GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Jepini fund këtij seriali”, Rama kritikon Policinë e Shtetit: Tregoni është vrarë apo jo Ervis Martinaj

16:40 - 07/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Jepini fund këtij seriali”, Rama kritikon Policinë e Shtetit: Tregoni është vrarë apo jo Ervis Martinaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë një takimi me Drejtuesit e Lartë të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama ka theksuar se sot pavarësisht se është avancuar në luftën kundër krimit, uniformat blu kanë ende shumë për të përmirësuar. Ai gjithashtu ka përmendur edhe emrin e Ervis Martinajt, për të cilën ka fajësuar Policinë e Shtetit që ende nuk ka dhënë një përgjigje nëse është vrarë apo jeton.

“Në vitin 2012 janë vrarë 125 njerëz dhe krahasimisht gjatë këtyre viteve shifra e vrasjeve është përgjysmuar. Nëse vjet kishim 38 vrasje, sivjet kishim vetëm 30. KY ishte viti me numrin më të ulët të vrasjeve në 30 vjet, ky është fakt. Kjo nuk do të thotë se vrasjet nuk janë problem, madje janë problem serioz, sidomos kur bëhet fjalë për ngrënien e kokave të llumit të shoqërisë. Po të shohësh tabelën e të dhënave Shqipëria është ngjitur drejt mesatares së të dhënave Europiane, dhe disa nga vendet e BE kanë më shumë vrasje, ndërkohë që disa nga vendet e rajonit kanë më pak se ne. Kur morëm ne detyrën Shqipëria nuk dukej fare, sepse 125 vrasje në vit janë jashtë çdo lloj krahasimi me kuadrin Europian. Por Gushti që na solli dhe këtu ku jemi sot, ishte një befasi alarmuese. Një situatë e rënduar jo vetëm më vrasjet por dhe me disa shenja të tjera shqetësuese, pavarësisht se krahasimisht me vitet e mëparshme, me gjithë vrasjet e Gushtit ky është viti me numrin më të ulët. Por ky Gusht dhe çfarë ka ndodhur në këtë gusht duhet të shërbejë si shuplakë, dhe të na ngrejë në këmbë drejt objektivave më ambiciozë për Policinë e Shtetit. Si është e mundur që Policia e Shtetit akoma sot nuk e ka një përgjigje, për fatin e njërit prej profileve më të larta të krimit të organizuar në Shqipëri. Është e papranueshme që për javë të tjerë ekranet shqiptare janë bërë si BB i kronikës së zezë, jo u vra jo nuk u vra ai që ishte i shumëkërkuar nga Drejtësia, dhe çfarë nuk dëgjojnë njerëzit, lloj lloj legjendash me luanë, bamirësa, oligarkë, shto ujë e shto miell si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit shqiptar dhe Policia e Shtetit nuk di ta thotë ore u vra apo nuk u vra, kush e ka penguar ta thotë”, tha Rama.

 

Etiketa: Edi RamaErvis MartinajkritikaPolicia e Shtetitvrare

Lajme të lidhura

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…
Breaking Views

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg
Breaking Views

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
Para
“Vendet e BE-së, më shumë vrasje”/ Rama: Ja pse policia s’ka përgjigje për fatin e Martinajt

Edi Rama injoron Gledis Nanon: Ardi Veliu e la fushën e pastër nga kanabisi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka rrëzuar masën e sigurimit të pezullimit nga detyra të kreut të IMT Tiranës...

Lexo më shumë
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com