Roko Vata ka mbyllur sezonin me Uatford. Dëmtimi para një jave ndaj Blekburn është i rëndë, pasi duhet t’i nënshtrohet operacionit dhe kështu mbyll dhe sezonin. I gjithë problemi është në kofshën e djathtë ku Vata ishte dëmtuar për herë të parë në nëntorin e kaluar.
Vata është një ndër talentet më premtues shqiptar, dhe në moshën 20-vjeçare duhet të përballet me këtë moment të vështirë. Vetë stafi i klubit të Championship foli për këtë moment tronditës, ndërsa Vata po ashtu tha fjalën e tij.
“Jam i shkatërruar pasi ndihesha kaq mirë. Po luaja futbollin tim më të mirë dhe më të qëndrueshëm nën drejtimin e Javit para se të lëndohesha për herë të parë.
U përpoqa ta mbroja topin nga lojtari, ta shtyja dhe të shpërtheja. Stafi mjekësor ka qenë i shkëlqyer me mua. Ata më mbajtën larg pasi ndjeva se isha gati të kthehesha më shpejt sesa bëra.
Javi më mbështeti gjatë periudhës sime të parë jashtë loje dhe më bëri të ndihesha pjesë e saj edhe pse nuk mund ta ndihmoja ekipin. Ai më foli gjatë gjithë kohës dhe më mbështeti shumë kur dola dhe në dhomën e zhveshjes më pas.
E kam të qartë faktin se do të humbas pjesën tjetër të sezonit. Do t’i mbështes djemtë dhe do ta përdor kohën për të punuar në të gjitha pjesët e trupit tim dhe në lojën time. Dua ta përdor kohën pozitivisht dhe të kthehem për të luajtur një rol të madh në këtë klub”, u shpreh Vata.
gijotina.com/










Discussion about this post