GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Janis Karathanos merr paratë e laboratorit të studentëve, tenderi fiktiv 564 MLN lekë i Arlind Brocit

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Janis Karathanos merr paratë e laboratorit të studentëve, tenderi fiktiv 564 MLN lekë i Arlind Brocit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në korrik 2025 në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, u prezantua projekti “Ngritja e infrastrukturës kërkimore laboratorike farmaceutike në Departamentin e Farmacisë, UMT”, i përzgjedhur për financim në kuadër të Programit të Infrastrukturës Kombëtare për Shkencën dhe Kërkimin.

Ky projekt synon krijimin dhe akreditimin e një laboratori modern sipas standardit ndërkombëtar, që do të mbështesë si kërkimin shkencor, ashtu edhe procesin mësimor e bashkëpunimin me sektorët farmaceutik, kozmetik dhe atë të bimëve me përdorim mjekësor dhe industrial.

Por prania e ish-minitres së Arsimit dhe më herë të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, paralajmëronte aferën e radhës mes saj dhe Janis Karathano. Ata janë miq të vjetër, bashkëpunëtorë të dhjetëra kontratave korruptive, sidomos të koncesionit të laboratorëve.

Janis Karathanos është pronar i “PEGASUS.” sh.p.k. disa muaj më pas i merr paratë e këtij tenderi me një procedurë të dyshimtë, ku fiton oferta më e lartë.

Bëhet fjalë për tenderin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë me objekt “Ngritja e infrastrukturës kërkimore laboratorike farmaceutike në Departamentin e Farmacisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”. Fondi limit i caktuar për këtë projekt është 56 463 250,00 lekë pa TVSH dhe dokumentet janë plotësuar qysh në muajin gusht 2025.

Megjithatë tenderi është mbajtur më 15 shtator 2025. Ndoshta për shkak të ardhjes së ministres së re të Arsimit, fituesi i kontratës është shpallur nga Universiteti i Mjekësisë më 6 tetor 2025.

Oferta më e lartë e Karathanos dhe tre pjesëmarrës fiktivë!

Në tenderin e organizuar nën përgjegjësinë e Administratorit të Universitetit të mjekësisë, Arlind Broci, ka një shmangie të parimit se “fiton oferta me cmimin më të favorshëm”. Sigurisht që janë gjetur arsyet për të bërë skualifikimet dhe për t’ia dhënë kontratën biznesmenit grek, por faktet janë në dosje dhe tregojnë shkeljet.

Së pari, nga katër pjesëmarrës, dy prej tyre janë paraqitur fiktivisht duke bëra oferta zero lekë.

Konkretisht, “ECO-PROJECT ALBANIA” sh.p.k. sipas komsionit të tenderit, “nuk ka paraqitur ofertë ekonomike”. Po ashtu, “NAOL” sh.p.k. nuk ka paraqitur asnjë dokument.

Së dyti, BionicTech” sh.p.k, është futur në tender vetëm sa për të plotësuar numrin e pjesëmarrësve. Kompania është krijuar nga Erjona Zogaj më 21 janar 2024. Nuk ka asnjë kapacitet financiar për të marrë pjesë në këtë tender.

Oferta e bërë nga kjo kompani është 47,089,558.06 lekë pa TVSH. Ndërsa “PEGASUS.” sh.p.k. ka bërë ofertën gati sa fondi limit: 55,350,000 lekë pa TVSH.

Në këto kushte vendimi i ligjshëm duhet të ishte anulimi i tenderit dhe thirrja e re për oferta më të përshtatshme.

Në vend të kujdeset për paratë që administron, Arlind Broci, djali i ish-gjyqtarit biznesmen Artan Broci, ka vazhduar pazarin me Karathanon.

Kush është Janis Karathanos?

Jani Karathanos, biznesmeni grek i koncesionit të Laboratorëve të Spitaleve, ua ka gjetur anën të gjitha ministreve të Shëndetësisë, ose më saktë duke qenë mik i kryeministrit Rama, zhvat pjesë të mëdha të buxhetit të Shëndetësisë (tashmë edhe të Arsimit). Këtij nuk i mjaftojnë paratë e koncesionit, por merr edhe tenderat e spitaleve për pajisje mjekësore dhe reagentë. Drejtuesit e spitaleve e bëjnë këtë me urdhër të ministres. Dhe në këto raste procedurat kanë qenë të paligjshme dhe të manipuluara. Brenda dy muajve (mars, prill 2025) kompania e afaristit grek “Pegasus” ka xhiruar më shumë se 1.6 miliardë lekë. Karathanos ka marrë tendera nga Spitali Rajonal “Memorial” Fier, nga Spitali “Nënë Tereza”, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut.

