GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Jo pedofilë në kopshte e shkolla/ Ligji ndalon punësimin e personave me precedentë kundër të miturve

14:21 - 25/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi nxiton për të votuar pagat për ministrat dhe deputetët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Republika e Shqipërisë ka tashmë një ligj për Regjistrin Kombëtar për Abuzuesit Seksualë dhe Pedofilët.

Në seancën e fundit, Kuvendi miratoi më 75 vota pro disa ndryshime në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, e një ndër to është moslejimi i punësimit nëpër institucionet arsimore, pra kudo ku ka fëmijë i personave të dënuar për vepra penale ndaj të miturve, pavarësisht rehabilitimit të tyre.

“Ligji i miratuar së fundi në Kuvend është në vazhdim të ligjit të miratuar në korrik të vitit të shkuar për Regjistrin Kombëtar, sepse tani specifikon se këta persona që kanë qenë të dënuar më parë për krime seksuale nuk mund të punojnë, e kanë të ndaluar të punojnë në çdo ambient dhe në çdo institucion ku ka fëmijë. Nuk po flasim këtu vetëm për shkollat, kopshtet, çerdhet, por për kurset, aktivitetet, afterschool-et e gjithçka tjetër ku janë fëmijët. Nuk po flasim vetëm për mësues e edukatorë, por për trajnerë, kujdestarë, roje, sanitarët, për personat që hapin kioska dhe shesin brenda apo afër shkollës. Të gjithë këta persona tashmë duhen kontrolluar, a janë të dënuar për krime seksuale apo pedofili më parë dhe nëse po, atëherë nuk punojnë dot në asnjë nga këto pozicione”, tha Ejnxh Pepa, nga linja e këshillimit për gra dhe vajza.

Në Shqipëri ka rreth 400 persona të dënuar për pedofili, apo që janë duke vuajtur dënimin. Ky ligj ka fuqi prapavepruese, pra ai vepron edhe mbi ata persona që e kanë vuajtur dënimin, apo janë rehabilituar.

Një person që futet në Regjistrin Kombëtar të pedofilëve dhe atyre që kryejnë krime seksuale qëndrojnë aty deri në ditën e fundit të jetës së tyre.

Etiketa: kopshte dhe shkollakuvendpedofilë

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
27-vjeçarja u zhvesh në avion dhe kafshoi një oficer policie

27-vjeçarja u zhvesh në avion dhe kafshoi një oficer policie

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com