GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Jeni gati të bisedoni me Berishën? Ja çfarë thotë Gazment Bardhi

19:52 - 23/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pakt i fshehur me Berishën? Bardhi: Nuk jam peng i askujt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Gazment Bardhi tha se në 14 maj, Partia Demokratike humbi bastionet e saj sin ë Shkodër, Kamëz apo Kukës.

Bardhi tha se arsyet kryesore të rezultatit negativ në zgjedhje ishte makineria shtetërore, e cila përdori çdo mekanizëm për të manipuluar zgjedhjet, por edhe përçarja e PD, situatë kjo që ndikoi në humbjen e bastioneve, pasi nuk u arrit të krijohej fryma.

Në një intervistë për News 24, Bardhi tha se dorëheqja e Enkelejd Alibeajt pas zgjedhjeve të 14 majit ishte një vendim personal i tij, i pakonsultuar me strukturat apo grupin parlamentar.

Bardhi tha se kemi hukmbur shumë kohë duke u marrë me njëri-tjetrin, në vend që të punonin për krijimin e një alternative të besueshme.

Lidhur me deklaratat e Sali Berishës për zgjedhjen e kreut të ri të Grupit Parlamentar, Bardhi tha se nuk ka ndërmend që të komentojë dhe as të thellojë çarjen mes demokratëve, duke anashkaluar një përgjigje të drejtpërdrejtë.

Por Bardhi tha se Grupi Parlamentar i PD nuk është një strukturë paralele, sikundër është cilësuar nga Berisha, pasi ne jemi një, jemi grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

“Ne mund të mendojmë ndryshe brenda grupit parlamentar, por kjo nuk do të thotë që ne të mos ndërmarrim inisiativa të përbashkëta në kuadrin e një aksioni opozitar”, tha Bardhi. Ai pohoi se ka raporte njerëzore me të gjithë deputetët e grupit parlamentar, pavarësisht mendimeve apo qëndrimeve të tyre.

“Duhet të flasim me njëri-tjetrin, duhet të organizojmë PD në atë formë që të jemi një alternativë qeverisëse”, tha Bardhi.

I pyetur nëse do të takohet edhe me z. Berisha, Bardhi tha se nuk ka asnjë shqetësim për të kontaktuar dhe biseduar me cilindo, përsa kohë ne ulemi dhe flasim edhe me kundërshtarët tanë politikë të natyrshëm për interesin publik.

“Askush nuk mund të më ndalojë të flas dhe bisedoj me çdo actor dhe faktor opozitar. Unë nuk largoj askënd nga PD-ja. Ajo që na ka ndarë me z.Berisha është linja e përplasjeve me SHBA”, tha Bardhi.

Etiketa: BardhiKryesore1PDZgjedhje

Lajme të lidhura

BE nuk ka votuar IBAR-in për Shqipërinë/ Berisha: Edi Rama manipulon opinionin për negociatat
Breaking Views

BE nuk ka votuar IBAR-in për Shqipërinë/ Berisha: Edi Rama manipulon opinionin për negociatat

14:50 - 01/04/26
Zgjedhjet për kryetarin/ Shehi: Në PD nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët
Breaking Views

Zgjedhjet për kryetarin/ Shehi: Në PD nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët

21:15 - 31/03/26
“Salianjin, nga hero e bënë tradhtar”/ Doris Madhi: Hakmarrja pasi denoncova aferat e Himçit dhe Nokës
Breaking Views

“Salianjin, nga hero e bënë tradhtar”/ Doris Madhi: Hakmarrja pasi denoncova aferat e Himçit dhe Nokës

20:22 - 31/03/26
Para
“Ilir Meta përfaqëson klanin më të rrezikshëm të…”/ Kreshnik Spahiu publikon faktet

Spahiu: Rritja e rrogave 3000 euro deputetëve, pjesë e pazarit Rama-Berisha

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE nuk ka votuar IBAR-in për Shqipërinë/ Berisha: Edi Rama manipulon opinionin për negociatat
Breaking Views

BE nuk ka votuar IBAR-in për Shqipërinë/ Berisha: Edi Rama manipulon opinionin për negociatat

14:50 - 01/04/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk ka votuar raportin IBAR për Shqipërinë, duke akuzuar...

Lexo më shumë
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com