GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Jennifer Lopez do të luajë në pesë filma të ri

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Jennifer Lopez do të luajë në pesë filma të ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ylli i muzikës dhe filmit, Jennifer Lopez, do ta portretizojë një vrasëse të rrezikshme në filmin e ardhshëm të platformës Netflix, me titull “The Mother”.

Aktorja dhe këngëtarja 51-vjeçare i është bashkuar kastës së filmit të ardhshëm të Niki Caros.

Lopez, e cila gjithashtu shërben në rolin e bashkë-producentes së këtij projekti, të realizuar për platformën gjigante, do ta portretizojë një vrasëse e cila detyrohet të kthehet në këtë profesion nga i cili kishte hequr dorë, në mënyrë që ta mbrojë vajzën e saj, të cilën e kishte dhënë për adoptim para shumë vjetëve.

Misha Green është përgjegjëse për ta shkruar skenarin, ndërsa postproduksionin e filmit e bën Andrea Berloff. Filmi thuhet se bazohet pjesërisht në projektin klasik të Luc Bessonit të lansuar në vitin 1994, “The Professional”.

JLo po ashtu do të luajë dhe do ta prodhojë adaptimin e ri të filmit “The Cipher” nga Netflixi. Aktorja e cila njihet për portretizimin e detektives Harlee Santos në serialin “Shades of Blue”, në këtë projekt të bazuar në romanin best-seller të Isabella Malondos do ta luajë rolin e agjentes së FBI-së, Nina Guerrera. Ajo e gjen veten të përfshirë në rastin e një vrasësi serik, pasi ai në mënyrë strategjike i poston disa kode komplekse dhe enigmatike online. Ato përkojnë me vrasjet e tij të fundit, dhe kanë për qëllim ta tërheqin Ninan në një lojë të përndjekjes.

Lopez, e njohur edhe për rolin e saj në filmin “Second Act”, i ka edhe disa projekte të tjera filmike në pritje për t’i realizuar, mes së cilave edhe “Marry Me”, “Shotgun Wedding” dhe “The Godmother”.

Në filmin “Marry Me”, aktorja luan krahas yllit të hollywoodit, Owen Wilson. Aty e portretizon një yll të muzikës pop, e cila martohet me një të panjohur, i portretizuar në film nga Wilson, pasi e zbulon se i fejuari i saj e ka tradhtuar. Ky projekt po konsiderohet i ngjashëm me filmat hit të zhanrit komedi dhe romancë, “Notting Hill” dhe “The Proposal. Ende nuk ka data të sakta të lansimit të filmit “The Godmother”, ndërsa lansimi i filmit “Marry Me” është shtyrë për shkurt të vitit 2022, shkaku i pasigurisë së shkaktuar në industrinë e filmit, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Filmi “Shotgun Wedding” e rrëfen historinë e Darcyt dhe Tomit, të cilët vendosin të martohen në bregdet por dasma e tyre pengohet nga disa kriminel. Rolet protagoniste i luajnë 51-vjeçarja Jennifer Lopez dhe 48-vjeçari Josh Duhamel. Lenny Kravitz, D’Arcy Carden, Selena Tan, Desmin Borges dhe Alex Mallari po ashtu janë pjesë e filmit, regjinë e së cilit e ka bërë Jason Moore. “Shotgun Wedding” pritet të lansohet nëpër kinema në qershor të vitit 2022.

Etiketa: Jennifer Lopez

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Debat në KAS, Rusmaili-përfaqësuesit të PD: Je më i riu këtu dhe je me një sjellje prej cubi

Debat në KAS, Rusmaili-përfaqësuesit të PD: Je më i riu këtu dhe je me një sjellje prej cubi

TË FUNDIT

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26

Studentët e Mjekësisë iu janë bashkuar të rinjve të tjerë që janë mbledhur mesditën e mërkurës përpara ministrisë së Arsimit....

Lexo më shumë
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26
Eurodeputetët në Komisionin e PE shprehën shqetësim për protestat, Tabaku: Qeveria e pakicës s’mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve

Eurodeputetët në Komisionin e PE shprehën shqetësim për protestat, Tabaku: Qeveria e pakicës s’mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve

14:19 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com