GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Jetojmë si në burg”, azilkërkuesi rrëfen “tmerrin” në Angli: Familja ime nuk e di a jam gjallë

09:18 - 02/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Jetojmë si në burg”, azilkërkuesi rrëfen “tmerrin” në Angli: Familja ime nuk e di a jam gjallë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kushtet në një qendër të mbipopulluar emigrantësh në Kent ishin të ngjashme me të jetuarit në një burg apo kopsht zoologjik, ka thënë një banor i fundit për BBC. Ahmed, nuk është emri i tij i vërtetë, tha se njerëzit në qendrën e përpunimit në Manston trajtoheshin si “kafshë”, ku 130 njerëz janë të detyruar të rrinë në një tendë të vetme të madhe.

Mbi 4,000 emigrantë thuhet se janë në kamp ditët e fundit, kur ai duhej të mbante vetëm 1,600. Por Ministri i Emigracionit Robert Jenrick ka këmbëngulur se shifrat po bien. Ahmedi, i cili u largua nga qendra të hënën pas 24 ditësh atje – përshkroi se ishte i detyruar të flinte në dysheme dhe e kishte të ndaluar të shkonte në tualet, të bënte dush ose të dilte jashtë për stërvitje.

Ai tha gjithashtu se njerëzit ishin penguar që të telefononin familjet e tyre, për t’i njoftuar se kishin mbërritur të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar.

“Për 24 ditë që ndenja atje, nuk munda t’i telefonoj familjes sime për t’i thënë në kam vdekur apo jetoj, – ata nuk dinë asgjë për mua. Të gjithë njerëzit atje e kanë një familje. Ata duhet të dinë se çfarë po ndodh me ne”, tha ai.

Manston, një ish-bazë ushtarake në Kent, u hap si një qendër përpunimi në shkurt për numrin në rritje të emigrantëve që arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla. Emigrantët janë menduar të mbahen atje për periudha të shkurtra kohore, përsa kohë i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë dhe identitetit.

Ata më pas supozohet të zhvendosen në sistemin e akomodimit të azilit të Home Office, që shpesh nënkupton një hotel për shkak të mungesës së akomodimit në dispozicion. Por Manston u mbush edhe më shumë në fundjavë kur 700 emigrantë u dërguan atje nga një qendër tjetër në Dover.

Një numër i madh emigrantësh kanë mbërritur në Britaninë e Madhe këtë vit. Deri më tani këtë vit, ka pasur pothuajse 40,000 mbërritje në Kent – me gati 1,000 që kanë kaluar Kanalin vetëm të shtunën. Më vete, BBC bëri fotografi të fëmijëve të pashoqëruar që detyroheshin të flinin në dysheme në një objekt tjetër të paidentifikuar të Home Office në Kent.

Fotografitë tregojnë një dhomë të dekoruar dobët, me vetëm disa libra dhe një kuti me Scrabble si argëtim për të ndihmuar në kalimin e kohës në objekt. Shkrime në gjuhë të ndryshme shihen në muret mbi një rresht karrigesh plastike, të fiksuara në dysheme. BBC mësoi se objekti përdoret për të identifikuar fëmijët e pashoqëruar azilkërkues.

Qeveria britanike ka qenë nën presion të madh për të trajtuar rritjen e kalimeve me varka të vogla dhe për të përshpejtuar përpunimin e emigrantëve tashmë në Mbretërinë e Bashkuar. Ministrja e Brendshme Suella Braverman është akuzuar nga partitë opozitare për injorimin e këshilltarëve ligjorë, që thanë se ajo duhej të siguronte strehim shtesë në hotele për të parandaluar mbipopullimin në qendër.

Etiketa: AngliAzilKryesore1

Lajme të lidhura

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta

23:02 - 16/01/26
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare
Aktualitet

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

22:46 - 16/01/26
Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj
Aktualitet

Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj

19:27 - 16/01/26
Para
“Nuk e marr vendin e punës me puthje”, Iku nga Top Channel, Flori Gjini ‘thumb’ për Bora Zemanin?

“Nuk e marr vendin e punës me puthje”, Iku nga Top Channel, Flori Gjini ‘thumb’ për Bora Zemanin?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta

23:02 - 16/01/26

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policinë...

Lexo më shumë
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

22:46 - 16/01/26
Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com