GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ja si Trump po e shfrytëzon maksimalisht faktin që rrezikon burgun

21:04 - 02/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja si Trump po e shfrytëzon maksimalisht faktin që rrezikon burgun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pavarësisht akuzave kundër tij, ish-presidenti Donald Trump, vazhdon të sfidojë pritshmëritë, ndërsa kryeson listën e kandidatëve të tjerë që synojnë emërimin nga Partia Republikane, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Për shumë amerikanë duket se nuk ka një qëndrim të mesëm për ish presidentin Donald Trump. Ata ose e duan, ose e urrejnë atë.

Ish-presidenti i ka shfrytëzuar paditë federale kundër tij për të fituar mbështetje në fushatën zgjedhore, duke pretenduar se akuzat janë të motivuara politikisht.

“Këto janë aktakuza qesharake dhe gjithçka që ata po bëjnë është një ndërhyrje masive në zgjedhje. Këtë po bëjnë. Ata duan të dëmtojnë kandidatin kryesor”, thotë ish-presidenti Trump.

Pas çdo aktakuzë të re, përkrahja për të mes votuesve republikanë është shtuar dhe ai kryeson me një epërsi dyshifrore në garën brenda Partisë Republikane. Shumë nga rivalët e tij, përfshirë edhe Guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, thonë se janë dakord me të. Të njejtën mbështetje jep edhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve.

“Ata përndjekin këdo që kandidon kundër presidentit Biden. Siç duket sa më mirë të dalësh në sondazhe, ka më shumë gjasa të akuzohesh”, thotë Kevin McCarthy, ligjvenës republikan, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Të tjerët e drejtojnë zemërimin e tyre ndaj prokurorit të posaçëm Jack Smith, i cili drejton hetimet për aktakuzat e së martës.

“Ajo që po bën prokurori Jack Smith, është shfrytëzimi i qeverisë dhe Departamentit të Drejtësisë si armë kundër presidentit Trump në një gënjeshtër të plotë për të dhe 6 janarin”, thotë Marjorie Taylor Greene, ligjvënëse republikane.

Kjo mbështetje, sipas profesorit të historisë në Universitetin e Teksasit, Jeremi Suri, mund të jetë në interesin e vet kandidatëve kundërshtarë të zotit Trump.

“Mbështetja që zoti Trump po merr nga kandidatët dhe zyrtarët e tjerë republikanë vjen nga fakti se sistemi i zgjedhjeve brenda partisë nuk është fort i drejtë. Ai favorizon një grup të vogël republikanësh, që dalin për të votuar në zgjedhjet paraprake, por që nuk përfaqësojnë gjithë partinë. Gjithsesi është vota e tyre që përcakton kandidatin fitues të partisë për zgjedhjet presidenciale”, thotë Jeremi Suri, profesor në Universitetin e Teksasit.

Shtëpia e Bardhë ka thënë vazhdimisht se nuk ka asnjë rol në problemet ligjore të ish presidentit Trump.

Ndërsa kjo situatë mund të mos jetë faji i presidentit Biden, kjo megjithatë përbën një problem. Profesor Suri thotë se presidenti duhet të bëjë tre gjëra: E para, të mbrojë të drejtën e njerëzve për të votuar. Së dyti, të sigurohet që sistemi i drejtësisë të bëjë punën e tij. Dhe e treta, sipas Profesor Surit është që:

“Presidenti Biden duhet të edukojë publikun për këtë çështje”.

Presidenti Biden ka pak më shumë se një vit për ta bërë këtë përpara se amerikanët t’i drejtohen kutive të votimit./SHQIP

Etiketa: Donald TrumpSHBA

Lajme të lidhura

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Para
Titullari i Kombëtares transferohet në Itali, mësohen detaje

Titullari i Kombëtares transferohet në Itali, mësohen detaje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com