GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Janë referuar në SPAK 26 raste”, drejtuesja e BKH: Kemi marrë akses në databazën e institucioneve

20:16 - 02/12/24
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Janë referuar në SPAK 26 raste”, drejtuesja e BKH: Kemi marrë akses në databazën e institucioneve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aida Hajnaj, drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka raportuar sot në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europës, i zhvilluar në Kuvend, në lidhje me punën e BKH.

Duke vlerësaur objektin e diskutimit të këtij paneli, Hajnaj u shpreh se në luftën kundër korrupsionit, BKH ka gjetur mbështetje për bashkëpunim.

“Jemi përkushtuar për ndërtimin e një shteti ligjor. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë gjithëpërfshirëse brenda vendit, me partnerët ndërkombëtare. Më duhet ta pranoj që ngritja e BKH është një nga sukseset e reformës në drejtësi. Sot BKH ka një sektor për hetimin e korrupsionit. Proces është edhe bashkëpunimi me institucionet shtetërore, me qëllim vendosjen e plotë të funksioneve të BKH”, u shpreh Hajnaj.

Qëllimi, tha drejtuesja e BKH është të mos kthehemi më në listën gri. “Nuk mund të ketë luftë kundër korrupsionit pa garantimin e ruajtjes së integritetit profesional dhe personal. Suksesi për t’u ngritur në kapacitet, i bashkangjitet edhe sukseset në goditjet e rastet të korrupsionit, të lidhura edhe me pastrim parash apo krimit të organizuar”, tha ajo.

Në fund, Hajnaj theksoi se kanë referuar në SPAK 26 raste, ndërsa raporton se BKH ka marrë akses në disa nga institucionet shtetërore.

“BKH ka kryer veprime për disa raste, kur janë vënë në dijeni për kryerjen e një vepre penale, kanë bërë verifikime dhe i kanë referuar në Prokurorinë e Posaçme. Për periudhën 2023-2024, nga BKH janë referuar në SPAK 26 raste, 19 prej të cilave janë për korrupsion dhe pastrim të produktit të veprës penale apo veprimtarisë kriminale.  Mbetet sfidë që duhet të rrisim numrin e referuar. Rol të rëndësishëm në hetime e luan shkëmbimi i informacionit. BKH ka marrë akses në 19 databaza në institucione të ndryshme. Shprehim mirënjohjen për mbështetjen nga partnerët ndërkombëtarë”, tha ajo.

gijotina.com/

Etiketa: Aida Hajnaj

Lajme të lidhura

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Para
Po kryente saldime, mjeti shpërthen në flakë! Plagoset punonjësi i servisit në Pukë

Po kryente saldime, mjeti shpërthen në flakë! Plagoset punonjësi i servisit në Pukë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Lexo më shumë
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com