GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Jemi në luftë”/ Rritja e çmimit të energjisë, Rama fajëson Putinin

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Jemi në luftë”/ Rritja e çmimit të energjisë, Rama fajëson Putinin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e hënë pritet që qeveria të marrë një vendim në lidhje me ata që konsumojnë mbi 800 kw/h energji elektrike. Ndërkohë, sot kryeministri Edi Rama këmbënguli se ekzekutivi që ai përfaqëson do të paguajë 80% të faturës për familjet dhe biznesin e vogël.

Sipas tij, vetëm 20% e faturës së energjisë paguhet nga konsumatorët, teksa nuk tha asnjë fjalë për ndryshimet në llogaritjen e energjisë që ka nisur nga fillimi i këtij muaji.

“Deri sot megjithëse është bërë gjithmonë  e më e vështirë ne kemi mbrojtur familjet dhe biznesin e vogël. në faturën e energjisë elektrike që ju vjen nëpër shtëpi, ju keni edhe një fashë të kuqe që u shpjegon për çmimin, por duhet ta dini që keni një çmim që është 20% të çmimit real.

80% e paguan buxheti i shtetit me vendim të prerë të qeverisë për të mos e transferuar krizë te familjet. E njëjta gjë vlen edhe për biznesin e vogël. Nëse ne do mbronim çmimin e familjeve por jo të biznesit të vogël, rritja e çmimit të energjisë për to, do të përkthehej në transferim të kostos te produktet që ju blini”, tha Rama.

Sipas tij “Jemi në luftë dhe nëse thonë se i shërbej dikujt tjetër, nuk di çfarë të them. Jemi në luftë, pasi qëllimi kryesor që e ka nxitur Putin të nise ofensivën ndaj Ukrainës, nuk është për të marrë ca copa toke por për të gjunjëzuar Perëndimin. Ky është qëllimi i luftës dhe për ta bërë këtë bombat bien në Ukrainë, vrasjet, palët por ndërkohë ne jemi duke vuajtur pasoja. Energjia është e kthyer në armë dhe tjetra është inflacioni i luftës.

Këto janë armët që po përdor Putin. Rusia ka futur në një situatë të vështirë gjithë shtetet, ne nuk i shmangim dot pasi duhet të dalim në treg për të importuar. Ne nuk mund të prodhojmë dot gjithë nevojat tona energjetike.”

Etiketa: energji elektrikePutinRama

Lajme të lidhura

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Para
“Më del gjumi çdo natë”/ Trajneri i Brazilit në ankth për Botërorin

“Më del gjumi çdo natë”/ Trajneri i Brazilit në ankth për Botërorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com