GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Je gati të ndjekësh Ramën”, Boçi-Alibeajt: S´ke durim të presësh përfaqësuesit e PD-së

16:34 - 06/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Je gati të ndjekësh Ramën”, Boçi-Alibeajt: S´ke durim të presësh përfaqësuesit e PD-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me mbledhjen e kryesisë së grupit, në ambientet e selisë së Kuvendit.

Përmes një reagimi në rrjetet e tij sociale, Boçi shkruan se Enkelejd Alibeaj është i shkarkuar, por prap thërret mbledhje grupi dhe kryesie.

“Nxitimi për të shpikur një mbledhje të Kryesisë së Grupit Parlamentar, dhe për të manipuluar komunikimin politik brenda Grupit Parlamentar, shfaq nxitimin për të ndjekur axhenda personale të paracaktuara. Në mungesë së Kryetarit të Grupit mbledhja thirret nga nënkryetarët. Sot u kërkua takim konsultativ, jo mbledhje me Kryesinë e vogël, të cilën unë dhe z. Salianji për shkak të angazhimeve e propozuam në orën 17.00. Por padurimi sipas parimit ‘unë jam lokomotiva dhe thërras vagonin e parë’, se dua të kap destinacionin, prevaloi mbi qëllimin tonë për normalitet dhe gjithëpërfshirje të grupit parlamentar.”

Gjithashtu, sipas nënkryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj është gati të ulet në çdo kohë më Taulant Ballën, për të ndjekur Ramën, por nuk ka kohë e durim të presë përfaqësuesit e PD-së.

“E çuditshme se si ata që janë gati të ulen në çdo kohë me Ballën për të ndjekur Ramën nga pas, nuk paskan durimin të bëjnë takim me përfaqësues të PD-së?! Pra as mbledhje nuk ka pasur dhe as takim konsultativ, përderisa ka nxitim për të vënë mungesa dhe për të krijuar sajesa.

Kryesia e Grupit Parlamentar përbëhet nga kjo kryesia e vogël, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve, nënkryetarët e partisë. Statuti e rregullorja e përcaktojnë qartë.

Kryesia e vogël nuk merr vendime. Konsulton. Ajo është thjeshtë një pjesë e Kryesië. Vendimet i takojnë Kryesisë së grupit. Kuorumi i supozuar nuk formohet me të shkarkuar nga funksioni. Boll me lojën topa-luftash!”

Së fundmi, Boçi e ka mbyllur shkrimin e tij duke thënë se do të arrijë vendosjen e normalitetit të komunikimit politik brenda grupit.

“Ne kemi kërkuar e do vazhdojmë të arrijmë vendosjen e normalitetit të komunikimit politik brenda grupit. Çdo përpjekje për të manipuluar rolin e tij për axhenda personale që shkojnë kundër interesit të demokratëve nuk do të pranohet!”

 

Etiketa: Enkelejd Alibeajgrupi parlamentarLuciano BociPartisë Demokratiketaulant ballla

Lajme të lidhura

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Para
Dialogu me Serbinë, Mustafa: Kosova të përfshij në agjendë edhe Luginën e Preshevës

Përçarja e shqiptarëve thellon problemet në Luginën e Preshevës

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Lexo më shumë
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com