GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Jam fenomen i abuzimit të pushtetit”, Ahmetaj replikon me Haxhiun: Fokusohu te Eko Parku dhe AKSHI…

22:29 - 03/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Jam fenomen i abuzimit të pushtetit”, Ahmetaj replikon me Haxhiun: Fokusohu te Eko Parku dhe AKSHI…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka ndërhyrë live me anë të një telefonate gjatë emisionit “Çim Peka Live” duke iu përgjigjur akuzave të gazetarit Baton Haxhiut në lidhje me dëshminë e tij të tretë për aferat dhe korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës përgjatë 12 viteve.

Ish-numri 2 i qeverisë Rama i sygjeroi gazetarit të mos merret me ofendime ndaj tij, por të fokusohet te dosjet korruptive, 50 milionë dollarë te tuneli i Llogarasë, te Eko Parku, apo AKSHI ku një tjetër dosje 100 e ca milionë i ka ardhur si denoncim.

Ahmetaj shprehet më tej se nuk është maskara, por po tenton të hedhë dritë mbi atë që i bëhet Shqipërisë dhe atij vetë.

Ahmetaj shton se është fenomen i abuzimit të pushtetit, të korrupsionit të medias dhe varësisë së drejtësisë nga një njeri.

Ahmetaj: Unë kam shumë komente në raport me ato që tha Batoni por do t’i lë në pjesën e dytë. Batoni tha që unë do të deshifroja 50 milionshin. Unë e deshifrova 50 milionshin te pjesa e dytë me bilanc financiar të kompanive turke ku tregonte se nuk kishin sjellë asnjë makineri, kishin harxhuar qindarka për menaxhimin e projektit dhe analiza financiare tregonte në raport me atë që ka harxhuar dhe që është faturuar nga Gjoka Sh. A diferenca 50 milionë dollarë. Çfarë është kjo, nuk është deshifrim? Unë nuk jam 007. Unë jam një person që po tregon me gisht me të drejtë jo siç më treguan mua pa të drejtë me gjithë median. Une jam maskara? Se kam marrë çantën dhe fëmijën në kurriz dhe bredh rrugëve të botës se drejtësia e komanduar nxjerr urdhër arresti për 2 muaj?

Për sa i përket asaj që thotë Batoni, nuk do përdor gjuhën e Batonit se kam pasur miqësi, se atëherë nuk kam qënë maskara dhe i keq por gjithsesi tani jam bërë sipas Batonit. Unë edhe sikur të isha ‘zari i Berishës’, por që kam qënë kundërshtar, Batoni në dashamirësi më ka thënë kur u bëra ministër i Rindërtimit më ka thënë mos e merr se do të fusin në burg për këtë. I kam thënë Baton unë kam frikë nga ligji, kam ndërmend të ndihmojë njerëzit dhe të ndihmoj qeverinë dhe kur unë kam bërë ligjin nuk kam pranuar që brenda ministrisë time të mos kishte njesi prokurimesh dhe kam vendosur në ligj që do ta bëjë autoritetet kontraktore, bashkitë e qyteteve dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe të gjitha kalonin nëpër komitetin e rindërtimit të përbërë nga 7-8 ministra dhe të gjitha kalonin me vendim qeveri dhe asgjë nuk kalonte në vullnetin tim personal.

Unë nuk kam qënë zari i asnjërit. Do i sygjeroja Batonit që të fokusohej te 50 milionshi, të fokusohet te Eko Parku dhe jo te azili im.

Të lutem Baton, kur më quan maskara po të them miqësisht që nuk kam qënë ndonjëherë maskara, nuk i kam nxjerr miqtë në pritë, nuk i kam ngulur thika dhe për atë 4 orësh që kemi kaluar bashkë nuk dua të them që më ke dhënë apo s’më ke dhënë të drejtë, s’më ke bërë asnjë pyetje që nuk të kam dhënë përgjigje. Po deshe e detajojmë. Të kam thënë që kjo është mes meje dhe teje dhe që ne jemi takuar e ke thënë ti. Të kam shpjeguar të gjithë për 4 orë. I dashur mik unë nuk jam maskara, por po tentoj të hedh dritë mbi atë që i bëhet Shqipërisë dhe asaj që më bëhet mua.

Unë jam fenomen i abuzimit të pushtetit, të korrupsionit të medias dhe varësisë së drejtësisë nga një njeri. Kam nxjerrë një dosje që kam arsyet e mia pse nuk i nxjerr. Dosjet e SPAK me transaksione…Baton ti je gazetar, si mund të thuash që e futi nën karrige, çfarë do të thotë?

Unë nuk ta kuptoj këtë sulm në aspektin profesional dhe njerëzor, ta kuptoj në aspektin politik, je bërë palë dhe ke të drejtën tënde. Por nuk mund të më fyesh se jam maskara, unë nuk jam maskara.

Haxhiu: Po je...

Ahmetaj: Po mirë mo mirë. Merru me Eko Parkun, po atë të AKSHI-t, se ai djali më ka dërguar edhe një dosje tjetër, 100 e ca milionë…

Etiketa: Arben Ahmetaj

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Para
Roli i USAID-it dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie

Roli i USAID-it dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com