskët.

Nëse prisni mish të freskët, ai nuk do të ngjitet në duar.

Mishi që nxjerr lëngje pasi të pritet sapo është nxjerrë nga frigoriferi për tu shkrirë ose nuk është i freskët.

Dhjami tek mishi i freskët është i butë, me ngjyrë kremi dhe përmbajtje të njëtrajtshme.

Nëse dhjami është i verdhë, atëherë me siguri mishi nuk është i freskët.

Mishi i freskët dallohet edhe nga pjesët e muskujve dhe tendinave që veshin kockat.

Sa më fortë të jenë copat të lidhura me njëra tjetrën, aq më i freskët është mishi.

Ngjyra është një tjetër aspekt i freskisë.

Mishi i i viçit kur është i freskët ka ngjyrë të kuqe. Mishi i lopës ka ngjyrë të përzier mes rozës dhe grisë. Mishi i deles ka një ngjyrë të kuqe me nuancë të kafenjtë ndërsa mishi i derrit dhe gicit ka një ndërthurje mes rozës dhe të bardhës.

Aroma e mishit të freskët mund të dallohet vetën në temperaturë ambienti pasi keni prerë një copë me thike.

Aroma e mishit të lopës është shumë specifike por e butë ndërkohë që kur gatuhet aroma ndizet.

Aroma e mishit të zier të derrit është e ëmbël ndërsa mishi i zier i deles të kujton një gjellë të mirë e super të shijshme me mish.

Mishi i një deleje të vjetëruar ka një aromë të pakëndshme që ndihet shumë kur zihet.

Mishi i lopës që ka qëndruar gjatë në frigorifer ka një aromë karakteristike vjetërsie.

Mishi i ngrirë nuk ka kurrfarë arome./ AgroWeb.org

Etiketa: mishi

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
De Bruyne u bën dhurata shokëve të skuadrës me vlerë 150 mijë euro

De Bruyne u bën dhurata shokëve të skuadrës me vlerë 150 mijë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com