GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Jetëgjatësia, INSTAT: Gratë në Shqipëri jetojnë 4.4 vjet më shumë se burrat

07:44 - 10/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Jetëgjatësia, INSTAT: Gratë në Shqipëri jetojnë 4.4 vjet më shumë se burrat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Popullsia e vendit po pakësohet nga viti në vit, por ritmet e rënies për burrat janë të më të larta se gratë. Gjatë këtij viti, numri i grave në Shqipëri është ulur me një normë prej 0,4 % ndërsa popullsia e burrave ka rënë me 0,7 %, raportoi INSTAT.  Në vitin 2020, gratë përbëjnë 50,2 % të popullsisë gjithsej, mosha mediane e tyre arriti në 38, 6 vite.

Migracioni neto i grave shënon vlerën -7.069 gra të emigruara më shumë sesa të kthyera në 2020. Migracioni neto i burrave është gjithashtu negativ, -9.615 burra të emigruar më shumë sesa të kthyer.

Raporti gjinor sipas grupmoshave tregon se ka një mbizotërim të gjinisë mashkullore deri në grupmoshën 35-39 vjeç.

Mosha mediane për burrat, në vitin 2020 është 36,8 vjeç ndërsa për gratë është 38,6 vite. Sipas INSTAT, mosha mediane më e lartë tek gratë shpjegohet me jetëgjatësinë më të lartë të tyre. Në vitin 2020, jetëgjatësia në lindje është llogaritur të jetë 75,2 vite për burrat dhe 79,6 vite për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë 4,4 vite më shumë se burrat.

Numri i lindjeve të vitit 2020 është 28.075 lindje. Raporti gjinor në lindje është 107, që tregon se për çdo 100 vajza të lindura, lindin 107 djem. Ky raport është më i lartë se raporti natyral, i cili është 105. Në vlera absolute, rënia e numrit të lindjeve krahasuar me vitin 2020 është 486 lindje. Për lindjet djem kemi një rënie prej 2,7 %, ndërsa për lindjet vajza rënia është 0,6 %.

Indeksi sintetik i fekonditetit (ISF), i cili tregon numrin mesatar të fëmijëve që pritet të lindë një grua në moshë riprodhuese shënon 1,34 fëmijë për vitin 2020.

Kjo do të thotë se në 100 gra pritet të lindin 134 fëmijë, nëse normat e lindshmërisë sipas grupmoshave janë ato të vitit referues 2020. Ky indeks është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten.

Lindshmëria ka rënë për grupmoshat 20-24 dhe 25- 29, ndërsa për grupmoshat më të vjetra ka pësuar rritje të lehtë.

Në vitin 2020, mosha mesatare në lindje ishte 29,0 vjeç, nga 28.9 vjec që ishte më 2019. Koeficientët specifikë të lindshmërisë sipas gjinisë për 2020, tregojnë dhe mbështesin faktin se burrat e fillojnë aktivitetin e të paturit fëmijë relativisht më vonë se gratë, afërsisht një 5 vjeçar më vonë, ndërkohë që normat e lindshmërisë pas të 30-ave i kanë më të larta se gratë.

Gratë në Shqipëri janë rreth 35 për qind larg  zëvendësimit të vetvetes. Ky tregues ndikohet direkt nga sjellja riprodhuese e grave

Lindshmëria në adoleshencë është zvogëluar në krahasim me një vit më parë. Në vitin 2020, ka 13,3 lindje për çdo 1.000 vajza të grupmoshës 15-19 vjeç nga 14,2 lindje që ishin në 2019.

Përqindjet janë të vogla deri në moshën 18 vjeç ku 1,1 % e vajzave kanë patur lindje. Ky trend vjen në rritje duke arritur 2,3 % në moshën 19 vjeç./MONITOR

Etiketa: burratgrateInstatjetegjatesiapopullesia

Lajme të lidhura

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Para
Zbulohen detaje të tjera nga aksioni në Ministrinë e Brendshme për abuzimet me tenderin 25 mln euro

Zbulohen detaje të tjera nga aksioni në Ministrinë e Brendshme për abuzimet me tenderin 25 mln euro

TË FUNDIT

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26

Një qendër fizioterapeutike ishte kthyer në një ‘fole prostitucioni’ në Tiranë. Për pasojë është arrestuar një 40-vjeçare (pronarja e qendrës)...

Lexo më shumë
Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com