GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Java ‘Majko’ mbi votat e 14 majit!

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Aleanca e qelbësirave nuk ikën, kur nga ky qelb blejnë opozitarë të PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku

Ish-kryeministri socialist, deputeti Pandeli Majko, i spikatur për sinqeritet të pakontrolluar pak ditë më herët, në përpjekljen për të justifikuar ushtrinë qeveritare e bashkiake në aksionin masakër të blerjes së votave tha një të vërtetë të partisë së tij.

Ndër të tjera Majko shkruan se “…Profesionistët e blerjes së votës e dinë se kjo ndodh javën e fundit të fushatës! Blerja e votës nuk ndodh në një natë fetare! Vota nuk blihet një muaj para datës së zgjedhjeve!…”

Kjo është diosi përvojë e konsoliduar në vjedhje e blerje në 10 vite pushtete të Ramës e klubit të tij plaçkitës. Madje francezët javën dhe fundjavën e fundit, e quajën kohën e lehjes së qenve të natës.

Nëse qentë nëpër fshatra nisin të lehin qentë, kanë shkuar vizitorë të huaj, sepse ata janë zbulues të të panjohurve, të cilët vërshojnë me çantat e tjetërsimit financiar dhe mbi zgjedhje është vënë dorë. Ashtu si nisi eksperimenti në zgjedhjet e pjeshsme në Korçë, duke u përmirësuar e sofistikuar në Dibër në vitin 2016-të, e cila u kthye në dosjen zhurmëmadhe 184, me ministrat, Mania, Tahiri, Gjiknuri, deputetë të shumtë, gjithë administrata tatimore, doganore, arsimore, shëndetësore, me në krye kryeministrin Edi Rama, u bënë objekt përgjimesh e hetimesh, në tërmetin elektoral, siç vetëkënaqej Damian Gjiknuri, duke falenderuar blerësit.

Apo siç pyeste Rama në telefonatën me Arben Keshin, të përgjuar nga Prokurroia, a i kemi realizuar qëllimet e synimet. Kryehajduti pyeste..

Pjesë e pergjimit nga prokuroria, të Ramës me Arben Keshin në vititn 2016 në zgjedhjet e Dibrës

…Arben Keshi: Hë shefi

Edi Rama: Hë mo si duket?

Arben Keshi: Po mirë tek pritshmëritë jemi.

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them se po, bazuar në ato që po na thonë komisionerët.

Edi Rama: Ashtu është?

Arben Keshi: Po them që po.

Edi Rama: Po ata maskarenjtë, kishin bërë presione mbrëmë e?

Edi Rama: Më mirë mo, hajt se ç’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e kemi realizuar objektivin?

Edi Rama: Komisionerët i ke pasur top e?

Arben Keshi: Po, po në rregull…

Edi Rama: Okay, mirë vllai, hajt ciao

Dhe kjo dosje u shkërmoq nga pushteti, duke mos pasur asnjë zyrtarë e funksionarë shtetëror e politik, të përfshirë në këtë vepër penale të lehtëprovuar. Prokuroria ndërkohë shkonte vite pas nisjes së hetimeve, në varreza duke kërkuar komisionerët e akuzuar. Tani kemi hyrë në “Javën Majko” ku specialistët e jo socialistët, siç i emërtoi i urti Pjetër Arbnori, janë hedhur 25 orë në 24 për të plaçkitur vota me çdo mënyrë.

Në të gjithë Shqipërinë tufa pushtetarësh, deputetësh, e të pandehurish, në një ekip, trokasin në errësirë dyrve për të vjedhur. Ata kanë hapur tendera, magazina ushqimore, fonde tërmeti, para kriminale, punësime, legalizime, shpronësime, ndërtime, duke hapur supermarketin elektoral të 14 majit, për të mbajtur me dhunë pushtetin. Janë duke blerë votat kundër tyre, janë duke u stërmunduar të mbajnë ish-votues të tyre, sot braktisës.

Denoncimet publike të opozitës, janë të mjaftueshme për të arrestuar një duzinë bashkiakësh e zyrtarësh vendorë e qëndrorë, ligjshkelës, gjithnjë nëse prokuroria nuk do të ishte pjesë e shtabit të PS në këto zgjedhje, më tepër se asnjëherë në historinë e saj, përjashtuar diktaturën. Çmimet e një vote nisin me 50 mijë lekë të vjetra deri në 250, 500 apo 1 milionë të shtunën, nëse bilancet nuk ju dalin socialistëve specialistë.

Punësimet janë fryrë në adminsitratë më keq se përmbytjet në Tiranën nga shirat, prej infrastrukturës së shpartalluar. Biznesmenët në oborrin e Ramës dhe Veliajt, kanë zgjidhur qesen e përbashkët, duke blerë për llogari të eprorëve kryeministër e kryebashkiak, firmëtarë të pasurisë së tyre. Çunat probblematikë shmica janë në Dubai, falë partnerëve ndërkombëtarë, ndonëse porositë e tyre sërish marrin pjesë në zgjedhje krah ortakut Rama.

Dy të pandehur të drejtësisë shqiptare dhe amerikane, duan të shpëtojnë përkohësisht me çdo çmim. Në Uashington Chares McGonigal një javë më parë nuk u deklarua i pafajshëm. Dhe kjo përveç të tjerash, e ka bërë me Covid të pashpresë Ramën, sepse ai e di çfarë ndodh, kur të vihet në kurriz FBI, Kongresi, Senati. Blerjet e mercenarëve në “Javën Majko” nuk do u shërbejnë.

Mund të blejnë e trysnojnë fakirë me stomak bosh, me lista borxhesh nëpër dyqane, duke u vetëgënjyer se varfëria e mbjellë prej tyre, si opozita më e madhe e kultivuar, do të hiqet në pak ditë. Humbja te dera do i marrë me vete me 14 maj.

Etiketa: Basir CollakuOpinion

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26
Para
Benzema barazon rekordin e legjendës madridiste

Benzema barazon rekordin e legjendës madridiste

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com