GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Japoni: 10.000 vullnetarë anulojnë pjesëmarrjen në Olimpiadë

08:14 - 03/06/21
në Ekonomi & Sociale, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rreth 60% e japonezëve dëshirojnë që Lojërat Olimpike  të anulohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbështetja e japonezëve për Lojërat Olimpike Verore në Tokio vazhdon të bjerë. Media japoneze njofton, se dhjetëra-mijëra vullnetarë anuluan pjesëmarrjen

Sipas informacioneve të televizionit japonez NHK rreth 10,000 nga 80,000 vullnetarë të planifikuar në vendet ku do të zhvillohen garat e anuluan pjesëmarrjen e tyre. Komiteti organizues i Japonisë dyshon se arsyeja për këtë është frika dhe shqetësimi për ndonjë infektim të mundshëm me virusin korona dhe shtyrja për një vit e Lojërave Olimpike për shkak të pandemisë.

Për të ndihmuar për zhvillimin e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike në Tokio ishin regjistruar rreth 110,000 të ashtuquajtur vullnetarë. Autoritetet e Tokios e zgjatën së fundmi gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronës deri rreth një muaj para datës së fillimit të lojërave. Sipas sondazheve pro zhvillimit të këtyre janë vetëm një pakicë në Japoni.

Sipas organizatorëve anulimet janë të përballueshme

Organizatorët e Lojërave Olimpike në Japoni nuk mendojnë se anulimi i pjesëmarrjes nga ana e vullnetarëve do të shkaktojë ndonjë problem. Për shkak se tifozët e huaj janë të përjashtuar nga Lojërat Olimpike, nevoja për ndihmës është reduktuar dukshëm. Komiteti Olimpik Kombëtar i Japonisë dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar sigurojnë që lojërat do të jenë “të sigurta dhe të mbrojtura”.

Por përkundër gjithë përbetimeve dhe garancive dyshimet dhe shqetësimet vazhdojnë, edhe mes vullnetarëve, të cilët përbëjnë grupin më të madh të pjesëmarrësve. Më pak se dy muaj para fillimit të lojërave ata nuk e dinë as nëse do të testohen për koronën, e lëre më të vaksinohen. “Lidhur me këtë nuk ka asnjë informacion në lidhje,” ankohet Barbara Holthus, nëndrejtore e Institutit Gjerman për Studime Japoneze në Tokio, e cila ishte regjistruar gjithashtu si vullnetare për Lojërat Olimpike./DW

Etiketa: japonilojeratokio

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Para
Ishte mbytur me gjoba te Bylisi, Vicente fiton gjyqin në FIFA dhe i bllokon merkaton

Ishte mbytur me gjoba te Bylisi, Vicente fiton gjyqin në FIFA dhe i bllokon merkaton

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com