GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Jep dorëheqjen drejtori i “Illyrian Guard”, zvendësohet nga Robert Lili, e shkuara e tij në skandalin e AKU-së

16:39 - 14/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Jep dorëheqjen drejtori i “Illyrian Guard”, zvendësohet nga Robert Lili, e shkuara e tij në skandalin e AKU-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jep dorëheqje Drini Nikolla, titullari i Kompanisë Shtetërore të Sigurisë “Illyrian Guard”, e cila ka varësi direkt nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.

Ai mori drejtimin në muajin Shkurt 2021, por me ardhjen e drejtorit të ri të Policisë, është larguar duke lënë detyrën.
Në vend të tij mësohet se është emëruar Robert Lili, ish-kreu i Autoritet Kombëtar të Ushqimit. Lili rezulton me shkelje, gjatë kohës që ishte në detyrën e drejtorit të AKU-së, të dokumentuara nga Kontrolli i lartë i Shtetit.

Ndërsa tashmë atij i është besuar detyra e rëndësishme e Administratorit të “Ilyrian Guard” .

Çfarë zbuloi KLSH për Robert Lilin?
Nga auditimi i praktikave të shqyrtimit të ankesave nga Komisioni pranë DPAKU në kohën që drejtohej nga Robert Lili (deri në tetor 2020), është konstatuar se në 22 raste janë shfuqizuar tërësisht ose pjesërisht gjobat e vendosura nga inspektorët e DRAKU Tiranë, duke krijuar të ardhura të munguara me efekt dëm ekonomik i shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit në vlerën 34,700,300 lekë.
Nga këto, në 19 raste, në vlerën 27,150,000 lekë gjithsej, janë shfuqizuar gjobat në mungesë të kompetencës ligjore, jashtë afatit. Ndërkohë theksohet se në 5 raste nga këto 19, veç mungesës së kompetencës ligjore dhe jashtë afatit, kanë qenë në kundërshtim edhe me vendimet e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ose çështja ka qenë në gjykim në Gjykatën Administrative të Apelit.
Por ka edhe raste krejt arbitrare, kur ky komision i bie shkurt në faljen e gjobave. Në 5 raste në vlerën 7,550,300 lekë, sipas KLSH, vendimet janë marrë në mungesë të arsyetimit ligjor nga Komisioni përkatës pranë DPAKU.
Këto veprime nga Komisioni përkatës pranë DPAKU, sipas raportit, bien në kundërshtim me përcaktimet ligjore të bëra në Ligjin “Për ushqimin” dhe ligjeve të tjera.
Me gjithë këto shkelje, KLSH nuk ka bërë ndonjë kallëzim në SPAK, megjithatë ka kërkuar në mënyrë të menjëhershme zhdëmtimin.
Po ashtu, KLSH në raportin e auditimit konstaton se në këtë kohë u dëmtua siguria ushqimore. Konkretisht, nuk u gjet asnjë dokumentacion për asgjësimin e produkteve të skaduara. Ndërkohë u shitën në treg produkte të rrezikshme për shëndetin me miratimin e AKU.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, shprehet se inspektorët e AKU kanë zbuluar problemin por nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të siguruar shëndetin e konsumatorëve.
Bëhet fjalë për 27 mijë e 890 kilogram mish të pakonsumueshëm, 20,000 kg djathë të denoncuar për praninë e vajit të palmës, për të cilin ka patur ankesë edhe nga konsumatorë.
Po ashtu në dokument thuhet se 20,525 kg yndyrë vegjetale është shitur në treg si gjalpë.
Për abuzimet dhe kemenzxhimin e AKU-së, drejtori Robert Lili u shkarkua, por duket se qenka i nevojshëm në krye të policisë. LIli nuk ka njohuri mbi policinë, por megjithatë në krye të kësaj kompanie duhet një militant partie. “Illyrian Guard”, u krijua në kohën kur drejtonte ministri Lleshaj dje është evidentuar fakti që kjo kompani ka shërbyer për punësimet partiake.

gijotina.com

Etiketa: Robert Lili

Lajme të lidhura

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Para
Bardhi përplaset me Manastirliun, “Vetëm 28% e qytetarëve janë vaksinuar,ti gënjen”

Refuzimi i komisionit për Becchetin, Bardhi: Rama pengon hetimet

TË FUNDIT

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

Një fluks i madh automjetesh ka bllokuar këtë të premte aksin Tiranë–Elbasan, duke shkaktuar kaos të plotë në qarkullim dhe...

Lexo më shumë
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com