GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Jep dorëheqjen kryetari i Partisë Demokratike Elbasan, Blendi Himçi

12:10 - 25/01/25
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Jep dorëheqjen kryetari i Partisë Demokratike Elbasan, Blendi Himçi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jep dorëheqjen Kryetari i Partisë Demokratike Elbasan, Blendi Himçi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Himçi në një publikim në rrjetin social Facebook, ku theksoi se një hap i tillë është ndërmarrë pasi posti bie ndesh me kandidimin në procesin e Primareve.

“Mendoj se ka ardhur koha të hedh një hap tjetër. Ju e dini se bazuar në udhëzimin e kryesisë së PDSH-së, funksioni i Kryetarit të degës bie ndesh me procesin e Primareve dhe për këtë arsye, me përulësi njoftoj dorëheqen time si Kryetar i Partisë Demokratike Dega Elbasan. Parimet e mia janë të forta, ndaj e vlerësoj procesin e Primareve si një mundësi për të marrë votëbesimin tuaj për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit 2025, për të cilën nuk mund ta realizoj pa mbështetjen tuaj!”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike Elbasan!

Rreth 3 vite më parë, në një kohë jo shumë të lehtë për familjen tonë politike, falë mbështetjes dhe besimit tuaj u zgjodha drejtues i degës së PD Elbasan. Në respekt të besimit tuaj, por edhe virtyteve që më karakterizojnë si individ, të gjithë energjinë time e vura në funksion të betejave që pasuan,të cilat për hir të vërtetës nuk kanë qënë aspak të lehta.
Gjatë kësaj periudhe jam përpjekur me mish e shpirt jo vetëm të përmbush detyrat e mia funksionale, por edhe të bëj gjithçka për të bashkuar e forcuar degën tonë.

Mendoj se ka ardhur koha të hedh një hap tjetër. Ju e dini se bazuar në udhëzimin e kryesisë së PDSH-së, funksioni i Kryetarit të degës bie ndesh me procesin e Primareve dhe për këtë arsye, me përulësi njoftoj dorëheqen time si Kryetar i Partisë Demokratike Dega Elbasan. Parimet e mia janë të forta, ndaj e vlerësoj procesin e Primareve si një mundësi për të marrë votëbesimin tuaj për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit 2025, për të cilën nuk mund ta realizoj pa mbështetjen tuaj!
E di që edhe në këtë betejë vlerësimi dhe mbështetja nga ju nuk do më mungojë, gjithësesi jam i përulur para jush.
Vizioni im është vetëm një. Një Elbasan më i mirë për fëmijët tanë, që ata ta shohin këtu të ardhmen e tyre. Si biri i këtij qyteti plot halle, votëbesimin tuaj do ta përktheja më shumë punë, një zë kritik në Parlament, i cili lobon fort për qytetin, t‘ia kthejë atë bashkëqytetarëve të tij, por që edhe Partia Demokrtike të arrijë fitoren të cilën të gjithë ne e presim me padurim.
Kush më njeh e di që rrugëtimi im në politikë nuk ka qënë as i menjëhershëm,e as i thjeshtë. Askush nuk ma ka dhuruar atë, e as postet që më janë besuar ndër vite. Por besoj që tashmë ka ardhur koha për një tjetër kapitull. Kandidatura ime si deputet më shumë se një ambicie personale, është një detyrim moral për qytetin, fëmijët e mi, familjen, miqtë dhe për ata të cilët presin më shumë prej vizionit dhe përkushtimit tim sublim.
Këto 12 vite në opozitë nuk kanë qënë aspak të lehta,ndaj shqiptarët dhe qytetarët elbasanas meritojnë t‘i udhëheqim për të sjellë ndryshimin.
Të dashur demokratë të qytetit tim, siç ju kam shtrirë dorën në këto 3 vite për bashkëpunim, për të qënë pjesë e aksionit opozitar dhe për këtë ju jam mirënjohës,pasi keni qenë gjithnjë aty, kërkoj mbështetjen tuaj edhe në këto Primare. Jam i bindur se sot, nesër dhe ditët që do të pasojnë do të jenë më të bardha për familjen tonë politike, qytetin e Elbasanit dhe Shqipërinë!

Ju faleminderit për gjithçka demokratë!
Blendi Himçi!

 

Etiketa: Blendi Himciprimare

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
Konflikti me dy të plagosur në Sarandë/ Zbardhen detaje: 8 të arrestuar, 2 persona në kërkim! Në pranga edhe punonjës të policisë

Aksidentoi këmbësorin, arrestohet 42-vjeçari në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Lexo më shumë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com