Kreu i FSHZH, Dritan Agolli, ka një hetim nga SPAK me dyshimet se ka përfituar para publike, përmes nënkontraktimeve dhe kompanive që u ka dhënë tendera publik.
Sipas dokumenteve, nga “Fusha” shpk Agolli ka marrë një tokë në zonën e Lundrës për të ndërtuar resorte vilash.
Ao shton më tej SPAK do kryejë hetime mbi pasurinë dhe personat që kanë përfituar tendera gjatë kohës që Agolli ka drejtuar.
Në 12 dhjetor Dritan Agolli u paraqit në SPAK, u mor në pyetje, sepse ndaj tij ka një çështje nën hetim. Dritan Agolli është pronar i një kompanie e quajtur ‘Magnum Opus’ group me objekt studime në nivel strategjik, menaxherial, operacional, analiza, vrojtime, sondazhe, konsulencë, shërbime administrative etj.
Kompania rezulton që ka marrë para publike. Agolli ka siguruar para publike përmes nënkontraktimeve dhe kompaninë që u ka dhënë tendera publik. Kemi një marrëdhënie që kreu i FSHZH ka kryer me kompani private, me të cilët i ka lidhur interesi.
Një vit pasi Agolli është emëruar në krye të FSHZH, i biri i tij deklaron se gjyshi i ka dhuruar një shtëpi me sipërfaqe gati 1550 metra/katror, ndërsa Agolli ka deklaruar në institucionin kundër pastrimit të parave se ka shitur një apartament 360 mijë euro, ndërkohë që vlera e tij ka qenë gjysmë për gjysmë në kohën e blerjes. Me këtë lëvizje ka justifikuar blerjet e apartamenteve dhe garazheve ku ai jeton dhe i ka pronë të tij. Bëhet fjalë edhe për një shumë që do t’ia kalonte biznesit të djalit të tij, 400 mijë euro. Sipas një reagimi nga Agolli kjo procedurë është pezulluar dhe kjo ka mbetur në tentativë. Një çështje për të cilën SPAK ka bërë verifikim, por se çfarë ka bërë me kompaninë private dhe fondet publike, kjo është pikëpyetje e madhe.
Ndërkohë ka dokumente ku nga ‘Fusha’, Agolli ka marrë një tokë fare pranë qendrës tregtare TEG, për të ndërtuar një resort vilash, për të cilin thuhet se SPAK ka nisur verifikimet.
Agolli me anë të kompanisë së tij, “Magnum Opus Group”, ka marrë 4 projekte kombëtare afatgjata.
Agolli i cili ka mbajtur disa detyra, duke nisur nga drejtori i urbanistikës dhe më pas ka qenë administrator i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë dhe njëkohësisht anëtar i bordit të UKT dhe gjatë kësaj kohe kur ky institucion zhvillonte një procedurë prokurimi konsulentë, kontrata u fitua dhe u lidh nga kompania në pronësi të Dritan Agollit. Këtu bëhet fjalë për “Magnum Opus Group”, në pronësi 100% të Agollit. Kontrata pati vlerën 78 mln lekë dhe me anë të kësaj kompani Agolli, njëherazi dhe titullar i FSHZH ka impelmentuar të paktën 4 projekte kombëtare afatgjata në cilësinë e konsulentit për këto 4 projekte.
E para është hartimi i plan-biznesit strategjik të Autoritetit Shtetëror për Informacion Hapësinor , projekti 2018-2030 i Ministrisë së Turizmit, plani kombëtar i veprimit për strategjinë kombëtare për ndryshimet klimatike 2020-2030 dhe plani kombëtar i menaxhimit të sigurt kimikateve i hartuar në vitin 2020-2030.
Agolli në cilësinë e titullarit të FSHZH ka qenë pjesë e organizimit të këtyre projekteve, dhe njëkohësisht implementers në cilësinë e konsulentit me anë të “Magnum Opus Group”.
Ndërkohë SPAK ka vënë nën hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollin, edhe për tenderin prej 400 mijë dollarë ia dha Alfio Rotanit, kuzhinierit që punonte me djalin e tij.
Fondi shpalli fitues të tenderit Kompania “Mascarpone” ku aksioner kryesor është Alfio Rrotani. Pikërisht me 27 Janar 2022 është shpallur fitues i tenderit me objekt shërbim konsulence për ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar menynë e ”100 Fshatrave” nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Fondi limit sipas dokumentacionit ishte 41,666,667 lekë, ndërsa oferta fituese rezulton në vlerën 41,020,500 lekë, pra me një diferencë prej 640 mijë lekësh mes fondit limit dhe ofertës fituese. Një grup tjetër kompanish është spostuar edhe pse kishte paraqitur një ofertë rreth 15 mijë USD më të ulët se sa kompania fituese.
Ndërsa dy vite më parë, kur edhe u publikuan të dhënat mbi pagat, u zbulua se 5 shoferët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit kishin paga bruto nga 1500 dollarë (153120 lekë) deri 1900 dollarë (196 636 lekë) në muaj, afërsisht sa paga e një deputeti (156 770 lekë) dhe në disa raste më shumë se e një ministri (174 760 lekë).
Ndërsa vetë Dritan Agolli kishte një pagë afro 7 mijë dollarësh (701 100 lekë) ne muaj.
gijotina.com/
Discussion about this post