GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

‘Jam e shokuar’, Bora Zemani reagon për sulmin ndaj Top Channel

20:38 - 28/03/23
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Jam e shokuar’, Bora Zemani reagon për sulmin ndaj Top Channel
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moderatorja e ‘Përputhen’, Bora Zemani ka reaguar për ngjarjen që ndodhi dy ditë më parë në Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i godinës, 60-vjeçari Pal Kola.

Përmes dy shkrimeve të postuara në ‘instastory’, Bora thotë se ka mbetur e shokuar dhe e lënduar nga ajo që ndodhi. Moderatorja shkruan se pas ngjarjes së rëndë, i duhet dhënë mbështetje e madhe televizionit.

“Jam e shokuar, e lënduar, e prekur! Marrja e jetëve të pafajshme nuk mund të ketë kurrë asnjë dhe asnjë justifikim. Dje ishte një nga ditët më të trishta ku pamë edhe njëherë përpara syve tanë sesa pak vlen jeta këtu tek ne. Dhimbje e madhe! U prehsh në aqe Pal Koka! Zoti ua lehtësoftë dhimbjen bashkëshortes dhe tre fëmijëve. Do të mbetet plagë e madhe për të gjithë ne…”, shkruan Bora.

Më pas ajo ka ndarë një tjetër shkrim.

“Top Channel nuk është thjesht Top Channel! Nuk është vetëm shtëpia e ne të gjithëve që punojmë atje, por është shtëpia e të gjithë shqipëtarëve! Unë i përkas një brezi që është rritur me këtë logo, që është frymëzuar dhe ka besuar që edhe ky vend BËHET! Ëndrrat mund të bëhen realitet edhe në këtë vendin tonë të vogël dhe me shumë probleme dhe kjo media e ka bërtitur fort këtë! Është televizioni i të gjitha ngjyrave që ka promovuar ndër vite të rinj që sot janë figura të rëndësishme, që ka folur për librin, pikturën, kulturën, që ka bërë denoncimet më të mëdha, ka folur për politikën, ka sjellë argëtimin në shtëpitë e të gjithëve aq sa nga ai ekran i vogël nuk na është dukur kurrë e ekzagjeruar të dëgjojmë “Përshëndesim të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.” Është telvizioni që ka bërë bashkë çdo familje! Historia flet dhe faktet janë të pakundershtueshme. Është televizioni që u krijua nga një gjeni dhe sot i përket të gjithëve. Shqipëria nuk do të ishte njësoj pa Top Channel! Kjo është një këmbanë e fortë alarmi për të gjithë. Të kuptojmë rëndësinë e problemeve të vërteta të kësaj shoqërie dhe të reagojmë për to. Sot më shumë se kurrë duhet t’i japim mbështetjen tonë një televizioni që ka qenë për dekada të tëra aty për ne, duke na ofruar çdo gjë. Me Top Channel.”- thuhet në reagimin e saj.

Etiketa: BoraShokuarZemani

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Aksident në Librazhd, plagoset 20-vjeçari

Makina del nga rruga në autostradën Tiranë-Durrës, 1 i plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

Sot do të luhen ndeshjet e para çerekfinale të Uefa Champions League, aty ku spikat dueli i gjigantëve të futbollit...

Lexo më shumë
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com