GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Jemi në avantazh”, Zelensky: Ushtria jonë shkatërroi planin rus për t’më kapur mua!

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Jemi në avantazh”, Zelensky: Ushtria jonë shkatërroi planin rus për t’më kapur mua!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur një konferencë për shtyp mesditën e sotme, duke theksuar se vendi i tij do të triumfojë mbi forcat ruse. Ai bëri me dije se forcat qeveritare ende kontrollojnë Kievin dhe “pikat kyçe rreth qytetit”.

“Ne duhet ta ndalojmë këtë luftë dhe të jetojmë në paqe të gjithë së bashku. Ushtria, garda  kombëtare, policia, shërbimi special, shtetas të Ukrainës, ju lutem mos u dorëzoni. Ne do te fitojme. Lavdi Ukrainës. Armiku po përdor të gjitha armët, duke goditur zonat e banuara. Ata po përpiqen të shkatërrojnë infrastrukturën energjetike dhe të gjithë duhet të na ndihmojnë që të ndalojmë këtë pushtim”.

Gjithashtu, ai tha se pas diskutimeve me liderët e BE-së ditët e fundit, duke përfshirë përjashtimin e Rusisë nga sistemi i pagesave Swift, besonte se Ukraina duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe qytetarët e saj duhet të kenë të njëjtat të drejta.

“Populli ukrainas meriton të bëhet anëtar i BE-së. Dhe ky do të ishte një sinjal i mbështetjes suaj për Ukrainën. Ky diskutim duhet të marrë fund tani.Ne e diskutuam këtë sot me liderët europianë. Të gjitha pajisjet dhe ndihma ushtarake e mbrojtjes do të shpërndahen në Ukrainë dhe po punohet për shkëputjen e Rusisë nga Swift. Shpresoj se Hungaria do të detyrohet të mbështesë këtë vendim”. I bëj thirrje çdo miku të Ukrainës që dëshiron të bashkohet me ne për të mbrojtur vendin, ju lutemi ejani, ne do t’ju japim armë. Të gjithë ata që mbrojnë Ukrainën janë heronj”.

Së fundmi, ai i bëri një tjetër thirrje popullit rus për të ndihmuar në ndalimin e luftës duke ushtruar presion mbi Vladimir Putin dhe qeverinë e tij. Protestuesit kundër luftës janë arrestuar në Moskë dhe Shën Petersberg.

“Dua që të gjithë në Rusi të më dëgjojnë. Njerëzit duhet t’i tregojnë qeverisë pse lufta duhet të marrë fund. Shtetasit tuaj po shprehin se janë kundër  kësaj lufte. Ne e dimë se shumë njerëz në Rusi janë të tronditur tani nga brutaliteti i qeverisë ruse, ky është reagimi i duhur, ju jam mirënjohës,” përfundoi fjalimin presidenti.

Etiketa: BoteMoskeRusiUkraineVolodymyr Zelensky

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Arrestohet oficerja e policisë, grabiste banesa dhe makina

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26

 Qeveria e Maqedonisë së Veriut do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të marrë një mendim urgjent në lidhje me...

Lexo më shumë
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26
Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26
Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

18:21 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com