GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Jam i emocionuar për finalen”, Kumbulla: Duhen ndonjëherë disa shpulla, për t’u zgjuar

22:13 - 20/05/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kumbulla jashtë planeve të Mourinhos, Roma pritet ta huazojë në janar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla do të zbarkojë me Romën në Tiranë për të luajtur finalen e madhe të Conference League në “Air Albania”.

Për Kumbullën është një emocion i veçantë të luajë në vendin e tij, përballë tifozëve shqiptarë një finale të një kompeticioni europian.

Në një intervistë për “DAZN” mbrojtësi verdhekuq ka treguar për marrëdhënien e tij me trajnerin Jose Mourinho, humbjen me 6 gola ndaj Bogo/Glimt dhe sulmuesin më të fortë që ka pasur përballë.

“A jam i emocionuar për finalen? Shumë, më duhet ta them. Kur të shkojmë, do të jetë bukur të jem aty ku luaj me kombëtaren e Shqipërisë”.

“Marrëdhëniet me trajnerin? Të mirë. Ai është shumë i mirë në dhomat e zhveshjes. Kur humb, më mirë jo… Mourinho është një njeri i drejtpërdrejtë. Kur gjërat shkojnë keq e thotë pa problem. Çfarë duhet të dish ai e thotë dhe nuk të vjen në vesh nga askush tjetër”.

“Kur kam menduar se nuk më mbanin këmbët më? Duhen marrë ndonjëherë disa shpulla, për t’u zgjuar. Mendoj për humbjen me 6 gola ndaj Bogo/Glimt në tetor. Ende përpiqem të kuptoj për të kuptuar se çfarë ndodhi, kishte kaq shumë komponentë.

Kisha kohë që nuk luaja, ishte një nga ndeshjet e para, kushtet e fushës, i ftohti. Nuk janë justifikime, por ishte mjaft e vështirë. Është situata në të cilën mësova më shumë. Të nesërmen mendova se duhet të ngrihesha menjëherë dhe të tregoja se nuk isha ai. Ishte vetëm një aksident, nuk janë ato vlerat e mia”.

“Sulmuesi më i fortë me të cilin jam përballur? Vitin e kaluar dhe dy vite më parë, Lukaku. Me të ishte një sprovë. Më pëlqente të luaja kundër tij. Shpresoja të zgjaste më shumë, por ishte e vështirë. Është e pamundur ta lëvizësh atë, nuk di nga t’ia kapësh topin, pastaj është edhe i shpejtë”, përfundoi Kumbulla.

Etiketa: conference leaguemarash kumbullaRoma

Lajme të lidhura

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Para
Hëngrën ushqim në një restorant, helmohen dhjetëra nxënës në Mitrovicë

Hëngrën ushqim në një restorant, helmohen dhjetëra nxënës në Mitrovicë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Lexo më shumë
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com