Bashkia Korçë e drejtuar nga Sotiraq Filo vjedh paratë e Shtëpisë së Fëmijës “Lulet e vogla”. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një sërë tenderësh të hapur për këtë institucion nga bashkia, ku ka abuzim me fondet dhe shkelje të ligjit për prokurimet. Së pari, KLSH, shprehet se ka një diferencë të madhe mes shpenzimeve totale të raportuara nga ky institucion gjatë një viti, në raport me shpenzimet reale të konstatuara nga audituesit.
“Megjithëse nga sektori i financës dokumentacioni është mbajtur referuar legjislacionit në fuqi, u konstatuan se mungonin procesverbalet e marrjes në dorëzim të mallrave/shërbimeve. Nga auditimi ka rezultuar se bashkëlidhur dokumentacionit justifikues të urdhër shpenzimeve, mungonte procesverbali i marrjes në dorëzim të mallrave/shërbimeve të prokuruara.”, thekson KLSH.
Ndërkohë edhe në tenderët më poshtë. shohim se ka një diferencë të madhe të shpenzimeve të raportuara me shpenzimet reale në vitin 2020, vitin 2021 dhe vitin 2022. Për shembull, në vitin 2021 shpenzimet nga Shtëpia e Fëmijës janë raportuar në vlerën 18 milionë lekë, ndërsa Audituesi konstaton një nivel shpenzimesh prej 17 milionë lekësh. Ku vajtën 1 milion të tjera? Përgjigjen e kësaj pyetje do ta japim më poshtë.
Fëmijët në rrezik
Saktësisht, këto para që regjistrohen si shpenzime për fëmijët e shtëpisë “”Lulet e vogla”, Filo i çon për tenderë abuzivë. Për vitin 2020, sipas regjistrit të parashikimit të procedurave të prokurimit janë parashikuar 18 procedura, por në regjistrin e realizimit janë zhvilluar 9 procedura prokurimi. Edhe pse paratë janë marrë për 18 të tilla.
Këtu le të marrim rastin e tenderit me objekt “Blerje ushqime”, për të cilin janë shpenzuar 20 milionë lekë të vjetra. Në këtë rast, KLSH ka konstatuar se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të AK nuk ka ekspert të fushës. Gjithashtu, lidhur me Njësinë e prokurimit, asnjëri nga anëtarët e saj nuk ishte specialist fushe për hartimin e kritereve të veçanta të kualifikimit dhe hartimin e specifikimeve teknike.
“Në procedurën e prokurimit “Blerje ushqime” OE nuk përmbush kriterin e pikës 2.6 të DST-ve, ku citohet “Operatori ekonomik duhet të jetë i pajisur me Certifikatë të Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore ISO 22000:2018 ose ekuivalente me të” certifikatë kjo që nuk disponohet nga OE”, thuhet në raport.
Pra, kemi të bëjmë me një kontratë që është firmosur pa konkurrencë të lirë dhe vlerësimi nuk është bërë nga ekspertë.
Çka do të thotë se fituesi mund të mos përmbushë kriteret për këtë tender, dhe mund të vërë në rrezik shëndetin e fëmijëve, pasi bëhet fjala për furnizimin me ushqime.
Manipulimet me këto tenderë kanë bërë që shpesh herë fëmijët në këto institucione të mbeten dhe pa u ushqyer. Por, duke qenë se askush nuk dëgjon zërin e tyre, kryebashkiaku i Korçës dhe drejtori i Shtëpisë së Fëmijës vazhdojnë planet e tyre duke iu marrë bukën e gojës.
Skandali thellohet e më shumë kur shihet se shpenzohen 150 mijë lekë për bebelina. Në këtë tender nuk përcaktohet se sa është numri i fëmijëve që kanë nevojë për bebelina. Por institucioni vendos një numër sipas dëshirës. Ndërsa KLSH konstaton se Bashkia ka skualifikuar nga gara katër ofertat më të lira dhe a shpallur fituese firmën, që si duket ka përcaktuar dhe çmimin e tenderit. Pasi vlera e ofertës është e njëjtë me fondin limit.
Godina drejt shembjes
Më tutje në këtë raport, KLSH tregon se fëmijët në shtëpinë “Lulet e Vogla” janë çdo ditë në rrezik, pasi ndërtesa është e amortizuara dhe rrezikon shembjen. Por, pavarësisht kësaj as Bashkia Korçë dhe as vetë institucioni nuk kanë marrë masa për rikonstruksionin e saj, apo për zhvendosjen e fëmijëve. KLSH shprehet se përgjegjësit nuk kanë shfaqur asnjë lloj interesimi për këtë çështje.
“U konstatua se godina ku ushtron veprimtarinë shtëpia e foshnjës “Lulet e vogla” është një ndërtim mbi 50 vjeçar. Bashkia Korçë (drejtoria e përgjithshme e pronës publike), në cilësinë e pronarit të pronës dhe shtëpia e foshnjës “Lulet e vogla”, në cilësinë e njësisë së varësisë që e përdor pronën, nuk rezultojnë të kenë ndërmarrë asnjë procedurë për kryerjen e auditimit teknik të godinës, me qëllim vlerësimin e gjendjes teknike dhe kapacitetin e tij mbajtës”, thuhet në raport.
Ndërkohë as vetë drejtuesi i institucionit nuk ka bërë kërkesë që të paktën të bëhet ekspertiza për gjendjen e godinës.
“U vlerësua e nevojshme të kërkohej nga Bashkia Korçë dhe Shtëpia e Foshnjës “Lulet e vogla”, nëse ka pasur interesim nga subjekte private mbi zhvillimin e kësaj prone ose kërkesa për krijimin e çdo lloj marrëdhënie tjetër juridike civile me objekt pronën ku ushtron aktivitet shtëpia e foshnjës “Lulet e vogla”. Bazuar në përgjigjen e drejtoreshës së shtëpisë së foshnjës “Lulet e vogla” dhe drejtorit të drejtorisë së përgjithshme të pronës publike, nuk rezulton që për këtë pasuri të ketë kërkesë nga subjekte private për zhvillim apo krijim të ndonjë marrëdhënie tjetër juridike civile”, konstaton KLSH. Filo, përveç kërdinë tenderët, po ha mbi kurrizin e atyre që janë të pambrojtur dhe nuk mund të ngrënë zërin për padrejtësitë që iu bëhen.
Lexo edhe: Makina përplas 16-vjeçarin në Korçë, jashtë rrezikut për jetën
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post