GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Japonia fillon derdhjen e ujit radioaktiv në Paqësor, acarohet Kina

09:36 - 24/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Japonia fillon derdhjen e ujit radioaktiv në Paqësor, acarohet Kina
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Japonia ka filluar të hedhë më shumë se një milion ton ujë radioaktiv në Oqeanin Paqësor nga termocentrali bërthamor Fukushima Daiichi, i cili u shkatërrua në tërmetin e marsit 2011 .

Këtë e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Kyodo. Operatori i uzinës, Tokyo Electric Power , pompoi një sasi të vogël uji nga centrali, dy ditë pasi qeveria japoneze miratoi planin.

Hedhja ka shkaktuar zemërim në vendet fqinje dhe shqetësim në mesin e peshkatarëve të shqetësuar për reputacionin e produkteve të tyre.

Në një video të drejtpërdrejtë nga një dhomë kontrolli impianti, TEPCO tregoi një punonjës që ndezi një pompë uji deti, një lëvizje që shënoi fillimin e projektit të diskutueshëm që pritet të zgjasë 30 deri në 40 vjet. “Pompa e ujit të detit A u aktivizua,” tha operatori kryesor, duke konfirmuar se lëshimi ishte duke u zhvilluar.

Më shumë se 1000 depozita të shpërndara në vendin e centralit bërthamor të goditur nga fatkeqësia e trefishtë e marsit 2011, aktualisht përmbajnë rreth 1.34 milion ton ujë të trajtuar dhe pritet të arrijnë kapacitetin e tyre maksimal që në vitin 2024.

Prandaj vendimi i menaxher i uzinës i cili do të hollojë lëngun me ujin e detit brenda kufijve të lejuar nga standardet japoneze të sigurisë, përpara se të fillojë shkarkimin përmes një tuneli nënujor që ndodhet një kilometër larg vendit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike vendosi muajin e kaluar se plani i hedhjes është në përputhje me standardet globale të sigurisë dhe do të kishte një ndikim “të papërfillshëm” mbi njerëzit dhe mjedisin.

Qeveria e Koresë së Jugut ka thënë se respekton rezultatin e rishikimit të IAEA bazuar në analizat e planit japonez, por do të duhet të marrë në konsideratë shqetësimet e vazhdueshme midis popullatës.

Kryeministri i Koresë së Jugut Han Duck-soo i ka bërë thirrje Japonisë që në mënyrë “transparente” të zbulojë informacionin mbi shkarkimin e ujit të kontaminuar. Han, në një shënim të lëshuar pas fillimit të operacioneve të lëshimit, vuri në dukje se Seuli “shpreson dhe i kërkon edhe një herë qeverisë japoneze të zbulojë informacionin në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme mbi procesin e shkarkimit të ujit”.

Tensioni është i lartë në Seul ku të paktën 10 persona u arrestuan teksa u përpoqën të hynin në ambasadën japoneze në shenjë proteste kundër vendimit të Tokios.

Ndërkohë, Kina, e cila ndërkohë ka bllokuar importin e të gjitha produkteve të peshkut japonez dhe ka futur teste të rrezatimit në shkallë të gjerë mbi peshqit japonezë, ka kritikuar edhe një herë ashpër Tokion, duke e cilësuar këtë veprim “tejet egoist dhe të papërgjegjshëm”.

Kjo mund të lexohet në një shënim nga Ministria e Jashtme e Pekinit. Qeveria kineze, njofton Ministria e Jashtme, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë ushqimore dhe shëndetin e popullit kinez.

Pekini, vijon deklarata e Ministrisë së Jashtme, “kundërshton me vendosmëri dhe dënon ashpër” atë që po ndodh dhe “i ka paraqitur protesta solemne palës japoneze për t’i kërkuar asaj t’i japë fund aktit të paligjshëm”.

Etiketa: JaponiakinaPaqesorujit radioaktiv

Lajme të lidhura

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Para
VIDEO/ Makina futet brenda lokalit në ‘Kombinat’, alarmohen qytetarët

VIDEO/ Makina futet brenda lokalit në 'Kombinat', alarmohen qytetarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com