GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Jo vetëm kontroll sistemit TIMS, por edhe sfidë SPAK-ut

21:30 - 07/11/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
“Tre kryebashkiakë në hetim”, SPAK shton dënimet e korrupsionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ferdinand Dervishi*

Pas realizimit me regji të ndërhyrjes 20-orëshe në sistemin TIMS të Policisë, Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, vijojnë me sfidën ndaj Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK).

Në datën 3 nëntor 2023, me proceduara të përshpejtuara, ata kanë ulur në postin e Drejtorit në Drejtorinë e Programimit dhe Bazave të Dhënave, në Departamentin e IT të Policisë së Shtetit, Znj. Elona Gogo.

E sapoemëruara është marrë nën hetim nga SPAK, më 26.09.2019, nën akuzën “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Sipas akuzës së SPAK, Znj. Elona Gogo, ish-kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave, në kundërshtim me ligjin, skualifikoi nga gara kompaninë “Gjoka Construction” sh.a., duke favorizuar kompaninë fituese.

Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u zhvillua në datën 07.06.2023. Përfaqësues të akuzës ishin prokurorët Altin Dumani dhe Elvin Gokaj.

Znj. Elona Gogo është drejtuesja e fundit në radhë që i bashkëngjitet një “ekipi të ri”, që sipas një deklarimi publik të Ministrit Balla, datë 30 gusht 2023, “ka marrë përsipër një ndryshim tërësor të mënyrës së administrimit teknik dhe sigurisë…”

Pjestarët e “ekipit të ri” të Ministrit Balla janë: Ervin Muço i emëruar në mënyrë të paligjshme në postin e Drejtorit të Departamentit të Tenkologjisë për Informacionin dhe graduar, në kundërshtim me Ligjin për Gradat, “Drejtues i Lartë”.

Në këtë detyrë Ervin Muço vinte pas bëmave të rrjedhjes së të dhënave të qyetarëve shqiptarë nga databaza e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ngjarje e vitit 2021, ku ishte marë “nën hetim në gjendje të lirë”.

Edhe pas emërimit në majën e kupolës së Policisë së Shtetit, më 3 gusht 2023, Ervin Muço do të kapej me presh në duar duke ndërhyrë të mënyrë të paligjshme në databazën e sistemit TIMS, një skandal që tashmë hetohet zyrtarisht nga Prokuroria e Tiranës.

Një tjetër anëtar i “ekipit të ri”, emëruar me firmën e Ministrit Balla, është edhe Znj. Ervina Gjana, Drejtorja e Drejtorisë së Antikrimit Kibernetik, edhe kjo e sjellë në këtë post në mënyrë të paligjshme, pa arsim përkatës dhe për më tepër me probleme të së shkuarës.

Znj. Gjana është kallëzuar penalisht në vitin 2014 për “vjedhje pasurie”, konkretisht për përvetësimin e hard-drive të komjuterit personal, ndërkohë që ishte me detyrë specialiste IT në Drejtorinë e IT pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në vijim të rrethimit të sektorit të informacioneve sekrete të Policisë me personazhe të të njëjës prerje, drejtorinë e fundit që kishte mbetur pa kontroll, atë të Programimit dhe Bazave të Dhënave, në Departamentin e IT të Policisë së Shtetit, ja besuan, më 3 nëntor 2023, Znj. Elona Gogo.

Për habi, ashtu si Znj. Ervina Gjana edhe Gogo nuk ka arsimin përkatës për vendin e ri të punës, për më tepër, Ligji për Policinë e Shtetit, neni 40, pika 1/b, ja ndalon emërimin në Policinë e Shtetit për shkak se është larguar nga shërbimi civil.

Por emërimi, në postin e rëndësishëm të kontrollit të informacioneve sekrete të policisë, i një personazhi të marrë si i pandehur nga SPAK, përbën në vetvete edhe një sfidë të hapur dhe tepër të guximshme ndaj SPAK.

Për më tepër që njëri nga prokurorët, që kanë dërguar në gjykim çështjen në ngarkim të Znj. Gogo, është vetë kreu i Prokurorisë, Z. Altin Dumani.

PS: Jo krejt rastësisht Znj. Elona Gogo është motra e Znj. Dallëndyshe Bici, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

*Marre nga faqja zyrtare në FB e autorit

Etiketa: DervishiPoliciaSpak

Lajme të lidhura

Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
Para
“Vajza rënkon nga dhimbjet”, publikohen pamjet e reja nga dhuna e edukatores

“Vajza rënkon nga dhimbjet”, publikohen pamjet e reja nga dhuna e edukatores

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkonin lirimin e pasurive nga sekuestro, GJKKO vendos për  Argita Berishën dhe Jamarbër Malltezin
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

10:28 - 16/01/26

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi sot masën e sigurimit “sekuestro preventive” për pasuritë e Argita dhe...

Lexo më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Administrata Trump po riorganizon DASH-in

Marco Rubio: Jemi të shqetësuar se liria e shprehjes në Evropë po gërryhet

10:15 - 16/01/26
Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit

Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit

09:40 - 16/01/26
Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

09:23 - 16/01/26
Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet

Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet

09:13 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com