GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Ja si të parandaloni sëmundjen e diabetit

15:20 - 17/03/23
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja si të parandaloni sëmundjen e diabetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar.

Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme.

 

Periodontiti

Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e zakonshme tek njerëzit me diabet sesa tek ata pa diabet. Po ashtu, sëmundja mund të përparojë më shpejt dhe të jetë më e rëndë tek ata me diabet.

Marrëdhënia mes periodontitit dhe diabetit duket të jetë e dyanshme. Teksa diabeti mund të përkeqësojë periodontitin, periodontiti mund të jetë një faktor rreziku për rritjen e sheqerit në gjak (hiperglicemia), një faktor përcaktues i diabetit.

Sepse inflamacioni mund të jetë një faktor kontribues në shkatërrimin e kockave që mbështesin dhëmbët. Megjithatë kjo është faza e fundit e sëmundjes së periodontitit, raporton tch.

 

Ndryshimet në lëkurë

Disa sëmundje të lëkurës mund të jenë shenja e parë që ju keni diabet. Një shembull është acanthosis nigricans, që shfaqet si një njollë errët në lëkurë. Shpesh njolla është e trashë, dhe zakonisht zhvillohet në pjesën e pasme të qafës, sqetulla dhe ije.

Këto njolla mund të shfaqen edhe në duar, këmbë, bërryla dhe gjunjë, si pasojë e rritjes së niveleve të insulinës. Gjithashtu ekzistojnë edhe lloje të tjera njollash, që kanë një teksturë të trashë, apo flluska që nuk shkaktojnë dhimbje, të cilat paralajmërojnë një rrezik të mundshëm për diabet.

 

Infeksionet e shpeshta

Infeksionet e shpeshta mund të ndodhin për shkak të një kombinimi të niveleve të larta të sheqerit në gjak. Kjo krijon një mjedis të përshtatshëm për rritjen e baktereve, duke dobësuar edhe përgjigjen imune.

Infeksionet më të zakonshme janë ato të traktit urinar, infeksionet bakteriale dhe kërpudhore.

 

Ndryshime në shikim

Sheqeri i tepërt mund të dëmtojë enët e vogla në sy dhe të shkaktojë ndryshime në lëngjet e syrit, duke ndikuar në qartësinë e shikimit. Disa nga ndryshimet më të hershme të shikimit mund të përfshijnë shikim të turbullt ose probleme me shikimin e objekteve të largëta.

Nëse ky problem nuk adresohet, shikimi mund të përkeqësohet.

 

Ndryshimet në dëgjim

Diabeti dyfishon rrezikun e humbjes së dëgjimit për shkak të dëmtimit të nervit në veshë. Sheqeri i lartë i gjakut, për periudha afatgjata, mund të dëmtojë enët e vogla të gjakut dhe nervat në veshin e brendshëm.

Sheqeri i ulët periudha afatgjata, mund të dëmtojë mënyrën se si sinjalet nervore dërgohen nga veshi i brendshëm në tru.

 

Urinim i shpeshtë

Rritja e urinimit zakonisht shoqërohet me rritje të etjes dhe urisë si dhe humbje peshe. Kjo shenjë mund të dallohet edhe tek fëmijët e vegjël, të cilët gjithashtu mund të preken tek diabeti.

Urinimi i shpeshtë, sidomos ai i pavullnetshëm gjatë natës, mund të jetë një shenjë treguese.

 

Përfundimi

Nëse jeni duke përjetuar ndonjë simptomë të diabetit, veçanërisht nëse jeni në rrezik më të lartë për këtë sëmundje, vizita te një mjek mund t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë po i shkakton simptomat tuaja.

Zbulimi dhe trajtimi i hershëm është i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetës tuaj, reduktimin e rrezikut të komplikacioneve dhe zgjatjen ose parandalimin e përparimit të diabetit.

04online

Etiketa: DIABETILifestyleshendeti

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
Komentet seksiste të policëve, AMP: Nis hetimi për efektivët

Komentet seksiste të policëve, AMP: Nis hetimi për efektivët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të Kuvendit ka bërë...

Lexo më shumë
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com