GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Jetoi 93 ditë nën ujë, shkencëtari deklaron se ka zbuluar “sekretin e jetëgjatësisë”

në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Jetoi 93 ditë nën ujë, shkencëtari deklaron se ka zbuluar “sekretin e jetëgjatësisë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shkencëtar i cili jetoi për 93 ditë nën ujë thotë se ky faktor ka rritur jetëgjatësinë e tij me 20%.

Joseph Dituri, 55 vjeç, një oficer marine jetoi në një kabinë 9 metër katrorë të vendosur në dyshemenë e Oqeanit Atlantik për të zbuluar se si ndikon presioni i një mjedisi në trupin e njeriut.

Misioni gjithashtu u realizua për të thyer rekordin e mëparshëm të jetesës nën ujë i cili ishte 73 ditë.

Dituri tha për “Daily Mail” se mjekët kryen analiza për të parë ndryshimet e ndodhura në trupin e tij përgjatë muajve Mars-Qershor, përfshirë edhe matjen e telomerëve, zgjatimeve kromozomike që shkurtohen me rritjen e moshës.

Ai  shprehet se telomerët e tij janë 20% më të gjatë dhe ka 10 herë më shumë qeliza staminale se sa në momentin kur hyri në kabinë në muajin Mars.

60-66% e gjumit të tij kalon në fazën e “REM” ose gjumit të thellë, ndërkohë që një i rritur normal e përjeton këtë vetëm 20-25% të kohës që fle. Treguesit inflamatorë të trupit të tij janë përgjysmuar ndërsa kolesteroli është ulur me 72 njësi.

Ndryshimet shëndetësore të shkencëtarit janë rezultat i presionit, një proces i ngjashëm me dhomat hiperbarike të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut, metabolizmin dhe mikrostrukturën e trurit dhe përmirësimin e funksioneve konjitive, fizike, gjumit dhe të lëvizjes.

“Metabolizmi im është përmirësuar që do të thotë se jam më i dobët, por kam të njëjtën masë muskulare. Kam ruajtur të njëjtën masë dhe kjo është çmenduri”, tha Dituri.

Kabina ku ai qëndroi është e vogël, por e pajisur me një hapësirë pune, kuzhinë, tualet, dy dhoma gjumi dhe një ‘pishinë’ të vogël që është në fakt hyrje-dalje dhe një dritare që sheh nga deti.

Ky lloj eksperimenti do të shërbejë edhe për misionin që do të dërgojë njerëz në Mars për të parashikuar humbjen e masës muskulare, një fenomen që dëmton astronautët.

Etiketa: Joseph Diturishkencetari jetoi 93 dite nen uje

Lajme të lidhura

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj
Aktualitet

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

10:08 - 09/04/26
Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Para
Fernandes: Duam trofeun përballë Cityt, t’ju prishim festën

Fernandes: Duam trofeun përballë Cityt, t’ju prishim festën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë
Aktualitet

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

10:08 - 10/09/26

15 persona janë shoqëruar në polici në lidhje me protestën e një dite më parë të qytetarëve kundër qeverisë së...

Lexo më shumë
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

09:48 - 10/09/26
Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

09:24 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

09:12 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com