GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Java e 29-të e Superiores/ Egnatia vijon kryesimin, ngec Vllaznia

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Java e 29-të e Superiores/ Egnatia vijon kryesimin, ngec Vllaznia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Java e 29-të e Superiores erdhi e mbarë për Egnatian kryesuese që me fitoren minimale ndaj Kukësit rriti në 4 pikë diferencën me Vllazninë e vendit të dytë. Shkodranët, ndërkohë, dolën me vetëm një pikë nga “Loro Boriçi”, në takimin me Laçin.

Tirana u mund nga Teuta në “Air Albania”, që mori pikë të vyera në luftën për mbijetesë.

Egnatia – Kukësi

Egnatia fitoi 1-0 ndaj Kukësit në ndeshjen hapëse të javës së 29 në Superiore. Rrogozhinasit u rikthyen te tre pikët pas plot shtatë ndeshjesh në kampionat pa fitore, teksa triumfi i fundit datonte më 29 janar të këtij viti ndaj Erzenit. Të besuarit e trajnerit Edlir Tetova mposhtën në fushës e tyre verilindorët, teksa u mjaftoi një gol i Zejnullait në minutën e gjashtë të pjesës së parë.

Rrogozhinasit patën shansin për të dyfishuar me anë të Spahiut në minutën e 21, por topi u ndal në traversë.

Në fraksionin e dytë, vendasit menaxhuan më së miri avantazhin dhe ruajtën portën e paprekur me Kukësin që nuk pati forcë për të krijuar rrezikshmëri. Kështu, 90-minutëshi u mbyll me shifrat 1-0 për Egnatian që ngjitet në kuotën e 54 pikëve në vend të parë ndërsa verilindorët mbeten të fundit me 25 pikë.

Vllaznia – Erzeni

Nuk prodhoi fitues sfida mes Vllaznisë dhe Erzenit, që u mbyll në barazim 1-1. Një ndeshje e luftuar deri në fund, por skuadrat u detyruan të ndajnë nga një pikë.

Sfida u vendos nga dy golat e shënuar në pjesën e parë. Kuqeblutë shënuan të parët me Bekim Balajn në minutën e 29-të, por 10 minuta më vonë, ishte Blazevic që vendosi baraspeshën.

Rastet nuk munguan as në pjesën e dytë, por asnjë nga skuadrat nuk e dërgoi dot topin në rrjetë. Ndeshja e dytë pa fitore për Vllazninë, që mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, ndërsa Erzeni mban vendin e parafundit me 28 pikë.

Tirana – Teuta

Teuta bindi ndaj Tiranës, teksa mori 3 pikët në fitoren 1-2 në “Air Albania”. Ndeshja e vlefshme për raundin e 29-të të Kategorisë Superiore rezultoi shumë e luftuar, megjithatë “Djemtë e Detit” u treguan më të saktë në goditjen para portës.

Në minutën e 45’ Jazxhi zhbllokoi sfidën dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.

Ndërsa në fraksionin e dytë ishte Daci ai që gjeti rrugën drejt rrjetës, duke shënuar në minutën e 51’ dhe duke i dhënë siguri ekipit të trajnerit Martini.

Tirana provoi të reagojë dhe në minutën e 90’ Lulaj realizoi dhe ngushtoi diferencën, por në fund ishin miqtë ata që festuan.

Gjithçka u mbyll me rezultatin 1-2 me Tiranën që nuk ia del të ruaj ritmin e javës së shkuar dhe momentalisht renditet në vend të pestë me 39 pikë.

Teuta nga ana tjetër e kthen në trend fitoren ndaj kryeqytetasve,, ndërsa pas Partizanit fiton edhe ndaj Tiranës dhe momentalisht renditet në vend të shtatë me 34 pikë.

Nesër Laçi – Partizani dhe Dinamo – Skënderbeu

Java e 29-të e Superligës do të mbyllet të shtunën me dy ndeshjet e fundit. Takimi i parë i ditës së shtunën do të jetë Laçi – Partizani, që do të luhet duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin e Laçit.

Ndërsa takimi Dinamo – Skënderbeu do të zhvillohet në “Niko Dovana” nga ora 18:00.

Etiketa: Kategoria SuperiorireKryesore1SuperioriaTeuta LaciTiranaVllaznia

Lajme të lidhura

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane
Sport

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

21:39 - 11/07/26
Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë
Sport

Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

21:20 - 11/07/26
FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”
Sport

FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

18:11 - 11/07/26
Para
Video – Dasmë në “Big”, Heidi dhe Romeo i thonë ‘PO’ njëri-tjetrit

Video - Dasmë në “Big”, Heidi dhe Romeo i thonë 'PO' njëri-tjetrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së sotme Shkodrën, ku mbeti i vrarë Aleksandër Koçeku. Viktima u gjet...

Lexo më shumë
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

21:39 - 11/07/26
Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

21:20 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com