GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Jep dorëheqjen”, Bardh Spahia: SPAK të hetojë edhe vilat e Benet Becit

11:12 - 15/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Jep dorëheqjen”, Bardh Spahia: SPAK të hetojë edhe vilat e Benet Becit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, kërkoi dorëheqjen e kreut aktual të bashkisë, Benet Beci pas skandalit të korrupsionit të zbuluar rastësisht nga telefonat e sekuestruar nga SPAK.

Benet Beci, si drejtues i KESH, bashkë me ish-Drejtorin e Rrugëve kanë vjedhur 40% të fondit të një tenderi që KESH as duhet ta kryente.

Spahia thotë se dorëheqja e Benet Becit do të ishte një ndjesë për Shkodrën, që po drejtohet tani nga krimi i organizuar.

Ai i bëri thirrje SPAK-ut të mos bjerë pre e presioneve korruptive, por të hetojë edhe vilat e Benet Becit në Tiranë dhe Hamallaj, si dhe ta çojë para drejtësisë Benet Becin me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Reagimi i Spahisë:

Benet Beci jep dorëheqjen!

Çdo ditë dëgjojmë për akte korruptive të këtij pushteti, që shpik gjithçka vetëm për të vjedhur, por një vjedhje kaq flagrante si e Benet Becit, nuk ishte parë. Vjedh 40% të fondit në një tender që jo vetëm s’kishte për detyrë ta kryente, por informacioni i kërkuar për të cilin u paguan 832 mijë euro ishte publik në internet. Gazetari Klodian Tomorri që ka bërë investigimin dhe ka gjetur dokumentat për aferën, e cila po hetohet në SPAK, tregon qartë skemën e vjedhjes.

Benet Beci, në krye të Bashkisë së Shkodrës, është produkt i krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar. Shkodranët nuk i kanë për borxh askujt të drejtohen nga pengu i bandave dhe i Edi Ramës. Benet Beci është një politikan i korruptuar i cili, në fushatë, veshi lëkurën e deles, por, në të vërtetë, përfaqëson klanin më të egër të grabitqarëve me ‘dy klasë shkollë’.

Dorëheqja është ndjesa që Benet Beci i detyrohet Shkodrës! Ka gjithmonë një kohë për t’u bërë burrë dhe për t’i thënë ‘mjaft’ Edi Ramës, dhe për t’i thënë ‘stop’ krimit.

Presioni korruptiv mbi SPAK-un vetëm sa do zgjasë agoninë e tij dhe do blejë kohë për Edi Ramën, por Benet Beci nuk shpëton dot përgjithmonë! Ai është kapur në korrupsion dhe pastrim parash dhe me këtë akuzë duhet të shkojë përpara drejtësisë. Çdo gjë tjetër e amniston krimin e vjedhjes nga Benet Beci!

Vilat superluksoze të Benet Becit në Tiranë, në Hamallaj dhe kudo tjetër duhet të hetohen!

Zotërinj të SPAK-ut, ndiqni paranë! Vilat e Benetit dhe abuzimet e tij nuk janë krime intelektuale por prova reale të babëzisë së pangopshme për pasurim personal me të gjitha pushtetet. Pa bosht karakterial dhe pa dinjitet njerëzor por me një synim të vetëm: pasurimin në kurriz të qytetarëve të ndershëm e taksapagues.

Etiketa: beciSpahiaSpak

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Para
GJKKO kalon për gjykim dosjen e Jorgo Goros/ Si i ‘hëngri kokën’ toka e Olta Xhakës

GJKKO kalon për gjykim dosjen e Jorgo Goros/ Si i ‘hëngri kokën’ toka e Olta Xhakës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com