GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Jemi vendi i parë në rajon për para të miratuara për Bujqësinë”, Rama: Ja kemi kaluar edhe Serbisë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Jemi vendi i parë në rajon për para të miratuara për Bujqësinë”, Rama: Ja kemi kaluar edhe Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për kryeministrin Edi Rama Shqipëria është e para në rajon për para të investuara në sektorin e Bujqësisë. Këtë deklaratë Rama e bëri nga Universiteti Bujqësor i Tiranës ku u ndal tek programi për naftë falas nga i cili tha se kanë përfituar 20 mijë fermerë.

Rama u shpreh se në katër vitet e ardhshme Shqipëria do të shkojë në kufirin e 1 miliard eksporteve bujqësore, nga 400 që është sot, ndërsa shtoi se do të bëhen përpjekje për të rritur interesin e të rinjve për Universitetin Bujqësor, i cili deri më sot sipas tij, është parë me paragjykim.

“Menduam se është e rëndësishme ta ndajmë atë qw është bërë edhe për të rritur më tej besimin dhe ndjeshmërinë ndaj këtij procesi që siç e tha dhe zotëria që foli si fermer në fillim u pa me shumë mosbesim. Nuk mund të shihej ndryshe përderisa kjo ishte kërkesë e kahershme. Por ne themi që atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi dhe në rast se jo gjithmonë arrijmë që atë që duam të bëjmë e bëjmë aq shpejt në kohë sa dëshirojmë, nuk do të thotë se harruam. Më vjen mirë që kemi disa prova të prekshme në këtë proces. 20 mijë fermerë kanë përfituar nga procesi.

Sistemi i shpejtë dhe transparent i krijuar nga E-Albania funksionon për këdo që dëshiron të punojë dhe këdo që beson te ky sistem pavarësisht nëse është në qytet apo fshat. Kemi provën se në pak minuta me vetëm një dokument mund të aksesohet fondi i naftës pa akcizë dhe pa taksë karboni. Besoj shumë që UBT është një nga pikat më strategjike ku projektohet zhvillimi i vendit, ku jepet dija për një sektor që do shkojë duke u zhvilluar.

Për çdo vajzë dhe djalë që vjen në këtë universitet ka mundësinë t’i krijojë vetes një fuqi të mjaftueshme për të hyrë në një treg që bëhet gjithmonë e më dinamik. Ka paragjykim për këtë universitet dhe për degë të caktuara, rektori dhe skuadra drejtuese kanë shqetësimin e rënies së interesit. Nëse arrijmë të përçojmë mesazhin dhe përmbajtjen e mesazhit në lidhje me të kundërtën, ky interes do të rritet.

Jemi në kushtet ku Shqipëria ka hyrë në një tjetër hapësirë financimi dhe nga vendi i fundit që ishte në të gjithë rajonin tonë për thithje të fondeve, sot është në vendin e parë. Jemi vendi i parë në rajon për para të miratuara për Bujqësinë. Këto para kërkojnë dije për t’u marrë përmes projekteve të mirëshkruara ku përveç asaj që shkruan duhet të prodhosh. Që një sipërmarrje të funksionojë duhet të kesh njerëz të ditur. Eksperienca të harmonizohet me dijet. Performanca e këtyre sipërmarrjeve duhet të shkojë duke u rritur që të justifikojë kërkesën për fonde.

Kemi vendosur një objektiv ambicioz për të shkuar në katër vitet e ardhshme në kufirin e 1 miliard eksporteve bujqësore. Sot jemi në 400. Dhe sot ne kemi mundësinë të synojmë për shumë më lart. Nëse e nisëm me 150 mln dhe vajtëm 400, kemi mundësinë ta çojmë në 1 mld. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që nëse i shfrytëzon si duhet asetet në fshat, të bëhet kampion në rajon. Sot ne jemi të parët në rajon. Kemi kaluar edhe Serbinë që është edhe vend i madh”, u shpreh Rama.

Lajme të lidhura

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome
Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen
Aktualitet

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Para
Arrestohet 31-vjeçarja shqiptare në Greqi, tentoi të kalonte me certifikatë false të COVID

Arrestohet 31-vjeçarja shqiptare në Greqi, tentoi të kalonte me certifikatë false të COVID

TË FUNDIT

Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!
Aktualitet

Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!

10:49 - 21/10/26

Kryeministri Edi Rama kërkoi sërish dialog me studentet, duke vendosur para kryeministrisë karrige me shënimin “Dialog”. Por ashtu si edhe...

Lexo më shumë
Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

10:44 - 21/10/26
Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com