GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Jo vetëm Ahmetaj, ja emrat që SPAK kërkon të arrestojë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja e plotë e SPAK, Ahmetaj i zhytur kokë e këmbë në aferën e tre inceneratorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa janë mbushur pak orë nga vendimi i Kuvendit të Shqipërisë, për miratimin e kërkesës së Prokurorisë SPAK, duke dhënë autorizimin për arrestimin e ish-Ministrit të Financave njëherësh dhe ish-zv/kryeministrit, Arben Ahmetaj, tashmë dosja penale i është transferuar gjykatës.

Mësohet se materiali voluminoz për Arben Ahmetaj dhe persona të tjerë, është zbritur në gjykatë për analizim dhe tashmë vlerësimi final i arrestit, pritet të firmoset në vijim nga gjyqtari Erjon Bani.

Ky i fundit është gjykatësi që ndjek vijushmërinë e hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 277/1 dhe domosdoshmërisht brenda javës që vjen duhet të dalë me një vendim gjyqësor, ku do pranojë ose jo arrestimin e Ahmetaj. Por mësohet se në këtë dosje nuk është vetëm emri i Arben Ahmetaj, por dhe i personave të tjerë.

Një burim pranë SPAK, tha për “Ora News” se mes personave të tjerë që është kërkuar arrestimi, mësohet të jetë emri i Mirel alias Klodian Mërtiri, Klodian Zoto, të cilët megjithëse janë shpallur në kërkim për inceneratorin e Elbasanit, tashmë akuzohen sërisht për episod tjetër penal.

“…duket se në total janë 6 deri në 8 persona që SPAK, ka kërkuar nga gjykata e posaçme vendosje e masës së arrestit…”- thanë burimet.

Sipas OraNews, SPAK ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë edhe për Erjola Hoxhën, bashkëjetuesen e Arben Ahmetaj, e cila njësoj si Arben Ahmetaj është përfituesja kryesore e pasurive të rrjedhura nga vepra penale e korupsionit.

Arben Ahmetaj, akuzohet nga dy prokurorët e SPAK Altin Dumani dhe Enkelejda Millonai, për akuzën e “Fshehjes së pasurisë”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Gjithashtu pjesë e listës, janë disa emra biznesmenësh, të cilët kanë përdorur “tranpolina” financiare për llogari të Arben Ahmetaj.

Disa nga biznesmenët, emra e të cilëve dolën dhe në relacionin që SPAK i vuri në dispozicion Këshillit të Mandateve, njësoj si Ahmetaj janë larguar nga Shqipëria, pas frikës së arrestimit të mundshëm nga SPAK.

Në rast se gjyqtari Erjon Bani, vendos të caktojë masën e “Arrestit në burg”, atëherë Arben Ahmetaj, e pret në Angli një përballje gjyqësore për ekstradimin ose jo të tij. Kjo pasi SPAK, do kërkojë me çdo kush ekstradimin e tij në Shqipëri me qëllim ballafaqimin me akuzat në gjykatë.

Etiketa: AhmetajarrestimehetimeKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv.kryeministrja Koçiu: Një çmenduri…
Aktualitet

Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv.kryeministrja Koçiu: Një çmenduri…

19:23 - 14/09/26
Goditi me grusht në bark qytetarin, Skënder Hita pezullon nga detyra efektivin e “Shqiponjave”
Aktualitet

Goditi me grusht në bark qytetarin, Skënder Hita pezullon nga detyra efektivin e “Shqiponjave”

15:41 - 14/09/26
Kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi, gjenden pajisje wireless dhe alkool
Aktualitet

Kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi, gjenden pajisje wireless dhe alkool

15:31 - 14/09/26
Para
Kush e kërkoi shkarkimin e Elisabeta Imeraj? Ish-kryeprokurorja: U bënë akuza në procesin tim

Imeraj: Ahmetaj nuk është i vetëm në aferën e inceneratorëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, bëri të ditur kërkesën pa dhënë detaje mbi arsyen e procedimit; bashkëpunëtorët e afërt...

Lexo më shumë
“Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”-Protestuesit para Bllokut të Sigurisë: Nuk jeni vetëm!

“Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”-Protestuesit para Bllokut të Sigurisë: Nuk jeni vetëm!

22:54 - 14/09/26
Përgjimi i ri/ Ron Yeffet bisedon me rusët: Shkoni në Vlorë për gazin, merrem unë me Ministrinë

Përgjimi i ri/ Ron Yeffet bisedon me rusët: Shkoni në Vlorë për gazin, merrem unë me Ministrinë

22:14 - 14/09/26
Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator

Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator

21:03 - 14/09/26
“Lironi çunat!”-U godit nga policia, protestuesi kthehet në shesh, turma niset drejt Bllokut të Sigurisë

“Lironi çunat!”-U godit nga policia, protestuesi kthehet në shesh, turma niset drejt Bllokut të Sigurisë

20:54 - 14/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com