Afaristi Janis Karathanos është pronar i AB Laboratory Solutions BV, një shoqëri holandeze me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar më datë 24.08.2007 sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë, me numër regjistri 27304774, me seli në Laan van Meerdervoort 1224, Hagë.

Qysh prej vitit 2020, laboratorët mjekësorë në spitalet universitare, rajonale dhe lokale i janë dhënë me koncesion oligarkut shqiptaro grek Janis Karathano për një periudhë 10-vjeçare. Ky koncesion i është dhënë një konsorciumi firmash, “Laboratory Netëorks”, me seli në Shqipëri, Holandë dhe Francë, për një vlerë totale prej 130 milionë eurosh. Sipas marrëveshjes, spitalet janë të detyruara të ndihmojnë firmën koncesionare, pavarësisht se shërbimi është privatizuar.

Përfitues i koncesionit është Karathanos, ndërsa ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka firmosur si përfaqësuese e shtetit. Pas realizimit të këtij koncesioni, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar shkelje të rënda dhe ka rekomanduar anulimin e tij. Raporti është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), e cila ka regjistruar procedim penal për shkelje të barazisë në tendera, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Prokuroria ka konfirmuar se hetimi është ende në fazën paraprake dhe koncesioni është nën hetim që nga viti 2022.

Po ashtu, raporti ka kallëzuar anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe disa zyrtarë të tjerë, përfshirë ish-ministren Manastirliu, për miratimin e fituesit që nuk e meritoi këtë kontratë.

Megjithëse Karathanos ka një hetim mbi kurriz vijon aktivitetin, duke u paguar vit pas viti. Madje të gjitha spitalet bëjnë herë pas here tendera për të mbushur arkën e koncesionarit. Janë 125 kontrata që janë fituar nëpër spitale nga kjo kompani, të gjitha janë marrë me favorizim dhe porosi nga ministria.

Përmendim rastin e fundit të Spitalit Rajonal të Beratit, i cili thotë se ka marrë disa udhëzime edhe në janar 2025, dërguar në formë elektronike me datë 29 janar 2025 nga Ministria e Shëndetësisë “për lejimin e prokurimit për blerje kite, reagent dhe materiale konsumi laboratorik”.

Mjafton vetëm ky udhëzim për ta çuar në burg ish- ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila shkelte barazinë në tendera.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: albana kociuArlind BrociJanis KarathanosOgerta Manastirliutenderi

Lajme të lidhura

Aktivisti Arben Kola: Do të shkojmë drejt mosbindjes civile nëse qeveria nuk reflekton
Aktualitet

Aktivisti Arben Kola: Do të shkojmë drejt mosbindjes civile nëse qeveria nuk reflekton

20:00 - 19/08/26
Shkon në 40 numri i viktimave në Indonezi/ Nga tërmeti i magnitudës 7.7 çahet betoni, njerëzit ishin në gjumë!
Botë

Shkon në 40 numri i viktimave në Indonezi/ Nga tërmeti i magnitudës 7.7 çahet betoni, njerëzit ishin në gjumë!

15:30 - 15/08/26
“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë
Aktualitet

“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë

15:24 - 15/08/26
Para
Rezultatet e Kategorisë së Parë/ Laçi barazon pa gola me Besën, Kukësi mposhtet edhe nga Korabi dhe “ngec” i fundit

Rezultatet e Kategorisë së Parë/ Laçi barazon pa gola me Besën, Kukësi mposhtet edhe nga Korabi dhe “ngec” i fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

CIA hedh poshtë luftën e Trump: Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë
Botë

Irani kërcënon me bllokimin e Hormuzit, mesazhi i prerë: Nuk do të kalojë asnjë pikë nafte!

10:46 - 23/08/26

Irani ka kërcënuar se do të mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit për transportin e naftës, nëse vendet fqinje përfshihen në...

Lexo më shumë
Thellohet tragjedia në Manëz! Ndërron jetë në spital 16-vjeçari Klevis Dervishi, shkon në 4 numri i viktimave

Thellohet tragjedia në Manëz! Ndërron jetë në spital 16-vjeçari Klevis Dervishi, shkon në 4 numri i viktimave

10:34 - 23/08/26
Tirana e etur për t’i treguar “vendin” kampionëve të Egantias, sot luhet edhe Dinamo – Vora

Tirana e etur për t’i treguar “vendin” kampionëve të Egantias, sot luhet edhe Dinamo – Vora

10:26 - 23/08/26
Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen

Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen

10:06 - 23/08/26
Rama mbledh sot drejtuesit kyç të PS-së në Pogradec, në tryezë 12 qarqet dhe krerët e komisioneve

Rama mbledh sot drejtuesit kyç të PS-së në Pogradec, në tryezë 12 qarqet dhe krerët e komisioneve

09:37 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com