GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Jeta mes Shqipërisë dhe SHBA-së, rrëfehet Rudina Hajdari: Kam marrëdhënie të shkëlqyer me…

17:39 - 21/08/22
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Jeta mes Shqipërisë dhe SHBA-së, rrëfehet Rudina Hajdari: Kam marrëdhënie të shkëlqyer me…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse vetëm 35 vjeç, Rudina Hajdari ka treguar se di të shkëlqejë kudo. Në politikë ajo solli shembullin e të rinjve shqiptarë, me këmbë në tokë dhe me kërkesa të larta. Si nënë ka ditur të alternojë kohën mes angazhimeve në Tiranë dhe Sihanës, vajzës së saj që jeton në SHBA. Në një intervistë, Rudina bën një rezyme të 35 viteve të jetës së saj, mes sfidave, miqësive dhe mbi të gjitha rreth planeve për politikë. Kjo është Rudina Hajdari, në një intervistë (jo shumë larg fokusit politik).

Rudina Hajdari, 35 vjeç, një karrierë e suksesshme dhe nënë e lumtur. Po në syrin tuaj si ju gjeti kjo ditëlindje?

Karriera ime sapo ka filluar dhe kam ende rrugë përpara. Kërkoj shumë nga vetja dhe nuk më duket sikur kam arritur diçka të madhe.

Si shkoi festa? Cila ishte dhurata më e veçantë që morët?

Festa ishte shume e ngrohtë mes njerëzve të ngushtë dhe familjareve të mi. Mendoj se ky vit për mua ka një kuptim të veçantë, sepse në këtë moshë babait tim iu ndërpre jeta dhe më bën të reflektoj se sa i ri ishte dhe sa shumë arriti në atë kohë.

Në këto 35 vjet, cili është pengu kryesor i Rudinës?

Politika do jetë angazhimi im kryesor dhe nuk i kam mbyllur asnjëherë planet, pavarësisht se politika do t’i mbyllë me mua. Unë nuk heq dorë dhe do vazhdoj, sepse ky vend ka nevojë për njerëz me energji të reja.

E shumë mediatizuar si politikane, ka pluset dhe minuset e veta. Çfarë ju ka lënduar më së shumti?

Jam shumë e dashur me mediat dhe kam raporte shumë të mira me gazetarët. Në fillim ishin ato sikletet e para sa u ambientova, por tani nuk ndjej asnjë lëndim përkundrazi, jam e lumtur që jam e mediatizuar si politikane.

Thonë se politika i transformon gratë, sa e ka ndryshuar Rudinën?

Besoj se më ka ndryshuar në logjikë nga mënyra sesi e lexoj politikën dhe dinamikat e saj, por jo si njeri. Jam e njëjta Rudina si nënë dhe si shoqe, si grua.

Si i keni sot marrëdhëniet me ish-kolegët, kë do të spikasnit?

I kam shume të mira. Me Ralfin Murrizin kam pasur raport shumë të mirë dhe vazhdoj i ruaj. Mendoj që koha e treguar qartë këta nuk ishin njerëz as të blerë e as të shitur ashtu siç akuzoheshim. Këtë e bën politikën që për interesa personale është gati t’i shkel mbi çdokënd padrejtësisht.

Jeni ndër personazhet që keni folur më hapur edhe për jetën tuaj private, mendoni se ju ka dëmtuar?

Jo fare, jam shumë qetë në atë drejtim madje mendoj se më ka ndihmuar në raport me njerëzit që kanë vlerësuar faktin që kam qenë e hapur se vetëm kështu mund të ndihmojnë njëritjetrin. Asnjë nuk është perfekt dhe ka problemet e veta ndaj duke qenë e hapur je më njerëzore dhe ndihesh më e afërt me njerëzit që të duan.

Çfarë mendon se e ka dëmtuar marrëdhënien tuaj? Është e vërtetë që pas martesës dashuria ndryshon? Cila është këshilla që i jepni më së shumti Sihanës?

I jep këshilla çdo ditë, këshilla që i përsëris më tepër është që duhet t’i trajtojë të gjithë njerëzit njësoj pavarësisht racës, fesë, statusit ekonomik etj., besoj fort te parimi njerëzor dhe dua që ajo ta ketë atë anë në jetën e saj.

Si ka ndikuar tek ju largësia që keni pasur me vajzën tuaj?

Kanë qenë e vështirë po kjo nuk më ka ndalur që të kem një raport të shkëlqyer me të. Ajo e kupton pse jemi larg njëra-tjetrës dhe mundohemi me të gjitha mënyrat të jemi në kontakt sa më shumë.

Kur bëni një retrospektiv, mendoni se ja ka vlejtur koha dhe insistimi juaj në Shqipëri?

Besoj se po. Çdo gjë që ka të bëj me dëshirën dhe pasionin për të ndjekur ëndrrat e tua, ia vlen sakrifica.

Vera është një kohë e rëndësishme sepse është kohë familjare dhe më afron më tepër me njerëzit që dua më shumë. Është një kohë kur unë lexoj më tepër dhe gjej kohë për miqtë e mi.

 

Etiketa: jeta privateRudina Hajdari

Lajme të lidhura

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni
Aktualitet

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

17:15 - 16/01/26
Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme
Aktualitet

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme

17:59 - 14/01/26
U divorcuan për shkak të BBVA? Menaxheri i Erik Lloshit flet për bashkëshorten e tij
Aktualitet

U divorcuan për shkak të BBVA? Menaxheri i Erik Lloshit flet për bashkëshorten e tij

17:45 - 13/01/26
Para
“Nxorri sekretet e ushtrisë”/ Deputeti publikon videon e vizitës së Mimi Kodhelit në Uzinën  e Gramshit

“Nxorri sekretet e ushtrisë”/ Deputeti publikon videon e vizitës së Mimi Kodhelit në Uzinën e Gramshit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve
Breaking Views

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26

Ish-deputeti Dashamir Shehi foli mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Kjo Javë”. Shehi komentoi fjalën e Ramës sot para...

Lexo më shumë
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26
Rama kërkon marrëveshje me Berishën: Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati

Rama kërkon marrëveshje me Berishën: Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati

20:43 - 16/01/26
Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë

Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë

20:34 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com