GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Janë si banorë të një kopshti zoologjik”, Sonila Meço heq dorë si opinioniste e BBV

16:34 - 04/12/21
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
“Janë si banorë të një kopshti zoologjik”, Sonila Meço heq dorë si opinioniste e BBV
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Sonila Meço përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale ka bërë një koment në lidhje me aventurën e saj si opinioniste në Big Brother, ku ishte e pranishme për dy spektakle me radhë.

Ajo shprehet se dy netët si e ftuar në Big Brother Vip nuk qenë zgjedhje e lehtë sipas saj për 3 arsye:

“Së pari profili im si gazetare aktualiteti dhe më rrallë si drejtuese programesh Show  nuk ish familjar për publikun në një format të tillë.

Së dyti, sepse angazhimi im me Task Force më ka vënë në timonin e një makine të shpejtë, aerodinamike, në kthesa të forta dhe pak shpërqendrim krijon problem me udhëtimin.

Së treti, sepse të hysh në mes të programit, kur ka fituar ritmin dhe frymën e vet duhet shumë kujdes e takt për të mos ndikuar thelbin tashmë të konsoliduar.

Dhe së fundi, sepse përfshirja emotive e publikut në këtë Show  është në kufijtë e toksikes duke rrezikuar sinorë të rëndësishëm të etikës dhe përftimit të realitetit” – shkruan Meço.

Më tej ajo tregon arsyet se pse pranoi ftesën në këtë program, ku edhe këtu shtron tre arsye. Sipas saj, si njeri publik ka nevojë të përftohe edhe përtej “xhaketës” politike, debatit të rëndë të aktualitetit.

“Por pranova për tre arsye:

Sot më shumë se kurrë media ndikon koshiencën kolektive dhe rreziku prej papërgjegjshmërisë së ne njerëzve që bëjmë media dhe motiveve etike të publikut është i madh. Një shtrembërim hierarkie vlerash sot e këput shtyllën kurrizore të një kombi nesër.

Unë kam nevojë si njeri publik të përftohem edhe përtej “xhaketës” politike, debatit të rëndë të aktualitetit. Publiku e do njerëzor sot personazhin televiziv, sepse rrjetet sociale e kanë holluar shumë paretin ndarës mes teleshikuesve dhe njerëzve publikë e mediatik.

Sepse e keqja dhe e padenja janë kaq “të nevojshme” për të ushqyer debatet ditore dhe i japin limfë salloneve televizive që mbajnë gjallë edhe personazhe sa politike, të aktualitetit, të artit e Show bizit që me thashethemnajën kanë krijuar pasurinë e tyre.

Dhe patjetër një kortezi për disa miq të vjetër e më rishtarë në televizionin ku përjetova sukseset e para profesionale. Por vetëm këto dy dalje qenë edhe pakti, sepse unë vijoj angazhimin ditor me punën time, që e dua fort.

Për të apasionuarit pas banorëve e programit u them se ka shumë rëndësi të kuptohet se pavarësisht se BB është një dalje në vitrinë e disa personazheve të njohur, sërish janë njerëz në një lojë. Të privuar fort nga privacia, nga informacioni dhe realja nuk mund të jetë kjo assesi jeta normale. Ndaj çdo ditë kanë betejë me instiktet që shtohen prej privimit. Por kanë edhe përgjegjësi, për të mirën e tyre…

Përndryshe perceptohen si kavie, si banorët e një kopshti zoologjik duke argëtuar ata jashtë, por duke shkatërruar veten. Kjo ka shumë më rëndësi se një lojë, sepse jeta vijon jashtë BB” – shkruan Meço në rrjete sociale.

Etiketa: BBVkopeshtopinionisteSonila Mecozoologjik

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Diego Longo tregon ekipet në garë për titull dhe flet për aleancat

Shkatërruan me 6 gola Kastriotin, Longo: Pjesën e parë nuk ishim mirë, duhet të përmirësohemi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit
Breaking Views

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Durrësit u shoqërua me debate të forta për rritjen e pagave të drejtuesve...

Lexo më shumë
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com