GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Jo italian”/ Duka flet për trajnerin e Kombëtares: Kemi tre emra

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
“Jo italian”/ Duka flet për trajnerin e Kombëtares: Kemi tre emra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka deklaruar se në listë për të marrë drejtimin e kombëtares sonë janë tre emra. Ai u shpreh se shumë shpejt do të zgjidhet trajneri i ri, i cili do të nisë punën në janar.

Trajneri Reja ka përfunduar kontratën. Jemi në bisedime me disa trajnerë të tjerë dhe shumë shpejt do zyrtarizojmë stafin e ri për të filluar në janar përgatitjet. Deri në janar do e kemi mbyllur këtë proces. Kemi 3 emra dhe besoj se një nga këto të tre, të cilët nuk janë të tre nga Europa apo Italia, por janë nga vende të ndryshme. Janë trajnerë me eksperiencë, por dhe pa shumë eksperiencë.

Duka foli edhe për reformën te futbolli i moshave, për të cilën tha se ishte e vonuar dhe shtoi se u bë si në të gjithë Europën, ndërsa për arritjet e Vllaznisë së femrave, tha se kualifikimi në grupet e Champions League, është rezultati më i rëndësishëm për futbollin e femrave.

Reforma e moshave, ka qenë një nga reformat kryesore që kanë ndodhur këtë vit. Ndoshta një reformë e vonuar, për riorganizimin e garave të fëmijëve. Nuk mund të pretendosh që të kesh kualitet, në një garë ku në Superiore, ka ekipe pafund dhe të niveleve të ndryshme. Gjithë Europa ka të njëjtin numër dhe formulë, me ekipin profesionist. Ne deri një vit më parë e kishim ndryshe. Nëse gara është e dobët, prodhon më pak futbollistë. Ndryshimi i sistemit të garave, ka qenë shumë e rëndësishme. Nuk ka cenuar asnjë. Nuk ka përjashtuar asnjë. Kjo i jep mundësinë shtimit të numrit të futbollistëve.

Rezultati më i rëndësishëm për futbollin e femrave, është ajo arritje e Vllaznisë. Shkodranet për herë të parë luajti në grupet e Ligës së Kampioneve, ku shorti i vendosi me ekipe shumë të vështira, si Chelsea, Real Madrid apo edhe PSG. Padyshim që niveli i tyre është shumë i lartë, por vajzat e Vllaznisë, edhe në këto gara dhuruan ndeshje të bukura, pavarësisht se nuk arritën pikë. Le të shkojmë në grupe të Champions League me meshkujt dhe të mos marrim pikë.

Duka foli gjithashtu edhe për ligjin e sponsorizimeve, por edhe për arbitrazhin sportiv, për të cilin tha se FSHF ka punuar ta pasur një të tillë të vërtetë, ku të ketë besueshmëri.

Ligji i sponsorizimeve është i domosdoshëm. E kemi thënë disa herë, pavarësisht se duan të na dëgjojnë apo jo. Të shikojmë Kosovën. Na morën një sponsor së fundmi. Mua dhe drejtuesve të klubeve të Superiores, na është premtuar nga vetë kryeministri se do të realizohet. Një tjetër premtim, ka qenë edhe fondi nga bastet sportive, për të cilin ne nuk promovuam bastet në vend, por të dalë në dritë ajo që luhet në errësirë. Le të dalin në dritë këto financa dhe të shkojnë për sportin. Na është premtuar nga kryeministri dhe shpresoj që të ndodhë.

Ne nuk i kemi ndërpresë lobimet për këtë. Do e vazhdojmë, sesa do jemi të suksesshëm nuk varet nga ne. Na është premtuar nga kryeministri dhe besoj se mund të bëhet. Uroj të ketë ndonjë ndryshim dhe reflektim. Jemi e vetmja Federatë që kemi pasur zero buxhet nga qeveria. Ne jemi përjashtuar nga buxhetet, nuk e dimë çfarë do të ndodhë këtë vit.

Nëse ka një institucion në Shqipëri, që ka punuar për një arbitrazh të vërtetë, ajo është FSHF. Ne kemi zhvilluar seminare me juristët më të mirë të Europës. Është e domosdoshme që Shqipëria të ketë arbitrazhin e vet, por një institucion të besueshëm, ku aktorët të besojnë.

Nëse kampionati do të mbyllej sot, e ka fituar Partizani. Por gjithsesi rruga është shumë e gjatë. e rëndësishme është që të vazhdojmë të kemi një garë të mirë dhe të fortë. Ekipet të përforcohen në janar dhe të kemi një kampionat më të bukur dhe ekipet të kenë një ecuri të mirë në Europë.

 

Etiketa: Armand Dukakombetaretrajner

Lajme të lidhura

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League
Sport

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League
Sport

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
Para
“Në Shqipëri ka plot tifozë italianë”, Duka zbërthehet për mediat italiane: Reja? Do të flasim pas Armenisë

Duka e pranon: Ka gjyqtarë të korruptuar në futbollin tonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com