GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Javën tjetër sërish protestë”/ Këlliçi: Nuk tërhiqemi deri në largimin e Veliajt

në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Javën tjetër sërish protestë”/ Këlliçi: Nuk tërhiqemi deri në largimin e Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u shpreh se opozita do të protestojë sërish para bashkisë së Tiranës. Përmes një shënimi të gjatë në rrjetet sociale, Këlliçi deklaron se akuzat që rëndojnë ndaj zyrtarëve të bashkisë dhe kryebashkiakut Veliaj nuk janë vetëm ato të dosjes “5D”. Këlliçi akuzon Veliajn edhe për shkatërrimin e banesave në disa lagje të kryeqytetit për t’i kthyer ato në sheshe ndërtimi si dhe katet pa leje te kullat që zyrtarët nuk i shohin.

Belind Këlliçi ka ftuar qytetarët sërish në protestë javën e ardhshme.

“Falenderoj Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit për qëndresën e tyre epike 7 vjeçare dhe për faktin që banditët e strehuar në bashki, kanë nisur ti kallëzojnë në SPAK që para 3 vitesh, më janar të vitit 2021, kur kallëzuan vjedhjen përmes Tirana DC. Javën tjetër shihemi në protestën e rradhës. Ne nuk tërhiqemi pa larguar nga zyra kryebashkiakun dhe kryehajdutin e Tiranës, pronarin faktik të inceneratorit dhe të organizatës 5D, Erion Veliajn”.

Postimi i plotë
Dje ishte festa e Fiter Bajramit dhe kryetari i bashkisë bëri atë që ka bërë më mirë gjatë gjithë kësaj kohe. Veshi përparësen e vet të preferuar dhe u shërbeu njerëzve në nevojë çorbën e hipokrizisë së tij. Ai tha madje se Muaji i Ramazanit për të kishte qenë një kohë reflektimi, për gabimet e vogla që ishin bërë, ndërsa kishte bërë mijëra punë të mëdha… Po Erion Veliaj, ti duhet të reflektosh, por jo nga zyra ku ke firmosur, jo si pasojë e gabimeve, por si pasojë e planeve të paramenduara për të zhvatur qindra miliona euro nga taksat e atyre që sot i mëshiron me një garuzhde supë. Ti duhet të reflektosh nga një vend tjetër, ku do të kesh kohë më bollëk të mendohesh dhe të lexosh Kuranin e Biblën, dhe ku do të kuptosh se çfarë i dallon njerëzit e mirë e të ndershëm nga ata që vjedhin dhe mashtrojnë.

Pak ditë më parë i dolët në mbrojtje drejtorëve të kompanisë së famshme “5D”. Madje ishe krenar për punët e mira që kishin bëra ata. Në fakt puna e mirë që ka bërë Maringlen Qato ka qenë të prishë shtëpitë e banorëve dhe ti hedhë ata në rrugë pa asnjë bonus dhe asnjë alternativë strehimi. Në emër të veprave publike, janë shkatërruar banesa tek “Myslym Keta”, tek “5 Maji”, në Kombinat, tek “Astiri”, për të krijuar troje të lira për projektet e kompanisë së drejtorëve të korruptuar dhe biznesve të oborrit të bashkisë.

Këtu përballë bashkisë është një kullë. Ka 7 kate pa leje. As Qato dhe Veliaj nuk e kanë parë. Por nëse një fshatar në Zall Bastar apo Baldushk, ndërron tjegullat e thyera të çatisë apo do të ndreqë kasollen e lopës, Qato dhe të gjithë qatot e bandës së bashkisë, do t’i ndjekin këmba këmbës derisa ti fusin në burg, ose të paguajnë haraçin tek banda. Ndërsa qyteti, si pasojë e këtij menaxhimi prej Qatosh, po rëndohet nga muaji në muaj në një xhungël të pabanueshme. Përtej sheshit Skënderbej dhe bulevardit, Tirana është një qytet i pa jetueshëm. Pa parqe, pa hapësira publike, pa teatër, pa cirk, pa mjedise argëtimi dhe edukimi për fëmijë. Gjithçka është në shërbim të betonit.

Ndërsa zyra e propagandës nxjerr nga arkivi foto të vjetra të qytetit dhe ua shpërndan medieve të huaja për të shoqëruar shkrimet e paguara që tregojnë se Tirana është qyteti që po shpërthen nga zhvillimi… Kjo hipokrizi, kjo vjedhje, kjo tallje me Tiranën duhet të marrë fund një orë e më parë. Falenderoj përzemërsisht qytetarët e Tiranës që dolën sot në protestën e thërritur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Opozita.

Falenderoj Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit për qëndresën e tyre epike 7 vjeçare dhe për faktin që banditët e strehuar në bashki, kanë nisur ti kallëzojnë në SPAK që para 3 vitesh, më janar të vitit 2021, kur kallëzuan vjedhjen përmes Tirana DC. Javën tjetër shihemi në protestën e rradhës. Ne nuk tërhiqemi pa larguar nga zyra kryebashkiakun dhe kryehajdutin e Tiranës, pronarin faktik të inceneratorit dhe të organizatës 5D, Erion Veliajn. O sot, o kurrë ✌🏻

Lajme të lidhura

GJKKO rrëzon tri kërkesat e Metës, dërgon për verifikim pretendimet për përgjime te “313”
Aktualitet

GJKKO rrëzon tri kërkesat e Metës, dërgon për verifikim pretendimet për përgjime te “313”

12:20 - 05/11/26
“Rama në burg, Belinda në burg”, jehojnë thirrjet në protestën e studentëve dhe qytetarëve te Ministria e Arsimit
Aktualitet

Studentët dhe shoqëria civile në Kushtetuese, depozitojnë tre ankime kundër akteve të qeverisë: Kufizojnë të drejtën për protestë

11:17 - 05/11/26
Tabaku: Shqiptarët po kërkojnë më shumë Europën, ndërsa Rama më shumë pushtet
Aktualitet

Tabaku: Shqiptarët po kërkojnë më shumë Europën, ndërsa Rama më shumë pushtet

11:00 - 05/11/26
Para
VIDEO/ Ranë në pus në tentativë për të shpëtuar një mace, humbin jetën pesë anëtarë të një familje

VIDEO/ Ranë në pus në tentativë për të shpëtuar një mace, humbin jetën pesë anëtarë të një familje

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO rrëzon tri kërkesat e Metës, dërgon për verifikim pretendimet për përgjime te “313”
Aktualitet

GJKKO rrëzon tri kërkesat e Metës, dërgon për verifikim pretendimet për përgjime te “313”

12:20 - 05/11/26

Është mbajtur këtë të enjte seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit....

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Bordi i Ramës ndryshon e çmimin e karburanteve, ja sa do shitet nafta dhe benzina

12:15 - 05/11/26
Shuhen shpresat e tifozëve kuqezi, ndeshja me Bjellorusinë do të luhet pa spektatorë në Budapest

Shuhen shpresat e tifozëve kuqezi, ndeshja me Bjellorusinë do të luhet pa spektatorë në Budapest

11:43 - 05/11/26
Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan

Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër

11:38 - 05/11/26
Dëshmia e Nuredin Dumanit: Si u njoha me Erion Alibejn dhe Talo Çelën. Ja kur vendosa ta vras

“Plumbi i Artë”, SPAK kërkon 292 vite burg për 15 të pandehurit, për Dumanin 10 vite

11:22 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com