GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Janë bërë milionera”, Forex ngul “rrënjë” në Shqipëri, policia zbulon si i fusin “në grackë” klientët

13:12 - 14/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Janë bërë milionera”, Forex ngul “rrënjë” në Shqipëri, policia zbulon si i fusin “në grackë” klientët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ne hymë në katin e parë të një pallati në rrugën “Mujo Ulqinaku”. Dritaret ishin mbuluar me letër adeziv dhe nuk dukej asgjë brenda. Dyshohej se aty ushtrohej veprimtari e jashtëligjshme e brokerimit Forex”, – e nis rrëfimin e tij oficeri i krimit ekonomiko-financiar për Gazetasi.al lidhur me aksionin më të fundit në fushën e call centerave.

Ajo që ndodhi më pas ishte prangosja e administratorit, një 26-vjeçar me inicialet L. L. Por të gjitha punonjëset që hynë në zyrë gjatë orëve të shërbimit policor rezultoi se bënë lojë fjalësh me policinë duke mos pranuar që punonin në këtë call center. Ekspertiza provoi të kundërtën. Në sallën ku u numëruan 19 kompjuterë u zbuluan sipas policisë që tregon fashikullin për Gazetën Si një serial numrash të huaj, të dyshuar që janë sjellë për t’u përdorur për këtë aktivitet.

Ky fenomen i përdorimit të numrave të huaj francezë, belgë, italianë dhe gjermanë u konfirmua në këtë aksion prej nga ku paraprakisht i thuhet Gazetës Si se “bisedat me interes për hetimin tregojnë ushtrim të kësaj veprimtarie si dhe shkëmbim të krriptomonedhave”.

Duke qëndruar në derë të biznesit ku ushtrohej aktiviteti policia numëroi qytetaret që hynë brenda midis orës 14:30 deri në 15:00 që dyshohet se ishin të punësuara për turnin e dytë.

Njëra prej tyre deklaron se kishte ardhur për të filluar punë. “Kam ardhur të takoj A. dhe S”. Por kur më pas mbërritën dy shtetaset që përmenden, njëra prej tyre pranon që ka filluar punë në subjekt por ka refuzuar të shpjegojë se çfarë pune bën konkretisht.

“Rreth orës 16:00 u paraqitën edhe shtetaset XH. dhe E., kjo e fundit mbante dhe një mace në dorë. U pyetën pse kanë ardhur në subjekt dhe njëra prej tyre dëshmon që ka ardhur të takojë motrën, mbasi ishte bërë merak sepse motra nuk i përgjigjej në telefon. Ndërsa tjetra se kishte një dhuratë, donte t’i jepte macen një shoqes së saj aty”, – shkruan në procesverbal Policia e Tiranës.

Burimet i thonë Gazetasi.al se janë vërejtur biseda të pafundme në aplikacionet WhatsApp dhe Skype ku shtetasve të huaj të disa shteteve ju kërkohej të investonin në fushën e Forex.

“Shumica e blloqeve dhe bisedave janë të zhvilluara në gjuhën spanjolle, – deklaron burimi i policisë për Gazetasi.al dhe në disa prej këtyre blloqeve shpjegohet edhe mënyra e komunikimit me klientët për t’i joshur për investimin në bursë”, – thuhet më tej.

Por të gjitha vajzat që u gjetën aty bëhet me dije se kanë dhënë dëshmi ku shmangen nga përgjegjësia. Më interesantja ndër to është dëshmia e të resë që mbante një mace në dorë.

“E kisha lënë me shoqen time të pinim kafe në lokal S., mbasi kam këtë kotelen e vogël dhe do t’ia jepja I. Ajo punon pranë lokalit  dhe meqë I. nuk vinte dot në lokal erdha unë tek puna e I. Kur u afrova te zyra bashkë me kotelen, dera ishte hapur. Shoqja ime punon në zyrë arkitekturore dhe ka filluar punë prej dy gushtit”, bëhet me dije se ka deklaruar e reja.

Në njërën nga bisedat e administruara nga policia del në pah edhe ankesa midis shefave që ankohen për vartësit. Sipas burimeve të Gazetasi.al një person me emrin Gerti kërkon llogari në grup: e kanë bërë si kafe, duan edhe rrogat, po prej teje do t’ia jap”. Më pas ky person shkruan: vetëm ti do marrësh rrogë dhe Martina një pjesë.

Policia tregon se fitimet në Forex janë disa milionëshe dhe se kur fusin klientë të mirë në grackë, punonjësit paguhet ne përqindje. Mund të themi se ka lagje në periferi të Tiranës ku janë ndërtuar vila nga ky aktivitet i paligjshëm, – hedh alibinë një burim i sigurt i Gazetës Si, sipas të cilit fitimi është përafërsisht si edhe trafiku i drogës.

“Ke dhe ti gjysmën e bonusit të asaj që bëre dje,” – shkruhet në njërën nga këto komunikime që sipas verifikimeve të mëpasshme bëhet me dije se numri i përket një 30-vjeçari që u shpall në kërkim. Mes punonjëseve që është pyetur është edhe një vajzë e re që pranon se ishte në fazë trajnimi dhe se po mësonte spanjisht enkas për këtë aktivitet. Policia i thotë Gazetasi.al  se brokerat janë të ndarë me departamente sipas gjuhëve, përkatësisht sipas vendeve ku edhe kryhen telefonatat nga Shqipëria./GazetaSi

Lajme të lidhura

Aksident në Lezhë–Laç, katër të plagosur nga përplasja e dy mjeteve
Aktualitet

Aksident në Lezhë–Laç, katër të plagosur nga përplasja e dy mjeteve

17:19 - 18/01/26
Zbulohen emrat e 6 prej të arrestuarve gjatë operacionit të SPAK kundër mashtrimit nga Call Center-at në Tiranë
Aktualitet

Zbulohen emrat e 6 prej të arrestuarve gjatë operacionit të SPAK kundër mashtrimit nga Call Center-at në Tiranë

14:53 - 18/01/26
Aksioni i SPAK për mashtrimin me call center në Tiranë/ Prokuroria: U arrestuan 6 persona, një ditë para kontrollit u boshatisën zyrat
Aktualitet

Aksioni i SPAK për mashtrimin me call center në Tiranë/ Prokuroria: U arrestuan 6 persona, një ditë para kontrollit u boshatisën zyrat

13:54 - 18/01/26
Para
Vizita e Begajt në Kosovë, policia kufizon qarkullimin në rrugët e Prishtinës

Vizita e Begajt në Kosovë, policia kufizon qarkullimin në rrugët e Prishtinës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces
Breaking Views

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces

22:49 - 18/01/26

Milani mban ritmin e Interit në Serie A. Në San Siro skuadra e Massimiliano Allegrit iu imponua Lecces me një...

Lexo më shumë
Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti

Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti

22:37 - 18/01/26
“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias

“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias

22:11 - 18/01/26
Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar

Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar

21:03 - 18/01/26
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

20:52 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com