GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Je gjë motra e Arben Ndokës”/ Replikat Bardhi-Spiropali në Kuvend

14:56 - 27/05/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Je gjë motra e Arben Ndokës”/ Replikat Bardhi-Spiropali në Kuvend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të hënë në seancën parlamentare diskutohet në lidhje me projekt-rezolutën antikorrupsion të propozuar nga Partia Socialiste.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, replikoi me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pasi ky i fundit tha që do ta abstenojë.

E kështu ministrja i bëri një pyetje Bardhit, të zbulojë se kush është në mes të luftës për drejtësi.

“I dashur koleg, sa herë të shoh dhe dëgjoj këtu pyes veten. Kush je? Je ai që lufton me fjalë korrupsionin këtu apo ai që shkon poshtë ballkonit të liderit tënd të ri të vjetër për të mbrojtur shtatoren e korrupsionit? Je ai që lufton për drejtësi Gazi këtu me SPAK-un me fjalë goje, apo je ai që merr porositë për të folur këtu nga goja e rrugës së shpresës që nuk pushon së hedhuri baltë e vrer mbi SPAK-un? Kush je koleg? Kush je? Je ai që kërkoje hetim e ndëshkim për babin e Zenit, apo je djali i sapoadoptuar i babit të Zenit? Të ndryshosh mendje nuk është mëkat Gazi, por të kesh dy mendje është hall i madh dhe sado që ta kuptoj hallin, koleg dhe mik në do, se armiq nuk jemi, nuk ta qaj dot. Ja edhe njëherë si përherë, ne dhe ju. Dy kampe që edhe për datat në kalendar nuk bien dakord. Edhe për rezolutën që është sjellë sot për të votuar deklaroni votën abstenim. Paskeni ndryshuar nga kundër, abstenim. Kundër kësaj keni qenë edhe para se ta lexonit. Jeni në të drejtën tuaj të bëni edhe veprime të shtrembëta dhe të gabuara”, tha Spiropali.

E menjëhershëm ishte edhe kundërpërgjigja e Bardhit. Pasi i tregoi atësi e amësi, ai i tha Spiropalit se edhe pse kjo e fundit do të donte të ishte “vajza e babait të Surrelit” nuk është. Prandaj i shtroi disa pyetje gjithashtu.

“Meqenëse më pyete kush jam, unë jam Gazment Bardhi zonja ministre, djali i Durimit dhe i Vjollcës. E kuptoj shumë mirë që zotrote do doje të ishe vajza e babait të Surrelit, por për fat të keq nuk je, je shumë larg madje. Janë ca të tjera përpara teje. Meqenëse përgjigja e kësaj që nuk je vajza e babait të Surrelit e di, po të pyes. Mos je gjë motra e Olsit? Je gjë motra e Arben Ndokës? Je gjë motra e adoptuar e Bajrave të Shkodrës? Je gjë kunata e Pëllumb Gjokës, apo je gjë vajza e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos? Gjeje përgjigjen kush je sepse unë e kam përgjigjen për secilën nga këto pyetje”, tha ai.

Ndërkohë Spiropali u përgjigj shkurt nga karrigia duke i kërkuar Bardhit të japë përgjigjet që tha se i dinte për secilën nga pyetjet që bëri.

Etiketa: Elisa SpiropaliGazment Bardhikuvend

Lajme të lidhura

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Para
Guardiola e pranon: Liverpool është skuadra më e mirë

Ikën Guardiola? Mediat britanike: City gati trajnerin e ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

Një aksident automobilistik është regjistruar në rrugën nacionale Korçë–Ersekë, në segmentin pranë Pishina e Selenicës. Sipas informacionit paraprak, në aksident...

Lexo më shumë
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com