GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Jemi bërë arrogantë”, Braçe: PS duhet të ndryshojë veten dhe qasjen ndaj njerëzve

20:36 - 31/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Braçe për lojërat e fatit: I lë hapësira organizatave kriminale…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti socialist Erion Braçe deklaron se dashje pa dashje pas fitores bëhesh arrogant.

Teksa pranoi korrupsionin dhe dështimin e qeverisë Rama për ti siguruar shqiptarëve shërbime publike të mira Braçe u shpreh gjithshtu se PS duhet të ndryshojë veten në katër vitet e ardhshme qeverisje, të ketë një qasje që të jetë sa më afër në shërbim të njerëzve, duke dëgjuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve.

Ju si pozitë dhe PS, e patët më të lehtë për të fituar?

Erion Braçe: Problemi ynë nuk është opozita, jemi ne vetë. Nëse ne nuk korrigjohemi dhe nuk kemi një qasje të përulur, jo arrogante, në raport me njerëzit, sepse në disa raste jemi arrogantë, nuk mund të përmisohemi. Nga unë i pari, deri ata që janë në krye, nganjëherë kemi qasje arrogante, ju del natyrshëm, edhe pse mundohemi të përmbahemi. Por nuk është ky thelbi i qeverisjes. Mendoj se qeverisja ka qenë bashkëpunuese dhe e përkushtuar e kështu me radhë, siç ka edhe të meta, që patjetër duhen korrigjuar, duhen të jetë thuajse zero në këtë mandat. Ky manadat, që është marrë me kaq shumë vota, duhet të shërbejë që të jemi gjithnjë e më shumë të përulur, në punë dhe të përkushtuar përballë problematikave, qoftë edhe një njeriu të vetëm. Mbit ë gjitha, ky mandat duhet të shërbejë për të dëgjuar shumë e për të vepruar akoma edhe më shumë në raport me njerëzit.

Çfarë duhet të ndryshojë PS?

Erion Braçe: Veten. Pas 12 viteve në pushtet patjetër që është e domosdoshme të ndryshosh veten. Jo thjesht dhe vetëm si individë, sepse mund të ndryshosh deputetët apo drejtuesit e partisë në nivel qendror e lokal, mund të ndryshosh kryetarët e bashkive, gjithashtu edhe ministrat, por nuk ndryshon qasjen në raport me njerëzit. Ajo që duhet të ndryshojë është qasja. Arroganca duhet të shkojë në zero dhe përkushtimi duhet të shkojë në 100%.

Çfarë ka bërë keq deri tani Partia Socialiste?

Erion Braçe: Do thoja vetëm çfarë duhet të bëhet më mirë. Lufta kundër korrupsionit duhet bërë akoma më mirë. Është thelbësore që qytetarit i mungojnë shërbime publike dhe të mira, ajo që nuk meritojnë është korrupsioni. Kemi bërë një hap të madh dhe kemi lënë drejtim të veprojë drejtësinë, kemi hequr çdo lloj mburoje politike për çdo anëtar të PS në secalin nivel të qeverisjes dhe I kemi lënë të përballen drejtpërdrejt me drejtësinë nëse kanë një akuzë penale. Kjo është një qasje që më herët nuk ka ekzistuar në Shqipëri. Është një gjë positive që po ndodh në këtë vend. Ama, kjo është vetëm drejtësia penale, ajo që neve na intereson është drejtësia sociale, që buron në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mënyra se si ti e ushtron pushtetin./“Kjo Javë”

Etiketa: arrogantBraceNdryshim

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Para
Tabaku kundër legalizimit të kanabisit: Ky është prioriteti i Shqipërisë?

PD humbi zgjedhjet, Tabaku: Duhet një frymë e re! Ja çfarë na dëmtoi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com