GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Jasharajt na treguan se populli këtë herë nuk ka gabuar me liderët

15:39 - 08/03/23
në Kosovë & Rajon, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Jasharajt na treguan se populli këtë herë nuk ka gabuar me liderët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 5, 6 dhe 7 mars u shënua 25 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përkatësisht rënies heroike të familjes së Komandantit legjendar Adem Jashari dhe 58 anëtarëve të tjerë të familjes së tij në Prekaz.

Rezistenca e familjes heroike Jashari përball kriminelëve serbë të veshur me uniforma policore, ushtarake përkujtohet për çdo vit nga mijëra qytetarë që vinë nga vende të ndryshme të botës për nderime në Prekaz.

Komandanti Adem Jashari ishte një trim i rrallë, që doli përball armikut shekullor të shqiptarëve duke mos kursyer asgjë nga vetja për lirinë e përbashkët.

Prekazi është vendi i parë ku u ndërtuan me gjak e rezistencë themelet e lirisë. Kompleksi memorial I familjes heroike hyn në mesin e vendeve më të shenjta për shqiptarët.

Kosova, pas rënies së Jasharajve do të niste luftën e pandalshme deri në çlirim nga okupatori serb.

Liria erdhi gati dy vjet pas rënies heroike të familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Pas çlirimit, vendi ynë do të përballej me një periudhë të vështirë tranzicioni.

Politikanët e etur për pushtet e të mira materiale e harruan shpejt luftën, derisa për heroizmin e familjes Jashari flisnin më shumë në fushata zgjedhore, kur kishin nevojë për kalkulime votash.

Një gjë të tillë e kishin vënë re edhe pasardhësit e familjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari të cilët për disa vite me radhë zgjodhën që t’i mbyllnin dyert për politikanë që nuk punonin për të mirën e vendit.

“…Individët ose personat të cilët udhëheqin me institucionet kushtetuese, nëse ata punojnë siç duhet do ta kenë vlerësimin tonë ose respektin tonë”, do të thoshte Murat Jashari, djali i Komandantit Legjendar Adem Jasharit disa vite më parë.

Në çdo përvjetor të rënies së familjes Jashari, ish kryeministri dhe ish presidenti i vendit Hashim Thaçi, mund të bënte homazhe tek kompleksi memorial, por nuk ishte i mirëpritur brenda odës së Jasharajve.

Një gjë e tillë bëhej edhe temë e ditës. Prania e “domosdoshme” në këto ngjarje e politikanëve që nuk punonin për të mirën e Kosovës, sikur ia merrte shkëlqimin lirisë dhe ditëve të shënuara.

Por, një imazh krejt tjetër patëm fatin që ta shohim dy vitet e fundit. Familja Jashari hapi dyert për presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Madje, kryefamiljari Rifat Jashari shfaqi një dashamirësi të paparë më herët ndaj dy figurave kyçe të politikës në vendin tonë.

Kjo mbase mund të jetë leksion për qytetarët se nuk duhet të pendohen për njerëzit që i kanë votuar për të ardhur në pushtet së fundi.

Familja Jashari ka ditur gjithherë të bëjë diferencën ndërmjet politikanëve që nuk punuan mirë dhe këtyre që megjithatë i kanë përpjekjet më të sinqerta për të bërë më të mirën e mundshme për popullin.

Mjafton t’i kujtojmë këtu qeverisjet e mëhershme me akuza për korrupsion, varfëri, drejtësi të dështuar e politika për të ndarë vendin!

botasot

Etiketa: JashariKosovaOpinion

Lajme të lidhura

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Para
Meta: Ja çfarë bisedova në takimin me Yuri Kim

Meta: Ja çfarë bisedova në takimin me Yuri Kim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo?
Breaking Views

Berisha: Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo?

14:10 - 11/03/26

Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po e çon vendit kundër rrugëtimit të...

Lexo më shumë
“Task forcë” për çmimin e naftës/ Ministrja: Monitorim ditor, më vonë “bord transparence”

“Task forcë” për çmimin e naftës/ Ministrja: Monitorim ditor, më vonë “bord transparence”

13:56 - 11/03/26
I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit

13:37 - 11/03/26
SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu

SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu

13:12 - 11/03/26
‘Rejsi Farma’ e Merita Sheqit nën hetim për hedhjen në treg të barnave të skaduara

‘Rejsi Farma’ e Merita Sheqit nën hetim për hedhjen në treg të barnave të skaduara

12:53 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com