GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Jep dorëheqjen”, Berisha: Të premten, Veliaj do të nxirret për zverku nga bashkia

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Skandal korrupsioni”/ Pas Bild, edhe media franceze raporton për aferat në Bashkinë Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Investimi i “Rai” për marrëveshjen Rama-Meloni dhe afera “5D” ishin lajtmotivet në fjalimet e kryedemokratit Sali Berisha gjatë protestës së kësaj të hënë, poshtë banesës së tij.

Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij në tubimin që sot shënoi ditën e 112, se dokumentari i RAI faktonte se Olsi Rama ishte eksponent kryesor i klanit të “Hakmarrjes për Drejtësi” të kokainës së Xibrakës.

Kreu i opozitës tha se prokurorët që amnistuan Olsi Ramën, të cilët sipas tij, fshehën dokumentet e kalimit 18 herë të kufirit me makinën e drogës dhe filmime e fotografime të tij në mbledhjen me Xhixhën, Gjonajn dhe Ermal Hoxhën, u shpërblyen.

Ai deklaroi se Rama ia ka besuar lidhjet me krimin Engjëll Agaçit, të cilin e cilësoi një mafioz të zhytur në vjedhje dhe abuzime.

Kryetari i Partisë Demokratike iu drejtua Erion Veliajt që të japë dorëheqjen, ndërsa shtoi se gjyqi për largimin e tij do të bëhet ditën e premte në “Sheshin Skënderbej” – duke iu referuar protestës së radhës për dorëheqjen e kryebashkiakut.

Berisha paralajmëroi policinë që të mos përndjekin dhe të arrestojnë në mes të natës demokratët. Ai shtoi se, në qoftë se do të shndërrohen në mercenarë të Ballës, Ramës dhe Veliajt, do bëjnë zgjedhjen e gabuar.

Kryedemokrati u shpreh se beteja e demokratëve është me kriminelë si Taulant Balla, Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Fjalimin e mbylli me një apel për qytetarët për tu bashkuar me opozitën në protestën për dorëheqjen e Veliajt të premten në 11:00.

“E premtja është dita e betejës fitimtare. Dita në të cilën Erion Veliaj do të nxirret për zverku nga bashkia. Dita në të cilën shqiptarët do të bëjnë betejën e tyre për kthimin e parave të vjedhura. Për kthimin e dinjitetit të tyre. Për kthimin e ligjit. Për rikthimin e bashkisë qytetarëve të Tiranës. Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, të lënë çdo gjë ditën e premte. Të shkurtojnë oraret, të bëjnë gjithçka se e premtja fitimtare do ua shpërblejë atyre 1 mijë herë, 10 mijë herë me të mira për ata dhe mbarë shqiptarët. Duke u përshëndetur edhe njëherë përzemërsisht, uroj të premten, të gjithë te bashkia”, përfundoi kreu i opozitës.

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajKryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes
Aktualitet

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

17:35 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Para
Seria A, Bolonja turpëron Romën në “Olimpico”

Seria A, Bolonja turpëron Romën në “Olimpico”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes
Aktualitet

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

17:35 - 21/08/26

Gjykata e Lartë ka çelur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të saj të ri, i cili do të marrë...

Lexo më shumë
Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com